Greqi : Shqiptari 25 vite burg per 16 kg hashash, u gjykua pa perkthyes dhe pa avokat

15 Maj 2019 ora 10.30 në Gjykatën e Shkallës së Lartë, Gjykatësja tha të vazhdojë seanca edhe pa avokat nuk ka problem,
– shqiptari jo…është gjyq politik.
Isha ne salle deklaron gazetari emigrant ne greqi Shpetim Zinxhiria, dhe e kisha prane shqiptarin,u befasova kur dëgjova nga gjykatësja e Shkallës së Lartë në prani të prokurorit se seanca gjyqësore mund te vazhdohej pa avokat, edhe pse u theksua nga Shabani se kishte berë kërkesë dhe shteti Helen nuk i kishin dhënë avokat …
Në sallën e gjyqit te boshatisur pasi e kishin lene per gjykim te fundit, Shabani i tha trupit … gjykues …
– Se nuk mund të vazhdojë më kjo pasi dënimi është është bërë mbi bazë politike.
– Konkretisht ai u përball i vetëm me trupin gjykues që nuk zgjati më shumë se 5 minuta.
– Shqiptari u përball i vetëm pasi drejtësia greke nuk i kishte plotësuar kërkesën e tij për avokat, të cilin e kishte kërkuar më 25 Prill të 2018.
– Kryetarja e trupit gjykues i tha se nuk është në kompetencat e saj gjetja e avokat dhe se mund ta vazhdonte seancën edhe pa avokat, pasi sipas saj nuk ishte e domosdoshme prania e avokatit.
Shabani para trupit gjykues tha se:
Më pas prokurori miratoi shtyrjen e seancës më 18 shtator të 2019. Duhet të theksohet se shqiptari ishte i vetmi që u paraqit para trupit gjykues pa avokat. Në sallë ishin të pranishëm edhe dy përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë.
Po e njejta metodë u perdor edhe me 19 shatator ku u perball i vetëm pa avokat dhe perkthyes, duke mbetur ne fuqi denimi 25 vite burg per 16 kile hashash.
Por ajo që duhet theksuar se gjykimi zgjati jo me shume se 2 minuta, duke u vene prangat dhe rikthyer perseri ne qeli.
Në dijeni janë institucionet Helsingu shqiptar dhe Avokati i Popullit …