Kategori
Uncategorized

A nuk duhet që të ishte poshtëruesi i flamurit amerikan në listën e zezë amerikane?

Nga Kastriot Myftari /

Kliko mbi video për ta parë /

Shikoni sesi Edi Rama e poshtëron publikisht flamurin amerikan (se atë shqiptar e kishte poshtëruar dhe më parë). Ngjarja ka ndodhur në vitin 2001 kur Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

A e ka raportuar ngjarjen në Departamentin e Shtetit ambasadori amerikan i kohës në Shqipëri Joseph Limprecht !?

Ambasadorin amerikan të cilin Edi Rama e quante me përkëdheli por edhe me shpërfillje “Babë Lymi”, duke e krahasuar me Myslim Pezën.

Ky epitet që kurse Limprecht shkoi kaloi një natë me Edi Ramën pranë zjarrit partizan në festën e parë të Pezës që bëri Rama në vitin 2000.

Në këtë rast i binte që Edi Rama të ishte Enver Hoxha.

Asnjë politikan shqiptar nuk e ka poshtëruar kështu publikisht flamurin amerikan që nga koha e Enver Hoxhës kur flamuri amerikan stilizohej në mënyrë përtallëse në pankartat që mbanin të rinjtë në manifestime kur parakalonin para Udhëheqësit.


Në vitin 2001, kur Edi Rama e shprehte këtë urrejtje dhe përçmim për flamurin amerikan ai nuk ishte një adoleshent i indoktrinuar po një politikan 37 vjeçar i cili tashmë kishte qenë ministër për dy vite e gjysmë para se të bëhej kryetar i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar.

Video /nr 2

Në librin e tij “Kurban” Edi Rama ka rrëfyer për shumë bëma të tij por nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për poshtërimin publik që i ka bërë flamurit amerikan. Kujt donte që t’ i tregonte publikisht Edi Rama përçmimin e tij ndaj flamurit amerikan? A nuk duhet të kishte pasur një analizë të stacionit të CIA-s në Tiranë për këtë çështje?

A nuk duhet që të ishte poshtëruesi i flamurit amerikan në listën e zezë amerikane?

Në video shihet qartë se njerëzit që gjenden në krah të Ramës befasohen dhe ndihen shumë keq nga gjesti i tij.

Video /nr 3

Sot Edi Rama është për amerikanët “Our Man in Albania”. A mund të jetë ai i tillë vërtet? /Kastriot Myftaraj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s