

Pak muaj më parë atdhetarin shqiptar Sulejman Vuçiterna, të përmendur në raport, do ta përkujtonte mbesa e tij, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani:
“Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Të tillë e kishte fatin dhe familja ime.
Gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb dhe në fund kishte vdekur nga ato tortura, ndërsa xhaxhai i nënës sime, vëllai tjetër Sulejman Vuçiterna, kryetar i Akademisë Ushtarake këtu në Shqipëri, kishte mbetur në Shqipëri, por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës”- tha ajo nga foltorja e Kuvendit.

Kujt i shkon ndërmend se komunistët kanë ndryshuar, gabohet rëndë. Janë të njëjtët, siç e tha ish-kreu i tyre, Fatos Nano, në Kongres, këtë të shtunë: Bijtë e etërve.