Kategori
Uncategorized

Nuk ka vend për Anti-Amerikanizëm në të Djathtën shqiptare

Ngjarjet e fundit në skenën politike shqiptare kanë prodhuar një amalgamë reagimesh. Lideri historik i PD dhe një nga politikanët më të fortë të rajonit, z. Berisha, është shpallur non grata nga SHBA. Jo vetëm kaq por z. Blinken ka argumentuar se ky vendim vjen në bazë të provave dhe fakteve që zotëron SHBA.

Gjithsesi akti tij nuk është aspak një frymë anti-amerikane dhe kundër SHBA. Qasja e PD është ajo e një partie të themeluar nga qytetarë në kërkim të dinjitetit dhe lirive personale. Për këto vlera veshët, mendja dhe zemra e tyre ishin nga SHBA dhe Europa. Prandaj kushdo që lobon me idenë se PD është apo duhet të vendoset kundër SHBA dhe parimeve të etërve të saj themelues është gabim.

Udhëtimi PD nuk mund të shmanget nga parimet e lirisë të frymëzuara nga leksionet që bota mori gjatë 5 dekadave luftë të ftohtë. Aq më tepër kur interesi jonë kombëtar është mbrojtur dhe atashuar nga SHBA dhe aleatet tanë europiane. 

Prandaj tentativa për ta vendosur atë perballë z. Berisha apo përballë SHBA është një përpjekje meskine e njerëzve që nuk duan PD dhe aq më pak demokracinë. Beteja që sot po udhëheq ai si kryetar i PD është po aq amerikane dhe dinjitoze sa lufta e thellë që etërit amerikanë kryenin dikur për të respektuar qytetarët dhe të drejtën e përfaqësimit të kolonive amerikane.

Natyrisht çdo president apo zyrtar amerikan është i kritikueshëm. Por kjo kritikë nuk mund te ngrihet mbi basat e një urrejtje perpetuale ndaj SHBA apo si një konspiracion në kurriz të SHBA. Jo! Vlerat mbi te cilat është ngritur SHBA janë në fakt ato vlera për të cilat lufton PD dhe mbi te cilat kjo forcë politike dëshiron të ndërtojë vendin tonë.

Vlera të cilat ne i besojmë dhe gjithashtu inkurajojmë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s