
Për këtë periudhë tre mujore, shqiptarët ishin të dytët në numrin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar, pasi të parët ishin iranianët me 3,523 kërkesa, ndërsa në vendin e tretë, ishin shtetasit eritreas me 2,373 kërkesa.
Sipas të dhënave më të fundit të botuara nga Instituti Britanik i Statistikave, për personat e kthyer nga Britania në Shqipëri:
1,222 shqiptarë që hynë në port ilegalisht, u kthyen nga Britania në vitin 2020.
Vendi ynë u rendit i dyti pas Brazilit në 1245.
Në mesin e 561 shqiptarëve në procesin e kërkimit të azilit që u kthyen në vitin 2020, 238 prej tyre u kthyen vullnetarisht, ndërsa të tjerët u detyruan.
