Kategori
Uncategorized

Albin Kurti përballë Herman Geringut të Milosheviçit!

NGA PROF. DR. ENVER BYTYÇI

Ndërkaq kundërshtari i tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vjen në takimin e (15 qershor 2021) në Bruksel me një hipotekë dhe me një mal akuzash për krime lufte e krime kundër njerëzimit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar.

Por jo vetëm kaq.

Për merita të shquara në luftën kundër myslimanëve të Bosnjës, Aleksandër Vuçiq u gradua në detyrën e ministrit të informacionit gjatë sulmeve barbare të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, në vitet 1998-1999.

Joschka Fischer e ka konsideruar Milosheviçin si “Hitleri I Ballkanit”! E duke iu referuar krahasimit të ish-ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, atëherë i bie që Aleksandër Vuçiq ishte në periudhën e gjenocidit serb në Kosovë në rolin e Hermann Geringut gjerman të kohës së Hitlerit.

Por Reichmarshalli Hermann Gering u dorëzua më tetë maj 1945 te Aleatët (amerikanët). Ai besoi se do të trajtohej si humbës dhe jo si kriminel lufte. Por shpejt e kuptoi se kishte gabuar. Në Gjyqin e Nurenbergut u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte dhe më 15 tetor 1946, kur do të zbatohej vendimi për varjen e tij, ai u vetëhelmua me një kapsulë cianuri, e cila i ishte dhënë fshehurazi nga një toger amerikan.null

Ndërsa Herman Vuçiç edhe pse përgjegjës direkt për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, prej vitit 2014 udhëheq bisedimet për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën. Nuk është hetuar, gjykuar dhe dënuar për krimet e tij në Bosnjë dhe në Kosovë. Ai ishte në vitet 2014-2916 kryeministër dhe prej asaj kohe vazhdon të jetë president i Serbisë.

Si ministër informacioni i Milosheviçit hartoi programin e mashtrimit dhe gënjeshtrave të opinionit të brendshëm e të jashtëm për të vërtetën e luftës dhe krimeve serbe në Kosovë. Tani ulet përballë një kryeministri kosovar pa kurrfarë hipoteke morale e politike dhe pa të keq vazhdon gënjeshtrën e radhës se “Ju (kosovarët) doni t’i fitoni të gjitha e ne (serbët) asgjë”!

Këtë pozicion të tij pa hipotekë duhet ta shfrytëzojë në maksimum Albin Kurti! E njëkohësisht ai duhet që të bëjë të njohur edhe në publikun perëndimor hipotekën e kundërshtarit të tij në bisedime, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti serb ishte komod me Hashim Thaçin, sepse së paku e kishte përgatitur opinionin për ta vënë atë nën kompleksin e fajtorit para tij.

Por atë që Vuçiq e bëri me Hashim Thaçin duhet ta bëjë kryeministri sotëm i Kosovës kundrejt presidentit të Serbisë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s