Kategori
Uncategorized

TI ARIF DO TË BËHESH KRYETAR BASHKIE!

shkruan gazetari Tedi Blushi.

Isha duke ecur në Milano dhe po shihja disa vajza të bukura në trotuar!

E pabesueshme miq!
Më arrestojnë karabinierët! Dënohem 3 vite burg!

Sapo dal nga burgu me shkon mendja për gurabie! Më thanë që i bëjnë të mira në Zyrih!
Pa mbaruar gurabien e parë, ashtu me duart plot me sheqer-pluhur më hedhin prangat!

Dyshohem për trafik narkotikësh!
Pasi ndejta në qeli 2 vite gjykata më shpall të pafajshëm!

E dija që emri Vasfi që mbaja ishte mallkimi që me ndiqte që nga lindja!

E bëra Goni!
Nisem drejt Spanjës të bëja plazh!

E pabesueshme miq! Aty arrestohem!

Se për çfarë kësaj here nuk më kujtohet!

Ishte viti 2013!
Pas tersllëkut që më ndiqte në Evropë vendosa të vija në Shqipëri!

Ishte si mos më keq!
Fajin e kishte Saliu! Duke ecur rrugës takoj Edin!
I tregoj peripecitë e mia!
Pasi qau me oi nga historia ime më tha:

Ti Arif do bëhesh kryetar bashkie!

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment