Kategori
Uncategorized

Vaskë Orgocka 19 DITË NË PRITJE TË PUSHKATIMIT,Unë u dënova me pushkatim, gruaja u çmend nga torturat.

Vaskë Orgocka (Vëllai i regjisorit, Dhimitër Orgocka) rrëfen:

. Kishim qënë të dy në të njëjtën sallë. Me të isha njohur në Poloni, gjatë kohës që isha student në Varshavë. Edhe ajo tani ndodhej diku në një qeli tjetër. Nuk do ta shikoja më gruan time, “Bashën”, kështu e kisha thirrur që ditën që e kisha njohur, sepse kështu e kishin thirrur edhe prindërit e saj. Nuk do t’i shikoja dot as dy fëmijët e mi: Elisbjetën dhe Arturin.

Ata ishin të vegjël:

Elisbjeta vetëm 12 vjeç dhe Arturi, 10 vjeç. Më kishin ndarë përfundimisht me familjen time. Unë isha 35 vjeç, ndërsa imë shoqe sapo kishte mbushur të 30-tat. Ajo që pashë në sallën e gjyqit, më kishte tronditur tërësisht. Gruaja ime ishte çmendur …” Kështu nis rrëfimin e vet, Vaskë Orgocka, vëllai i regjisorit të madh, Dhimitër Orgocka, i cili tregon tmerrin që ka përjetuar në hetuesi dhe çmendurinë e gruas së tij.

Në pritje të vdekjes

Isha i vetëm në qeli.
Vazhdimisht më dukej sikur dikush më pëshpëriste: “T’i do të vdesësh…, ti do të vdesësh…, ti do të vdesësh….” “Do të vijë një skuadër pushaktimi dhe do të të vrasin, trupi tënd do të mbetet gjysëm i mbuluar me dhe, do të shqyhet natën nga ujqërit dhe qentë… eshtrat tëndë nuk do t’i gjejë dot askush… as nëna, as babai, as dy vëllezërit, dhe as motra tënde e vetme…” “Gruja jote do të ulërijë si e çmendur brenda mureve të qelisë, por nuk do të të shohë kurrë. Ajo është vetëm një e çmendur, ti nuk do të ekzistosh, do të jesh një qenie pa varr… një hiç…”. “Vdekja ime mund të ndodhte nga çasti në çast, vazhdon rrëfimin e tij, Vaskë Orgocka. Mund të ndodhte edhe të nesërmen, edhe të pasnesërmen, edhe… Kjo pak rëndësi kishte…

Përgjoja çdo lëvizje të burgut: herë hapej një derë qelie dhe herë një tjetër, vetëm në qelinë time nuk po vinin… Gardianët ose sillnin të burgosur, ose merrnin ata që do të pushkatoheshin, ose i çonin para hetuesit. Këtë e dija nga përvoja e burgut. Prisja të hapej dera e qelisë time….

Prita gjithë natën, në mëngjes u hap dera dhe pashë te hynin brenda tre gardianë. Një e rreqethur përshkoi qenien time.

Më kishin sjellë ushqimin e përditshëm.

Ndoshta do të isha i gjallë dhe atë ditë.

Më hoqën prangat nga duart që të haja bukën dhe nisën të më vështronin për një çast me sy të shqyer. Nuk e kisha mendjen te ushqimi. Mora të gjitha paketat e cigareve, i nxora cigaret që andej, ndoshta 200 cigare dhe i vendosa njëra pas tjetrës, si të ishin ushtarët e shpëtimit të jetës tim. Gardianët ndiqnin çdo lëvizje timen. Befas ngrita kokën dhe i pyeta: “Dini gjë për gruan time”?. Askush prej tyre nuk u përgjigj.

Nuk e dija nëse edhe ata më urrenin apo më mëshironin. Kisha nisur të haja supën e burgut. Kur mbarova së ngrëni, më vunë përsëri prangat. “Më lini të ndez një cigare”, u thashë, dhe ata më lanë.

Një çast më vonë, në qeli ndodhesha vetëm unë dhe vdekja time, zëri i gruas që qante, por që nuk ishte aty dhe zëri i fëmijve të mi që më siguri edhe ata mund të ishin duke qarë…

Me cigaren e ndezuar ndizja cigaret e tjera. Cigaren e ndezur e hidhja mbi dysheme, pastaj përkulesha me duart e lidhura mbrapa dhe kapja me gojë cigaren tjetër. Me të njëjtin mundim arrija ta ndizja te cigarja që sapo kisha hedhur mbi dysheme. Kështu vazhdoja t’i pija cigaret njëra pas tjetrës, gjithë natën dhe gjithë ditën, pa asnjë pushim, deri në çmenduri. Jetoja për të pritur vdekjen.

Miq të mi, dy minjë

“Vazhdoja të qëndroja i vetëm, në pritje të vdekjes time. Dyshemeja kishte dy të çara dhe që andej dilnin dy minj. Nisa të luaja me ta. Herë zija njërën prej të çarave dhe herë zija të çarën tjetër. I detyroja minjtë të dilnin andej nga “porta” që unë ua lija të lirë.

Ata dilnin, zgjatnin kokën dhe më vështronin tërë kërshëri. Më dukjej sikur kërkonin të më thoshin: “Kemi dëgjuar se t’i do të pushkatohesh, ndaj dëshirojmë të të bëjmë shoqëri. Ti mund të luash me ne për aq ditë sa të vijnë ata të pushkatimit dhe të të vrasin…”. Në momente të tilla, më kujtohej gjithçka që kisha kaluar në katër muajtë e hetuesisë”.

Më dukjes sikur dy minjtë e mi më pyesnin: “Po si ndodhi që je këtu…”? “Isha në punë kur më arrestuan. Në atë kohë punoja si gjeolog në minierën e Mborje- Drenovës. Sapo kisha mbërritur në zyrë dhe nisa të haja bukë, kur dikush hyri në zyrën time dhe më tha: “Të kërkon drejtori”. E lashë bukën në mes dhe u nisa për atje. Kur mbërrita te drejtori, në zyrën e tij pashë disa policë dhe operativin e zonës, Sotir Ndrio.

Ky i fundit më shtyu me brutalitet si për të më thënë: “Hap rrugën dhe mos na rri kështu, qen”!. Diçka parandjeva, u drodha i tëri. Kuptova që do të më arrestonin. Ishte koha kur Shqipëria kishte prishur mardhëniet me kampin socialist. Sigurimi i shtetit kishte nisur të arrestonte ata që ishin martuar me gra të huaja. Burrrat i burgosnin, ndërsa gratë e tyre ose i dëbonin nga Shqipëria, ose i arrestonin.

Unë isha njëri prej tyre. Isha martuar me Bashën time. Nuk vonoi shumë dhe operatvi i zonës u drejtua nga mua duke më thënë: “Në emër të popullit je i arrestuar”. M’i lidhën duartë mbrapa dhe pastaj shkuan në zyrën time, morën pallton që kisha lënë atje dhe ma hodhën krahëve. Më hipën në makinë dhe u nisën drejt Degës së Brendshme. Me të mbërritur atje, më hoqën rripin e pantallonave, lidhëset e këpucëve, orën e dorës, që nuk ma kthyen kurrë dhe më futën në qeli.

Më dhanë vetëm tre batanije, tepër të përdorura e të pista sa nuk mund të thuhet. Ishte 7 dhjetor 1968. Bënte ftohtë. Ishte e pamundur që tre batanijet t’i përdorje edhe si dyshek, edhe si jastëk, edhe si jorgan për t’u mbuluar. Qelia kishte një hapësirë 1 x 2. Edhe varrit kam për t’ia rrëfyer mundimet e mia. Megjithatë deri në atë çast nuk e kisha mendur se do të më dënonin me vdekje me pushkatim. Isha tepër i ri për t’u ndarë nga jeta”.

Odhise Porodina

“Që atë ditë më morën dhe më çuan para hetuesit, Odhise Porodina nga Gjirokastra.

”E dini përse u kanë sjellë këtu, më pyeti. “Jo”, iu përgjigja. “Për veprimtarinë armiqësore që këni kryer kundër atdheut”, ma ktheu ai.

Fjalët e tij më tronditën. Pra, nuk ishte shaka, bëhej fjalë për një akuzë të rëndë.

Nisa të kuptoja se që nga ajo ditë unë nuk kisha për ta parë më dritën e diellit. Hetuesi dukej i qetë, dhe as më bërtiste, as më godiste, dhe as më shante.
Krejtësisht qetë më tha: “Për ty na kanë ardhur katër denoncime, por edhe një sikur të kishim, ti do të dënoheshe njësoj, kurse katër denoncime janë shumë për ty. Pranoje akuzën dhe e mbyllim shpejt…”.

Po e vështroj i çmerritur. Nuk dija ç’të bëja. “Nuk më besoni”?- tha ai. “Ja, na merri lexoi”, dhe më zgjati tre fletë të shkruara. Denoncuesit kishin qënë miqtë e mij.

Njëri prej tyre ishte Vangjush Raci, markshedër në minierë, kolegu im i zyrës; tjetri ishte Xhevdet Dervishi, një punëtor që ndihmonte në trasportimin e mjeteve të punës, ose si ndihmës i markshederit, ndërsa i treti ishte një grua polake, e martuar në Korçë, Kristina Gjashta, laborantja e minierës.

Denoncimin e katër nuk ma tregoi. “Është sekret”, më tha hetuesi. Nuk e di as sot e kësaj dite se cili mund të ketë qënë ai. Nuk e di nëse denoncimet ishin bërë me vullnet të lirë apo i kishin detyruar. Të gjitha këto nuk kshin asnjë rëndësi për mua. Ishte llogaritur gjithçka, deri në detaje që jeta ime të merrte fund.

Duke mos gjetur asnjë rrugë shpëtimi, pranova se kisha bërë agjitacion dhe propagandë. Të paktën kështu do të më dënojnë deri në 10 vjet mendova, por jo më shumë.

Nuk e kisha mendur kurrë që do të më dënonin me vdekje me pushkatim. Hetimet në Korçë zgjatën vetëm katër javë”

Koço Josifi

“Pikërisht atëherë kur kisha nisur të mendoja se hetuesia ime kishte përfundur, më hipën në një makinë dhe më nisën drejt Tiranës në burgun 313. Ishte fundi i shkurtit. Qelia e Tiranës m’u duk më e mire, sepse kishte të paktën një hapësirë 2 e ca me 4, por 3 batanijet që më dhanë ishin njëlloj si ato të Korçës: të përdorura dhe të pista sa nuk mund të thuhet. Të nesërmen më çuan para hetuesit të Tiranës, Koço Josifi. Me të hyrë atje, ai më tha: “Mbaroi supa, tani do të merremi me qoftet…”. Fjalët e tij më tronditën edhe më keq. Kjo donte të thoshte se ato që kisha pranuar unë si faje, kishin qënë vetëm ujë, ndërsa qoftët ishin ato që nuk i kisha treguar deri atëherë.

Përsëri më përshkuan të dridhura në trup. Me siguri kishin vendosur të më hiqnin qafe… Atë ditë që më çuan në Tiranë, kishin arrestuar edhe gruan time, Bashën. Gjithçka e mësova kur po kaloja nga biruca në korridor për te hetuesi. Në korridor pashë një çantë dhe disa plaçka. I njoha të gjitha: ato ishin sendet e gruas time. Me të parë ato plaçka, nuk e përmbajtja dotë veten.

Brenda shpirtit tim po lindte një rebelim që nuk e kisha njohur më parë. Kisha nisur të ngrija krye. E dija që do të më vrisnin, por të paktën të ngrija zërin. Kur u gjenda para hetuesit i thashë: “Paskeni arrestuar edhe gruan time, më thoni, po fëmijët m’i keni arrestuar?

Po ua them që tani: mos më thërrisni më në hetuesi, sespe nuk do të vij më. Por ç’ndodhi? Që nga ajo ditë, sa herë që më thërrisnin për të më marrë në pyetje më çonin në një zyrë tjetër, ku karrigia ishte e palëvizshme, më ulnin atje, m’i lidhin duart mbarpa dhe si më lidhnin pas karriges nisnin torturat …”

Feçor Shehu

”Hetuesia e Tiranës nuk ishte si ajo e Korçës. Sa herë që më merrnin në pyetje, më rrihnin, më torturonin, më ofendonin, më gjakosnin deri sa më linin pa ndjenja.

Një ditë Kur hetuesi, Koço Josifi po më merrte në pyetje, befas u hap dera dhe në zyrë hyri një njeri trupmadh, me fytyrë të dhjamosur, me një vështrim prej krimineli.

Hetuesi sa e pa, u ngrit në këmbë dhe mori qëndrmin “gatitu”. Nuk e di pse, por ai njeri më futi të dridhurat. Nuk e dija kush ishte. “Ky njeri do të më vrasë mua”, mendova.

Njeriu trupmadh, si u afrua te tavolian pyeti: “ Kush është ky”? “Vaskë Grabocka”, iu përgjigj, hetuesi. “Akoma me këtë”?!- tha ai dhe bëri një shenjë me duar sikur donte thohte: “Vriteni”!

Pas këtyre fjalëve dhe shenjave, ai hapi derën dhe doli. Një çast zyra e hetuesisë u mbulua nga heshtja. “E dini kush ishte ai”? më pyeti hetuesi. “Jo”, iu përgjigja.

“Ai është Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Shetit… Feçor Shehu”…, theksoi hetuesi. Përsëri u rrëqetha i tëri. Me sa dukej emri im kishte shkuar deri te instancat më të larta të shtetit.

Kuptohej qartë: nuk do ta kisha të lehtë. Ata donin të më vrisnin. Feçor Shehu kishte ardhur te hetuesi pikërisht për këtë gjë: për të thënë “vriteni”!

Ferhat Matoiti

“Hetuesia vazhdonte. Ashtu si Feçor Shehu që kishte hyrë papritur në zyrën e hetuesit, e njëjta skenë u përsërit sërish: Kësaj radhe dera e hetues u hap dhe brenda hyri një burrë i gjatë, jo shumë i shëndoshë, kaçurel me një fytyrë të zezë si prej zezaku.

U ul përballë meje dhe më vështroi një çast. “Si dukesh”?- më pyeti. “Mirë”- iu përgjegja. “Nuk po të pyes për shëndetin, por po të pyes për proceset e hetimit”. “Nuk di çfarë t’ju them, iu përgjigja, po më kërkojnë të them gjëra që nuk i kam bërë kurrë…”. “Ne të dinim njeri të zgjuar ty, ma kthehu ai, po t’i paske qënë një budalla i tërë.

Më dëgjo mirë: para se të të arrestonim, dinim diçka për ty, por tashmë dimë gjithçka për ty, E dime shumë mirë, ti nuk ke bërë asgjë, një mut ke bërë. Ne të sollëm këtu, sepse na duhesh neve”. “Atëherë më mësoni çfarë duhet të them, dhe çfarë duhet të mos them, iu përgjigja, por ama të firmos edhe një kartë tjetër ku të thuhet se unë nuk kam bërë asgjë, por këto gjëra, i ka thënë sepse ia ka kërkuar hetuesia”.

“Hëm, maskarai!- tha ai, mos ki merak se me ty do të përfundojmë punë shumë shpejt”,- tha dhe doli, por erdhi sërish pas disa ditësh dhe më lidhi pas karriges. Më vonë do të merrja vesh, se ky njeri ishte Ferhat Matoiti, Drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë për Republikën.

Nofulla e thyer

“ Po , më lidhën pas karriges dhe nisën të më rrahin.

Po më rrihte vetë Ferhat Matoiti.

Kur po më godiste mbi fytyrë, ndjeva që më ishte thyer një dhemb në gojë. Gjaku që vërshoi nuk kishte të pushuar.

Dhembi ishte thyer, por kishte mbetur një cifël që më çponte te mishi dhe më lëndonte vazhdimisht.

Pas kësaj më çuan në birucë. Nuk dija çfarë të bëja, gjaku nuk pushonte, dhimbja ishte e papërballueshme. I gjendur në këto kushte, trokita te dera dhe i thashë policit të më çonte të hetuesi.

Më çuan te ai.
I thashë që kisha një dhëmb të thyer dhe një cifël që kishte mbetur si brisk, më hynte në mish e nuk e duroja dot. “Ku e theve dhëmbin”, -më pyeti ai si i habitur. “Duke ngrënë bukë”, iu përgjigjja. “Mirë, shko në birucë se do të të dërgojmë një dentist”.

Shkova në qeli dhe po qëndroja në pritje të dentistit”.“Më në fund edhe dentisti erdhi.
Ishte një burrë i gjatë, me bark të madh, i kuq dhe i djersitur. Në dorë mbante një çantë të madhe. “Ku e ke dhëmbin që të dhemb?”- më pyeti. Hapa gojën dhe i tregova dhëmbin. “Mirë,- tha,- do ta nxjerr unë tani”.

Hapi çantën dhe nxori që andej një palë darë nga ato që mbathin kuajtë. “Hape gojën”, më tha. Nuk kisha ç’të bëja, hapa gojën. “Bëhu trim”,- më tha ai dhe nguli darën e kuajve në mish.

Përpiqej ta zinte dhëmbin sa më thellë të ishte e mundur.
Pas kësaj nisi ta shkulte, por unë e kisha të pamundur të duroja. Ai, pasi i dha darës, herë majtas dhe herë djathatas, së fundi e shkuli dhëmbin së bashku me një pjesë të nofullës time. Mbaj mend që deri në atë çast i kisha patur sytë hapur.

Pas kësaj, duket që kisha humbur ndjenjat dhe kisha rënë i vdekur mbi dysheme.

Kur u ngita vura re që isha i tëri i lyer në gjak. Nuk e di sa kohë kishte kaluar dhe gjaku rridhte akoma.

I kërkova policit dy thërrime kripë dhe ai më solli. Munda të pushoja rrjedhën e gjakut, por dhimbja më vazhdoi për ditë të tëra. Nuk isha më në gjendja as të haja bukë. Ato ditë mendova të t’i jepja fund jetës time, por si?

Ishte e pamundur.
Desha të hidhesha nga kati i dytë, por shkallët që të çonin te hetuesi ishin të mbështjella me një rrjetë që nuk të linte të bijë në katin e parë.
Megjithatë për një kohë të gjatë mendova vetëvrasjen. Për katër muaj me rradhë torturat nuk do të më ndaheshin qoftë dhe një ditë të vetme”.

Ditët e fundit të hetuesisë

“ Para se të dilja në gjyq, thirën për ballafaqim me mua, dajën tim, Tushe Janqin. Ai ishte dënuar një herë për fshehje të floririt, ndërsa tashmë ishte arrestuar sërish për të njëjtën gjë. Sa hodhi vështrimin mbi mua, tha: “Si të paskan katandisur kështu, o biri im”! Fliste dhe i dridhej mjekra. Ferhat Matoiti që ndohej aty e pyeti: “Tushe të të pyes për diçka”? “ Po ”, -i tha Tushja. “Dëgjo, t’i ke qënë njeri i pasur dhe i mirë, mund të them se ty të dëgjohej llafi në fshat ( Tushja ishte nga Kamenica), a mund të më thush, a na duan neve ata të fshatit”?

“Doni të dini të vërteten?- tha Tushja. “Sigurisht që duam të dimë të vërtetën”. “ Po sikur e vërteta të jetë e hidhur”? “S’ka problem, tha Matohiti, thuaje”. “E atëherë mund të të them se një mut u u duan njerëzit”. Ky ishte ballafaqimi im me dajën. Tushe Janaqi ishte gati 90 vjeç dhe nuk e kishte frikë vdekjen. Pas kësaj pata një ballafaqim me gruan time, Bashën. Atë e kishin çuar në zyrën e hetuesisë dhe pastaj erdhën në birucë dhe më morën dhe mua.

Kur hyra tek hetuesi, vura re 3-4 policë, një gardiane burgu, hetuesin Koço Josifi dhe Ferhat Matoitin. Ime shoqe qëndronte e ulur në një karrige. U drodha i tëri. Ajo ishte dobësuar krejt. Kishte një vështrim gati të fikur. Diçka kishte ndodhur me të. “Mund të takohem me gruan”?- pyeta. “Mundesh”,- më thanë. Shkova dhe i dhashë dorën, por ajo më kapi për beli, më shtrëngoi fort dhe nuk më linte. Qante dhe nuk thoshte dot asgjë.

Kaloi një çast, pastaj më tha: “E shikon atë njeri atje, dhe vështoi nga Ferhat Matoiti, ai e ka shpirtin më të zi se fytyrën”. Edhe pas kësaj shprehje ajo vazhdonte të më shtrëndgpnete për beli duke qëndruar e ulur në karrige… “Nxirreni jashtë”,- thë Matoiti. Vura re dy police që e kapën për krahu. Ajo qëndronte ulur në karige, sepse nuk qëndronte dot në këmbë. “Bravo, Matoiti,- i thashë,- paske qënë trim për të sulmuar një grua”. Pas këtyre fjalëve më rrëmbyen edhe mua dhe më plasën në qeli. Tashmë po bindesha krejtësisht se as unë, dhe as gruja nuk do të delnim gjallë që andej”.

Kleanthi Koçi.

“Së fundi pas disa muaj hetimesh na nxorën në gjyq. Prokurori Kleanthi Koçi që në fillim të pretencës së tij u bëri të ditur gjyqtarve se kishin përpara një armik të betuar të partisë dhe të atdheut. “Ky njeri nuk ka pranuar asgjë, tha ai, nga të gjitha ato që ka bërë, ndaj kërkoj dënimin me vdekje me pushkatim”. Në atë sallë ishte dhe gruja ime.

Aty do të mësoja edhe diçka tjetër që nuk do ta harroj dot kurrë… Gruaja ime ishte çmendur. Sa herë gjyqtarët i drejtonin ndonjë pyetje, ajo përgjigjej vetëm duke përplasur këmbët. Me këtë donte të thoshte: “nuk pranoj të përgjigjem”. E nxorën nga salla e gjyqit dhe e dënuan në mungesë, me 25 vjet burg.

Përmbyllja

Kategori
Uncategorized

Plani i Ramës : Dhënia me konçsion ujin e Vlorës rajonit të Pulias, Itali.

Po shesim ujin e burimeve natyrore,që të pimë ujë depozite .

I dyshimte eshte edhe fakti që në ketë takim mes Rames dhe Guvernatorit të Pulias ka qenë edhe lobisti i famshëm, që njihet për këto lloj lobingjesh, Toni Bler.

Bler ka shume kohe që ka filluar të jete më shpesh i pranishëm në Tiranë në mënyra të dukshme dhe të pa dukshme, kur dihet se nje vizitë apo lobim i tij kushton disa qindra mijra euro që bashkë me milionat euro të Bechetit i shtohen mbi supe taksapaguesit tashme të rrënuar shqiptar …

Kategori
Uncategorized

Lloji më i ndyrë i propagandistit mecenar,elektoral.

Shkrim nga Agron Tufa /

Hapësira virtuale ua mundëson këtë, që të lidhen përmes ndërmjetësve e ish spiunëve të Sigurimit, të dërguar si të “arratisur” në grahmat e fundit të diktaturës për të survejuar të arratisurit e tjerë të vërtetë. Prandaj dhe lidhen me sho-shokun rrufeshëm në rrjet nga Australia, Europa dhe Amerika. Edhe kur të “sulmojnë” të godasin në dhjetëshe, menjëherë.


Nuk kanë ngjarë me mua këto sulme, jo.
Mos kujtoni se ish oficetët e Sigurimit i riktheu masivisht Rilindja në pushtet, pa desertin dhe ish veglat e tyre.
Si më të besueshëm për antikomunistët, ata i keni të maskuar nën pretendime biografish “të djathta”, sepse përndryshe nuk do të mund ta bënin dëmin më të madh brenda të djathtës në këto fushatë.

Agron Tufa .

Në fakt ndikimi i tyre virtual, ta themi troç, është një vërrë në ujë, katastrofikisht i ulët, pa cilësi si propagandë dhe prek vetëm veshët e trashë e mendjet derdimene.

E solla në këtë oroe këtë grupth parazitësh të antikomunizmit vetëm për hir të pasojava që ka lënë komunizmi.

Opozita mund dhe të mos fitojë, por jo për shkak të propagandës që bëjnë këa bythecë. Për shkaqe të tjera. Por propagandistët gjoja antikomunistë të diasporës do të presin premtimet e ndërrmarrjes Rilindja. Subjekt për një roman grotesk…

P.S: për sa paraqita më sipër, nuk përbën shkas të më drejtoheni me pyetje a nxitje të tipit: “kush janë? Emrat! Nxirri!’. Në këtë gjëra ju e dini që jam snajper i pagabueshëm e nuk qes huq asnjë të shtënë.

E snajperi nuk e ul shënjestrën në gjithfarë gjallesash në Lundër. Pa farë zori mprihni instinktin se i gjeni vetë.

Kategori
Uncategorized

Votimet i kemi në 25 Prill, se zgjedhjet i vulosëm në fillim e muajit

Nga Ilir Fatkoja /

Turmanakë dhe klakerë për VOTA

Fushata e zhurmshme “për votime” dhe rendja pas berihajt e turmave me djegie të brendëshme janë produkt tipik i mendësisë dhe sjelljes komuniste. Zallamahia për të mbledhur vota dhe jo për të zgjedhur më të mirin program bën që “liderët” kryesorë politikë të tështijnë gjithfarë marrëzirash në fytyrat njerzore tashmë të njësuara në turmë.

Turmanakët e vetë ndezura gjer në eterim pjerdhin pa pra dhe me të dyja gojët morfologjinë e absurdit kolektiv dhe dyfytyrësitë vetiake.

  • Të qenurit pjesë e turmës të çliron, të emocionon, të jep kënaqësi të madhe, – thonë rëndom turmëtarët.
  • Sidomos kur je pjesë e një turme pa tru,- ironizojnë nën zë klakerët e paguar mirë.
    Nën klithmat e turmanakëve që u përgjajnë gjëmimeve e bubullimave vjeshtake lindin dhe bubrrojne ata – kacarrumët politikë, që thirrje pas thirrje, fetish pas fetishi, pellitje pas pellitje, hedhin shtat nga gulcitjet njerzore …
  • Bash prej cmendurise se turmanakeve dhe klakerizimit te mire paguar ngjizet bejlerllëku i spurdhjakëve politikë.
    Kur mbaron shfaqja e maskaradës dhe publiku shkërmoqet, fillojnë përpjekjet për t’ju rikthyer vehtes si qenie njerzore .
    Pas meje dikush pëshpërit mërzitshëm:
    Edhe sonte nuk paskemi drita…
    Votimet i kemi në 25 Prill, se zgjedhjet i vulosëm në fillim e muajit

Bash prej cmendurise se turmanakeve dhe klakerizimit te mire paguar ngjizet bejlerllëku i spurdhjakëve politikë.

Kur mbaron shfaqja e maskaradës dhe publiku shkërmoqet, fillojnë përpjekjet për t’ju rikthyer vehtes si qenie njerzore .

Pas meje dikush pëshpërit mërzitshëm:

Edhe sonte nuk paskemi drita…

Votimet i kemi në 25 Prill, se zgjedhjet i vulosëm në fillim e muajit

Kategori
Uncategorized

Greqi: Muzikanti shqiptar 35-vjeçar me 90% INVALID , po vdes në burg. 10 shqiptarë te vdekur ne burgjet greke per 2019…

Greqi: Muzikanti shqiptar 35-vjeçar me 90% INVALID , po vdes në burg.
10 shqiptarë te vdekur ne burgjet greke per 2019…

Vili Minarolli i pari dhe i fundit Ambasador Shqiptar që u interesua dhe beri takime me këta të dënuar në burgun më të madh në Greqi në Koridallo.

O Zot mos e provojë askush…!

Sot 35 vjeçari dergjet në krevat me kembën e thyer dhe me mpiksje gjaku në kokë. Aq sa mjekët habiten qe ky njeri jeton akoma. Mpiksja e gjakut në kokë ishte ne 0,6 milimetra dhe sot ka shkuar në 1.5 milimetra.

Mjekët e spitalit i thonë të behet operim ne kokë po ai ka frikë dhe nuk ka besim me ato që ka parë atje ku vuan denimin.

Erdhi në Greqi më 1997 kur ende ishte fëmijë, por jeta ka të papritura aq sa nuk mund të imagjinohen. U dënua me 35 vjetë burg, po më pas e ulën në 20 e më pas në 15 vjetë e nëntë muaj. u fut në burg i saktë, ndërsa sot është sakat.


Por më e keqja është se sot 35 vjeçari dergjet në krevat me kembën e thyer dhe me mpiksje gjaku në kokë. Aq sa mjekët habiten qe ky njeri jeton akoma. Mpiksja e gjakut në kokë ishte ne 0,6 milimetra dhe sot ka shkuar në 1.5 milimetra.
Mjekët e spitalit i thonë të behet operim ne kokë po ai ka frikë dhe nuk ka besim me ato që ka parë atje ku vuan denimin.
Pak më parë nga burgu bisedova me këtë muzikant dhe po e zbardh me shprese se shteti im shqiptar të kthejë kokën nga të denuarit këtu në Greqi për të parë realitetin, pasi ka mbi 10-12 vite që kur ish-ambasador Vili Minarolli beri takimin e tij te parë dhe të fundit me këta të dënuar në burgun më të madh në Greqi në Koridallo.
Në vitin 2019 kanë vdekur ne burgjet e Greqise 10 shqiptar, asnjë hetim nga shteti shqiptar, por drama perseritet edhe per 2020 dhe perseri heshtje. Por edhe sa te tjere duhet te vdesin qe dikush te jape alarmin?
“Jam nga Lushnja thotë Eduard Derga nga qelia e burgut në Koridallo, nën një ndriçim të dobët i shtrirë në krevat me kokën e vendosur në jastëk të lartë. Kam dhimbje koke dhe këmbën e kam të thyer, lëviz me vështirësi per te shkuar ne banjë. Është turp të thuash që bera burg ne Greqi për këto kushte. Kerkojne te me vrasin…
Jam dënuar me 15 vjet e 9 muaj me akuzën për grabitje dhe më 24 Nëndor të këtij viti mezi pres të jem përball Gjyqit të Shkallës së Dytë.

Nuk jam mirë.

Kërkoj shtetit shqiptar të kthejë kokën për të parë sesi vuajnë dhe si dënohen shqiptarët në Greqi.

Këtu te japin tre fishin e dënimit vetëm e vetëm për të mbyllur dosjen, pasi e dinë që mungon kontrolli nga lart. Punët në drejtësi ecin sipas lekut.

U dënova në një kohë që isha në punë badigard tek ruaja familjen e një biznesmeni të njohur dhe po nga ai përfundova në burg. Më morrën nga shkolla e drejtë e në burgun e Patrës.
Pas tre vitesh e ca, sot jam invalidnë shkallën 90% në një kohë kur me 65% të këtij invaliditeti duhet të jesh jashtë. Në mbyllje po ju them se jeta ime është në rrezik nga sëmundja në kokë, ku doktoret ende nuk besojne qe jam jashte.

Sikur të mos mjaftojë kjo po tentojne te me helmojnë ashtu si helmuan mbreme shokun tone nga Burreli. ishin mjekët e spitalit që i shpëtuan jetën shqiptarit.

Shpetim Zinxhiria, gazetar Athinë /

Kategori
Uncategorized

“Ky është misioni i Baton Haxhiut kundër qeverisë Kurti”, kritikohet edhe Isa Mustafa

“Detyra e Haxhiut buron nga funksioni që kryen si këshilltar I Ramës dhe koordinator I tij me Aleksandër Vuçiç”

Një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të Albin Kurtit, Baton Haxhiu, po vazhdon ta sulmojë tashmë kryeministrin e Kosovës. Haxhiu tash e sa vite ka qenë gjithmonë në anën e kundërt të Kurtit dhe ka kritikuar pothuajse çdo veprim të tij. null

Së fundmi, Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj Kurtit, lidhur me mospranimin e vaksinës kineze nga kryeministri i Kosovës, të cilat mund të vinin nga Shqipëria. 

Profesori Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka krtikuar ashpër Baton Haxhiun, për të cilin thotë se ai dhe ish kryetari i LDK-së Isa Mustafa, u deklaruan në të njëjtën gjuhë kundër Kurtit. 

Bytyçi thotë se Rama dhe Haxhiu e dinë mirë se qeveria Kurti nuk do të lejojë më që ligjin politik dhe në tregti ta bëjnë njerëz të lidhur me Serbinë. null

“Këshilltari i kryeministrit të Shqipërisë, Baton Haxhiu, në një emision televiziv të Tiranës pak ditë më parë reagoi ashpër ndaj vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mos pranuar vaksina të paçertifikuara për qytetarët e Kosovës. Një ditë më pas ish-kreu I Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, u deklarua me të njëjtën gjuhë si dhe Batoni, duke ironizuar zotin Kurti për qarkullimin e mallrave kineze në Kosovë. Të dy këta folën me të njëjtën gjuhë, sepse nuk njohin asgjë tjetër përveç gjuhës së mohimit, nihilizmit dhe madje urrejtjes. Por jo vetëm kaq. Baton Haxhiu ka detyrë funksionale t’i kundërvihet qeverisë së re në Kosovë. Detyra e tij buron nga funksioni që kryen si këshilltar I Ramës dhe koordinator I tij me Aleksandër Vuçiç. Në fakt me shkuarjen e Thaçit në Hagë iu ka lehtësuar pak puna, sepse tashmë I kanë mbetur dy padronë, një në Tiranë dhe një në Beograd. Duke qenë në një pozicion të vështirë, ndoshta më të vështirin në këto 30 vite, Batoni ka gjet mënyrën agresive të sjelljes ndaj qeverisë së re të Kosovës. Ai e di se qeveria Kurti nuk do të lejojë më që ligjin politik dhe në tregti ta bëjnë njerëz të lidhur me Serbinë. Ai e di se monopolet kanë marrë fund. Eshtë I vetëdijshëm se karburanti I privilegjeve që I ka krijuar Thaçi ka mbaruar dhe se po mbaron edhe karburanti I privilegjeve të Ramës”, tha Bytyçi.

Ai i quan mashtrues Ramën dhe Haxhiun, teksa thotë se çdo kush që nuk i nënshtrohet Edi Ramës, është automatikisht armik i Baton Haxhiut. 

Sipas Bytyçit, Rama nuk po e thotë të vërtetën lidhur me sasinë e vaksinave që ka Shqipëria. 

“Po bën çdo përpjekje për të mashtruar publikun me anketime të porositura dhe të falsifikuara, sikur Rama është në vendin e parë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, por pa sukses. Ajo që ndjehet te njerëzit dhe shihet qartë ka të bëjë me faktin që Rama dhe Batoni janë mashtrues klasi, të çertifikuar kombëtarisht e ndërkombëtarisht. Pikërisht për këto arsye zoti Haxhiu është në panik. Sulmon majtas e djathtas. Gjithkush që nuk I nënshtrohet Edi Ramës është automatikisht armik I Baton Haxhiut. Ndër këta më I spikaturi “armik” I tij është kryeministri I Kosovës. Kritika e tij për refuzimin e vaksinave të ndihmës për mësuesit e Kosovës është krejt e pabazuar. Kjo për disa arsye: Së pari Rama mashtron për shkaqe elektorale. Ai nuk ka vaksina për qytetarët e tij, jo më për Kosovën. Rama nuk ka vaksinuar as 20 përqind të mësuesve dhe pedagogëve në Shqipëri e do të vaksinojë mësuesit e Kosovës! Absurde ta besosh Edi Ramën. Edhe Batoni nuk e beson. Ai e di se shefi I tij do të bënte një shou televiziv duke vaksinuar e shumta nja 100 mësues të Kosovës dhe do ta shiste këtë si një vepër patriotike të paqenë. Së dyti, Rama dëshiron të hiqet në kohë fushate si “engjëll”, “patriot” I madh e madje deklarativ, ndërkohë që gjatë tetë viteve në qeverisje ka shkatërruar ashtin e shtetësisë së Kosovës, duke e ndihmuar Serbinë dhe mikun e tij Vuçiç për t’u afirmuar si faktor paqeje në komunitetin ndërkombëtar. Këtë shërbim ndaj Serbisë e bëri Rama me ndihmën e Batonit, mikut të Aleksandrit dhe të Sergejit”, ka thënë Bytyçi.

Mes tjerash, ai thotë se kryeministri Kurti e di se Rama e vuri në diskutim territorin e Kosovës, ndërsa “përgëzon” Kurtin për distancimin e tij nga Baton Haxhiu.

Cili shqiptar me mend në kokë do t’I jepte avantazhe një politikani të tillë si Edi Rama në fushatë elektorale. Thuhet se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë nga ana e qeverisë së Kosovës. Aspak jo.

Një qeveri patriote në Prishtinë nuk mund të pranojë t’I japë avantazhe në zgjedhje një politikani anti-Kosovë e përçarës të saj, si Edi Ramës. Nëse do ta bënte këtë, ai do të humbiste pikë në opinionin publik. Ndërkaq duket se Albin Kurti me këtë veprim paska humbur pikët te Baton Haxhiu. Kështu-ashtu zoti Kurti nuk ka shënuar ndonjë pikë pozitive te Batoni.

Nëse do kishte regjistruar ndonjë pikë te ai, kryeministri I Kosovës do të shihej me dyshim. Barometër matës është Baton Haxhiu dhe shefi I tij, Edi Rama. Nëse bëhesh mik me këta të dy automatikisht jë bërë mik edhe me Serbinë dhe ia ke vu këmbën në grykë Kosovës”, theksoi Bytyçi për “Bota sot”.

Kategori
Uncategorized

🇸🇪 Ambasadorja Suedeze Håstad: Mos Shit Votën.

Nderkohe qe Suedia ka presidencen e radhes te OSBE-së, ambasadorja e saj në Shqipëri, Elsa Haståd, është pjesë e grupit të ambasadorëve që po ben një fushatë në Shqipëri për rëndësinë e pjesëmarrjes në votim, dhe për rëndësinë që ka ky proces për demokracinë.

Ambasadorja e Suedise Elsa Håstad ka shkuar në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, për të folur me fshatarët për vlerën që ka vota e secilit prej tyre, sidomos në zonat e varfra të vendit.

Jemi këtu në Paçram për të marrë këndveshtrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk do të flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia në Shqipëri ndodhet, është shumë e brishtë”.

“Kemi të gjithë një rol ! Por rolin më të rëndësishëm e kanë qytetarët dhe shteti.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

Berat Buzhala

Rama vazhdimisht ka qenë karakter interesant për t’u marrë me të, për t’u shtyrë me të, për të polemizuar me të. Në fakt, e vetmja gjë interesante te politikani Rama ishte karakteri i tij e edhe ai u shua pa e mbërritur as ditën e zgjedhjeve.

Edi Rama aq shumë është plakur në dy vitet e fundit, sa të duket pothuajse edhe e pandershme që t’ia kushtosh një shkrim të plotë. Nuk po flas për plakjen e njeriut Edi, por të karakterit Edi.

Kush do të thoshte?

Rama vazhdimisht ka qenë karakter interesant për t’u marrë me të, për t’u shtyrë me të, për të polemizuar me të. Në fakt, e vetmja gjë interesante te politikani Rama ishte karakteri i tij e edhe ai u shua pa e mbërritur as ditën e zgjedhjeve.

Ai duket i lodhur, i mërzitur, jokreativ, i përsëritur. Duket sikur një film që e kemi parë e i cili, le të themi, premierën e ka pasur deri diku interesante, kurse herët e tjera ka qenë monoton. Nuk më bëjnë më për të qeshur polemikat e tij në Facebook me lexuesit, nuk ma marrin vëmendjen as fyerjet që ua bën gazetarëve në studio televizive, as rrobat e tij, as mjekra e tij.

Asgjë.

Më duket sikur një fëmijë, që, për ta marrë vëmendjen, të cilën e ka të domosdoshme, fillon dhe bën gjëra banale, në praninë e mysafirëve.

Edi Rama, për fatin e tij të keq, është duke menduar që viti 2021 është viti 2013, kur ai ishte zgjedhur kryeministër i vendit, përveç tjerash, sepse edhe po bënte show.

Interneti ishte habitati i tij në atë kohë. Kundërshtarët e tij politikë dukeshin si alienë nëpër rrjete sociale, aty ku Edi po shkëlqente. Ku ai po futej “live”, ku po polemizonte, ku po fliste me shqiptarët pa praninë e gazetarëve.

Një pjesë e të rinjve, edhe të lodhur nga qeverisja PD-LSI, por edhe duke qenë të joshur nga një pjesë e personalitetit të Ramës, kishte rënë në kurthin e tij. Që nga atëherë, Rama nuk është ndalur së shkunduri të njëjtën pemë. Vazhdimisht, prej saj ka rënë ndonjë kokërr molle, por jo edhe në vitin 2021. Nuk ka çfarë të lëshojë më, përveç gjetheve.

Është shumë vështirë të flasësh mirë për politikanin Rama. Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të vdesë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën dhe veprën e tij, shpresën e vetme për të gjetur fjalë të mira do ta ketë për punën e tij si kryetar i Tiranës. Nekrologjia do të mund të përfundonte kështu: Në periudhën 2013 – 2021, ai bëri dëm, ndoshta duke pasur qëllime të mira.

Të thuash që në këto 8 vjet nuk ka bërë asgjë që meriton të përmendet, ndoshta është nihilizëm i tepruar, mirëpo që me të vërtetë ishin tetë vite të humbura për shqiptarët, as kjo nuk mund të kontestohet.

Rama vazhdon me muzikën e njëjtë. Vazhdon t’u turret njerëzve në Facebook, në Twitter, në rrugë, në ara, në ceremoni, në studio televizive. Kudo që gjen një shqiptar që nuk është me të, fillon ta tallë, ndërsa nëse rastësisht afër tij nuk është askush që e kundërshton, atëherë vazhdon t’i tallë edhe ata që e përkrahin. Impulset e tij të para janë ngacmimi, tallja dhe fyerja.

🔹Berisha e bëri “Rrugën e Kombit”.

🔹E futi Shqipërinë në NATO.

🔹Ua hoqi vizat shqiptarëve.

🔹E priti për vizitë në Shqipëri presidentin e ShBA’së, George Bush, i cili e zgjodhi Tiranën për të treguar se Kosova do të bëhet e pavarur.

Këto katër gjëra nuk harrohen. Nuk harrohen, sepse falë “Rrugës së Kombit”, një komb i ndarë u bë bashkë, po njihemi më mirë me njëri-tjetrin, po shkojmë te njëri-tjetri e po e ndihmojmë njëri-tjetrin.

Nëse rastësisht ka tensione në rajon tonë, prapë na bie ndër mend fakti që Shqipëria është në NATO, që është një shtyllë e fuqishme e sigurisë kombëtare, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Nëse rusët po bëjnë bazë të tyre në Nish, ne e kemi NATO’n në Kukës.

Po ashtu, qeverisjen e Berishës e kujtojmë edhe sa herë e kalojmë kufirin për në BE, pa pasur nevojë për viza.

Po ta pyesësh Berishën, ai do të numërojë edhe qindra punë të tjera, por këto kanë mbetur nga ato që i rezistojnë kohës.

Pastaj, edhe Berisha dhe qeverisja e tij i kishte edhe njëqind faqe të zeza, për të cilat u ndëshkua.

Po Rama çfarë bëri?

Nuk është kjo një pyetje ironike. Unë vërtet e kam vështirë që ta kuptoj këtë. Në këto tetë vite, më shumë është dukur sikur Rama i kishte vënë vetes qëllim që t’i bëjë shqiptarët njerëz, sesa t’i qeverisë ata.

Më shumë dukej si kujdestar i klasës, sesa si kryeministër i vendit.

Më shumë ka folur për sjellje, për mosdije, për padisiplinë, për mungesë të kulturës, sesa për projekte dhe punë të qeverisë.

Dukej sikur Rama po i zgjedhte shqiptarët dhe jo anasjelltas. Dukej sikur Rama kishte alternativë për të zgjedhur një popull tjetër për ta qeverisur, por shqiptarët nuk kishin alternativë për të zgjedhur një kryeministër tjetër.

Rama më shumë ka pyetur, sesa është pyetur.

Më shumë ka kërkuar përgjigje, sesa ka dhënë përgjigje. Çdo pyetjeje i është përgjigjur me pyetje: Po ti kush je? Po ti çfarë bën? Po ti çfarë di? Po ti ku e ke mësuar?

Rama, si kryeministër, Shqipërinë e shndërroi në projekt personal dhe privat.

Për këto tetë vite, në mendjen e tij, Shqipëria nuk ka pasur nevojë për institucione të tjera, nuk ka pasur nevojë për kryetar bashkish e as për ministra e ambasadorë, as për gazetarë e shkrimtarë. Rama është i bindur që të gjitha këto funksione shoqërore ekzistojnë vetëm për ta nxirë punën e tij të mirë, të drejtë dhe të ndershme.

Po çfarë bëri tjetër Rama?

E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën masazh Erdoganit, sa herë që ky i fundit ka nevojë për t’u qetësuar. Po po, mu aty, në Dolmabahçe. Ky që me shqiptarët është arrogant, i pacipë, i pasjellshëm, kur takon njerëz më të fuqishëm se vetja, shndërrohet në një kotele. A i keni parë fotografitë e tij me Erdoganin? Duket sikur ndien keqardhje që është më i gjatë se ai. Po të kishte mundësi, do t’i shkurtonte këmbët për disa centimetra. Për këto tetë vite, kjo ishte politika e tij e jashtme: Tiranë – Stamboll dhe anasjelltas. Një kohë ishte edhe Beogradi, por në mënyrë të palavdishme iku si temë.

Po ndonjë gjë tjetër, çfarë bëri Rama?

Shokët e tij i bëri më të pasur, kurse shqiptarët i bëri edhe më të varfër. I pasuroi tre-katër veta, i varfëroi tre-katër milionë veta.

Po tjetër, tjetër, çfarë bëri Rama?

“Screen time”-in në telefon e kishte shumë të lartë, ndoshta më të lartin ndër shqiptarë.

Vetëm një njeri do t’i gëzohej fitores së Edi Ramës më shumë sesa vetë Edi Rama. Ai është Albin Kurti. Ky i fundit do të mbetej, ose do të shitej, si shpresa e vetme për shqiptarët e dëshpëruar. Do të shkonte në Shqipëri për ta luftuar “klasën e vjetër”. Në rastin konkret, Edi Rama do të ishte Hashim Thaçi, Ilir Meta do të ishte Ramush Haradinaj, kurse Lul Basha do të ishte Enver Hoxhaj.

Marrë nga Gazetaexpress .

Kategori
Uncategorized

Qeveria qëllimisht po stis grevën e Rinasit vetëm e vetèm për të hequr vëmendjen e qytetarit, nga gjoba 110 milion euro për Beketit

Ndalimi i punës, presioni i shtuar nga ushtria, dhe policia në ambientet e këtij institucioni civil, po tregojnë se …

Qeveria me qëllimin e saj të keq, po stis një incidentr të rëndë në media vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen nga çështja e gjobës 110 milion euro e Beketit .

Çështie ku janë përfshirë figura të rëndësishme politike ”rilindase” që nga kryebashkiaku Veliaj, e deri tek sekretari i përgjithshëm i Edi Ramës, Agaçi .

E nderkohe që Rama paturpesisht dhe me cinizëm jo të pa qëllimtë, per kete incident te stisur po nga ai, duke ndierë dhe humbjen, në kete prag zgjedhjesh, e quan grusht shteti, dhe akuzon Presidentin, Berishën, dhe opozitën, kur pothuajse 90 % e punonjsve në Albcontroll janë të afërm të deputetëve dhe ministrave të Ramës, duke filluar nga Kuvendi e deri tek të afërm kryebashkiakësh socialistë.

Ja dhe emrat e kontrollorëve që në fakt kerkojne prej nje viti te drejtat e tyre.

Pas nuk ngel as ministrja Balluku, ajo anashkaloj profilin e njeriut te qete duke i kercenuar dhe ironizuar pagat e larta të kontrollorëve, por duke harruar milionat që vetë Balluku ka marrë nga Albcontrol

Balluku, krahas kërcënimeve me polici ajo i kercenoi punonjsit edhe humbje të vendit të punës, .

Por ministrja nuk e përmendi faktin se pagat e punonjësve të “Albcontrol” miratohen nga Bordi, pjesë e të cilës është edhe vetë Balluku.

Greva e Albcontrol, ATCEUC: Ndalni sulmet mbi kontrollorët

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror ka reaguar pas grevës së nisur nga Albcontroll që ka sjellë dhe pezullimin e fluturimeve.

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror (ATCEUC) bën thirrje për ndalimin e sulmeve mbi kontrollorët e trafikut ajror dhe apelon për zgjidhje me dialog, jo me qasje totalitare. Apeli është dhe për Poloninë, ku me sa duket është e njëjta situatë.

“…Në Shqipëri, pesë kontrollues të trafikut ajror (ATCO) janë pushuar nga puna sepse, për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësuar nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, shkarkimi i tyre ndodhi pasi ata deklaruan paaftësi të përkohshme për shkak të ndaj këtyre streseve në përputhje me skemën e kompetencës së ATCO-s shqiptare.
Pasi të pesë u pushuan nga puna, ATCO-të shqiptare u mblodhën për të diskutuar sjelljen e ANSP-së shqiptare me ministrin e tyre, por ndërhyrja e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dështoi të japë ndonjë rezultat”.
ATCEUC dënon injorancën absolute të PANSA dhe Albcontrol Management në lidhje me bazat e një Dialogu të Shëndetshëm Social. Të dy i vendosin punonjësit e tyre nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë që dëmton sigurinë e operacioneve të tyre.
Për temat e sigurisë, është e natyrshme të kesh mendime të ndryshme brenda sektorit evropian të ATM-ve. Problemet mund të zgjidhen vetëm përmes një dialogu real dhe kuptimplotë dhe kurrë përmes qasjeve totalitare.
ATCEUC nxit PANSA dhe Albcontrol të rivendosin menjëherë ATCO-të që ata pushuan dhe fton si Qeverinë dhe Autoritetet Kombëtare Polake dhe atë Shqiptare për të vlerësuar plotësisht praktikat e Dialogut Social të ekipit aktual të Menaxhimit të ANSP.
Do të ishte e mençur të mos nënvlerësohej solidariteti midis Kontrolluesve Evropian të Trafikut Ajror kur dëshmojmë një manifestim kaq të qartë të abuzimit të pushtetit me të cilin po përballen kolegët tanë nga Polonia dhe Shqipëria!”, thuhet në reagim.

Kategori
Uncategorized

Akuzojne per grusht shteti opoziten. Ku?Ne Shqiperi ku vendi qeveriset vetem nga nje force politike.

Mos u habisni nese ka arrestime si ne grushtin e shtetit te sajuar ne Turqi!

Gazetarja shqiptare në Romë: Akuza për grusht shteti janë veç akti i parë drejt diktaturës


Nga Alba Kepi

Akuzat per grusht shteti jane sot vec akti i pare drejt diktatures se nje shteti qe ka ne duart e tij prej vitesh cdo sektor te vendit e justifikim i strategjise elektorale per te eleminuar kundershtaret politike.
Kjo akuze eshte nxitje LUFTE CIVILE!
Kjo akuze eshte antishqiptarizem politik!

Mos u habisni nese ka arrestime si ne grushtin e shtetit te sajuar ne Turqi!
Akuzojne per grusht shteti opoziten. Ku?
Ne Shqiperi ku vendi qeveriset vetem nga nje force politike.

Ne Shqiperi ku Parlamenti ka perfaqesues te zgjedhur vetem nga nje force politike.

Ne Shqiperi ku asnje grup kriminal qe zoteron qytete e territore nuk eshte denuar keto tete vjet nga drejtesia.

Ne Shqiperi ku tederimet per porte, aeroporte, pasuri natyrore, vepra strategjike behen pa asnje transparence publike.
Ne Shqiperi ku nuk ka sindikata dhe e vetmja rruge mbrojtje per punetoret eshte greva.

Ne Shqiperi ku punetori, infermieri, nepunesi, mjeku, studiuesit i urohet vdekja e mos vaksinimit nese nuk jep voten.

Ne Shqiperi ku korrupsioni, krimi i organizuar, mafia jane shkaqet, qe keto 8 vite kane ndryshuar qasjen gjeopolitike kombetare.

Ne Shqiperi ku pensionistet paguhen me 100 euro ne muaj e qeveritaret ne 8 vite kane shumefishuar pasurite e pronat e tyre e te familjareve deri ne brezi e tete.

Ne Shqiperi, vendi i eksodit me te madh ne Ballkan ku “bijte e pasanikeve”, te paafte per te gjetur veten ne Europe e bote, prezantohen sot si “emigrante” te kthyer ne memedhe qe kandidojne per deputete.

Ne Shqiperi ku kandidatja e super e reklamuar per deputete, zgjedh si veprim te pare politik, BOTOX -in e fytyres e modelingun e flokeve.


Ne Shqiperi ku mjeket hiqen nga puna me urdher Partie per agjitacion e propagande te mendimit ndryshe.


Ne Shqiperi ku kultura, arti, historia retushohet me goditje kazme e vetem per qellime xhepi.


Ne Shqiperi ku hyrja ne politike eshte maskimi i misionit te vjedhjes, ilegalitetit e anti shqiptarizmit.
Ne Shqiperi ku ligji zgjedhor interpretohet me akte anti kushtetuese.


Ne Shqiperi ku askush nuk ka deryrimin te publikoj transparencen si po financohet fushata e 25 prillit e kush e si paguhen zyrat e grupet elektorale.


Ne Shqiperi ku arka, buxheti i shtetit, e i financuar nga cdo familje shqiptare trajtohet si leket qe i ka lene baba poshte dyshekut.
Ne Shqiperi ku “paraja ngre ujin perpjete” per tekat e dashnoreve te halabakeve, qe duan te dalin ne televizor si “moderatore.”
Ne Shqiperi ku imoraliteti social e individual shitet mediatikisht si “fenomen” sukses i rradhes.
… Ne Shqiperi ku dy jave para zgjedhjeve nuk ka nje informacion mediatik e viziv mbi skeden e votimit..
Akuzat sot per grushti shteti jane vec grushte turpi e arrogance qe shteti i jep cdo dite qytetareve te tij e qe jane nje cak nga diktatura.


Akuzat per grusht shteti jane sot vec akti i pare drejt diktatures se nje shteti qe ka ne duart e tij prej vitesh cdo sektor te vendit e justifikim i strategjise elektorale per te eleminuar kundershtaret politike.

Kategori
Uncategorized

Pandeli Majko po e ndjen humbjen e socialistëve. Do bëhem analist .

Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do bëjë ndonjë hajër të madh këtu duke komentuar apo nxitur historira të çuditshme brenda PS-së. Historitë e PS janë shumë të ndryshme nga të zotit Haxhiu

Gjatë një interviste në Real Story, ai madje sulmoi edhe analistin pro-qeveritar Baton Haxhiu.

Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do bëjë ndonjë hajër të madh këtu duke komentuar apo nxitur historira të çuditshme brenda PS-së. Historitë e PS janë shumë të ndryshme nga të zotit Haxhiu. Kur dëgjoj këta tipa, më kujtohet një histori me mikun tim të ndjerë, Moikom Zeqo. Kemi qenë të ftuar në një konferencë ndërkombëtare. Pas natës së 2 a të 3, më troket Moikomi në derë, më thotë se kam parë një gjë të tmerrshme. Ajo që kishte ndodhur ishte se një nga intelektualët nga Kosova kishte pirë pak më shumë se sa duhet dhe kishte nisur të shante në serbisht, por zakonisht kur shan, shan në gjuhën e nënës. Kjo mu kujtua kur më përmende Batonin,” tha Majko.

Po çfarë tha Haxhiu për kulisat brenda selisë së PS-së, që “shqetësoi” Majkon?

Haxhiu u shpreh se “të vjetrit” e PS-së ishin vendosur në fund të listave për t’u ndëshkuar nga Rama.

Ndërkohë i ftuar në Dita Jonë në A2 këtë të mërkurë, Pandeli Majko, kandidati i 19 në listë i Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit, pranoi se ka votues të mërzitur nga PS dhe për këtë arsye tha ai, disa nga figurat e kësaj partie janë vendosur në “vijën e zjarrit” në lista.

“Ne po shqetësohemi për njerëzit që na kanë votuar, por që për shumë arsye mund të jenë të mërzitur. Kjo është arsyeja që unë bashkë me kolegët e mi jemi vendosur te vija e zjarrit. Te vija e zjarrit mund të shikosh edhe greminën.

Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet, por edhe mund të mos i fitojmë zgjedhjet dhe ju nesër mund të më ftoni si një analist politik, jo si një deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk po bëj shaka, përkundrazi po bëj aplikim që tani”, tha Majko në Dita Jonë.

Kategori
Uncategorized

1994/Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste

1-Adil Haki Çarçani, lindur në vitin 1922 në Fushëbardhë e banues në Tiranës, i izoluar në shtëpi. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 667.727 lekë. Dënimin do ta kryente me kusht.

2-Manush Hydai Myftiu, lindur në vitin 1919 në Vlorë e banues në Tiranës, i arrestuar më 31.8.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 424.464 lekë. Dënimin do ta kryente për pjesën e mbetur në izolim shtëpie.

3-Ramiz Taip Alia, lindur në vitin 1926 në Shkodër e banues në Tiranës, në arrest shtëpie më 12.9.1992, më pas i arrestuar. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 1.174.167 lekë.

4-Rita Sterjo Marko, lindur në vitin 1920 në Korçë e banues në Tiranës, i arrestuar më 4.12.1991. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 275.873 lekë.

5-Simon Muçi Stefani, lindur në vitin 1929 në Përmet e banues në Tiranës, i arrestuar më 8.7.1992. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 188.869 lekë.

6-Hekuran Selman Isai, lindur në vitin 1933 në Peqin e banues në Tiranës, i arrestuar më 28.9.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 413.082 lekë.

7-Aranit Hysni Çela, lindur në vitin 1923 në Vlorë e banues në Tiranës, i arrestuar më 8.1.1993. U dënua me 7 vjet burgim.

8-Rrapi Jovan Mino, lindur në vitin 1934 në Bubullimë e banues në Tiranës, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 4 vjet burgim.

9-Zylyftar Qazim Ramizi, lindur në vitin 1937 në Aranitas e banues në Tiranës, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 6 vjet burgim.

10-Veiz Shemo Hadëri, lindur në vitin 1949 në Rexhinë e banues në Tiranës, i arrestuar më 31.12.1993. U dënua me 3 vjet burgim.

Të gjithë u akuzuan për shpërdorim detyre dhe shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut në dëm personit, në bazë të neneve 106 dhe 107 të Kodit Penal, në kombinim me nenin 13, me përjashtim të A.Çelës, Rr.Manos, Z.Ramizit, V.Hadërit që u akuzuan vetëm në bazë të nenit 106/13 të Kodit Penal. Akuzat kryesisht lidheshin për dënime pa faj, për internime, vrasje pa gjyq, sipas legjislacionit të kohës. Në vendim janë përmendur disa emra të të vrarëve në kufi, si dhe fakti i poshtërimit të kufomave.
Me vendimin nr.378, datë 17.9.1994 të Gjykatës së Apelit Tiranë, u kualifikuan disa vepra penale, duke ndryshuar kohën e vuajtjes së disa të dënuarve.

Kategori
Uncategorized

Mërgata me kërkesë për presidenten Osmani

Pas pranimit të detyrës së presidentes së vendit, për Vjosa Osmanin ka ardhur urimi i parë nga mërgata.

Mesazhi i ka shkuar Osmanit nga Grupi i Intelektualëve në Mërgatë (GIM) nga Boni, New Yorku, Berna, Stokholmi…

Në letrën e përgëzimit të Osmanit të drejtuar nga GIM-i thuhet se zgjedhja e saj nxit shpresën dhe besimin në institucionet e vendit për ndërtimin e shtetit që siguron mirëqenien e qytetarëve të vet, raporton Zeri.info.null

“Mërgata e përcjell me interesim të madh zhvillimin e ngjarjeve në vend, duke kontribuar edhe me votë për ndryshimin në Kosovë, me shpresën dhe besimin se Kosova një ditë do të ofrojë për qytetarët e saj drejtësi, zhvillim ekonomik, shëndetësi, si dhe një stabilitet politik të bazuar në demokraci dhe liritë e të drejtat e njeriut”, thuhet në këtë letër.

Po ashtu theksohet se mërgimtarët duan që të rinjtë e Kosovës të mos largohen më nga vendi për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.https://zeri.info/inarticle.html

“Mërgata më e re është krijuar nga ikja e popullatës nga Kosova për shkak të okupimit serb dhe përndjekjes së shqiptarëve që kërkonin të drejtat e tyre dhe lirinë e tyre. Ndërsa pas luftës u përsërit në masë jo të vogël largimi nga vendi për shkak të moszhvillimit ekonomik dhe mosperspektivës si pasojë e një klase politike të korruptuar. Nuk duam që më të rinjtë të përjetojnë fatin tonë. Ne angazhohemi çdo ditë dhe do të angazhohemi me gjithë kapacitetet tona që të kontribuojmë në ndihmë të Kosovës. Apelojmë te presidentja e re, znj. Osmani, që të mos lejojë fundosjen e Kosovës pas gjithë asaj sakrifice të popullit shqiptar për shtet”, thuhet në mesazhin e GIM-it.

Po ashtu në këtë urim të nënshkruar nga major Nazif Ramabaja në emër të GIM-it apelohet në adresë të Osmanit që bashkëpunimi me vendet perëndimore mike të jetë prioritet.

Kategori
Uncategorized

Ambasadore Yuri Kim, a i përmbush Agaçi i Ramës, kushtet e kërkuara për t’u shpallur non grata nga SHBA si person i përfshirë në korrupsion domethënës?

Zonja Kim e bëri çështje shpalljen non grata të Tom Doshit, por sot kemi një realitet kur Doshi po hyn në zgjedhje. Zonja Kim deklaroi se kishte marrë garanci nga z. Rama se nuk do ta ketë Doshin në qeveri pas zgjedhjeve. Sot, zonja Kim që drejton ambasadën amerikane në Tiranë, sheh se z. Rama sikur është tërhequr nga kjo fjalë…

Mbrëmja e djeshme informative u dominua nga lajmi se gjyqi i Arbitrazhit kundër Shqipërisë në favor të Francesco Becchettit kishte si një ndër protagonistët e vet, edhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Një person që është përfolur aq shumë saqë edhe sikur çdo gjë të jetë shpifje, ka fituar një peshë që nuk përkon me peshën e detyrës së vet funksionale. Sepse vetëm për të të kredituar pushtet nuk punon njeri. Kjo dihet.  

Duke qenë se është naivitet të presësh nga SPAK ndonjë veprim ndaj Agaçit, apo Jotit që sot drejton QSUT-në, është e udhës që ne të pyesim zonjës Yuri Kim nëse Agaçi përmbush kushtet e kërkuara për t’u shpallur non grata nga SHBA si person i përfshirë në korrupsion domethënës?

Zonja Kim e bëri çështje shpalljen non grata të Tom Doshit, por sot kemi një realitet kur Doshi po hyn në zgjedhje. Zonja Kim deklaroi se kishte marrë garanci nga z. Rama se nuk do ta ketë Doshin në qeveri pas zgjedhjeve. Sot, zonja Kim që drejton ambasadën amerikane në Tiranë, sheh se z. Rama sikur është tërhequr nga kjo fjalë…

Në dallim nga z. Doshi, Agaçi është pjesë e qeverisjes, madje e rrethit të ngushtë të z. Rama. Ai është me të gjitha cilësitë e veta institucionale në rrethin e kuq të akuzës deri sa të provojë të kundërtën. Është një nga personat që me aktet e tij I ka kushtuar vendit 110 milionë euro.

Nga ana tjetër, në mos u shpalltë non grata, z. Agaçi duhet të shpallet të paktën si pjesë e listës së drejtorëve që “i nxjerrin bojën qeverisë”, listë që u njoftua si e tillë nga vetë kryeministri Rama në vitin 2015. Është shumë e vështirë që të besohet se Agaçi është oshënari që po mban mbi shpinë mëkatet e të tjerëve.

s.zaimi

Kategori
Uncategorized

Pushteti i hurit dhe litarit…

Komunizmi :

Bushtra qe per te mbijetuar ha edhe kelyshet e vet ….

Komunizmi dhe neokomunizmi

Kane te njejtat siptoma

Kane te njejta prirje

Kane te njejtat monstra

Nga Naim Hajdari /

Delir deri në Maskaradë



Ne Fshatin
Me te lartesuar Prej vete Zotit Borova Jone

E thjeshte fare

Te mirin e ndjekin te gjithe

Nese eshte e kunderta

E ligu te ndjek

Trashegimia eshte domethenese ne kete rast dhe jo me kot

Pushteti i hurit dhe i litarit
Ashtu si e permend autori Kolonjar

Gezim Baruti

`Pushtimi i Fundit

Ku detajon cdo skene te sketerres komuniste ne vendosjen dhe mbajtjen e pushtetit

Shprehja e tij me perseritur ::

Pushteti i hurit dhe i litarit

Nje botim 100% real ne ate cka paraqet ne historine e tij
I promovuar
Ne biblioteken Skender Luarasi
Merreni lexojeni
Ta kuptoni Pse ==

Autori eshte gjalle megjithese po

Te paret tuaj e privuan nga liria qe ne moshen 2- vjecare

Mos merrni persiper te lani mekatet e tyre

Edhe pse jeni ne nje rrjedhoje me ta……

Komunizmi dhe neokomunizmi
Kane te njejtat siptoma
Kane te njejta prirje
Kane te njejtat monstra

Por kane edhe kete parim mbijetese shekullore ::

Jo me kot e citova kete

Per t`u kujtuar atyre
Te rinjeve te paditur
Apo edhe regjizoreve te tyre

Se me kete parim ..po keta vete mund te behen prehja e radhes po nga perdorimi i tejskajshem i vetes
Si te flakte .militante me te shquar edhe karshi njeri – tjetrit
Dhe duke mos e ditur c`fare bejne e cfare pasoja mund te kete

Po dhe ne dite e kohe te tjera po ky apo disa grupe

Jane shfaqur edhe ne dyert e kultit fetar

Qe ne parimin e tij

I ka thene Jo Politikes

Me kete fjale e me kete pasterti e me burreri

Dha jeten

Sali Njazi Dedej

Kryegjyshi Boteror i Bektashinjeve

Starjalliu i Devotshem Fetar i jashtezakonshem

Po Ju Ju
Te çakerdisurit e Rinise
Pse me Makina llukzoze sa per fushate
Me makina me postera e parulla fushatash

A ja u kerkuan edhe kete !?!

Ç`deshet ne Teqeb e Starjes !?

Apo do e mohoni !???

Kete se beni dot ….

Apo po luani me zjarrin
Nese po
Bujrum
Ketu jemi .sot neser e mot e nga mot ***

Po kam frike se po ata qe u mesojne te silleni si Kamikaze


Po ata do ju flakin si lecke

Kete mos e harroni ..pyesni inderekt se direkt s`ua thote njeri ..e sidomos
Rregjizori juaj jo e jo
Se ai ka parimin e eterve te vet

Ai ha edhe kelyshet e vet

Te gjithe pa perjashtim do marrin reston
Ne vend e ne kohe e me kohe

Te mirin e ndjekin ***

Ju pse i perdiqni vend me vend
Me joshje e me premtime
Me pune sezonale mujore
E me mashtrime skandaloze

Po po mjere kush eshte pergjegjes direkt

Pastaj do shohim e do degjojme ***

**Merita **te vjen kur s`ta pret mendja

E pse !??
A jeni Kolonjare te gjithe Ju !!!

Po meqe jeni kaq shume e kaq te mire
Si ka mundesi qe skeni nxjerre ne figure Kolonjare Per kaq e kaq kohe Qe tu mesoje te pakten
Vetite e Kolonjarit
Te ditur
Te ndershem
E te ndjeshem

Pra skeni ..,se sjeni te miret
Qe t`u ndjekin te gjithe pa i intimiduar

Shikohuni ne pasqyre
Po jo veshjen
Mendjen
Dhe jo makinen llukzoze

Se pasqyra kur thyhet :

te pret :

Gojen
Doren
Bojen

Nje dite te gjithe Dikataturat bien

Rrofte Demokracia

Kategori
Uncategorized

Vjosa – Shqiponja e Shqiptarisë.

🔹Ajo çliroi Kosovën nga hienat e Beogradit,

🔹Po ç’kap shtetin e Kosovës nga tentakulat kriminale dhe të korruptuara,

🔹çliroi LDK, këtë kryevepër të Dr. Rugovës, që e kishte degraduar SHIK-u Thaçit dhe Veselit dhe korrupsioni i Isa Halese dhe Agim Veliut.

🔹Kjo shqiponjë e Shqiptarisë, duke çliruar Kosovën, na ka hapur sytë që edhe ne në Shqipëri ta çlirojmë atë nga Krimi i Organizuar,dhe ata sjellim në normalitetin që Basha dhe Opozita e Bashkuar po proklamojnë aq mënçurisht, buzagaz dhe qytetarisht.

Nga Hajro Çini Kanada /

, Zoti ka qënë gjithnjë bujar me kombin shqiptar.

Që nga Antikiteti e deri në ditët e sotme ai na ka dhënë Personalitete të jashtzakonshëm, të cilët çdo etni apo komb do ti kishte dashur që ti ketë.

Pirro nderohet sot, kudo në botë, si një nga ushtarakët më të shquar, që me një ushtri të vogël theu ushtrinë romake në dyert e Romës. E padëgjuar. Aleksandri i Madh arriti të shkelë pjesën më të madhe të botës së njohur, me një ushtri më të vogël në numër nga ajo perse, por e udhëhequr nga një ushtarak që mbahet, ashtu si edhe Pirro, si nga tre më të shquarit e njerëzimit.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu u shqua edhe si ushtarak edhe si politikan me vlera. Ai ishte bashkëkohës i shumë arbërve të shquar të periudhës, por ai mbeti i pathyer për 25 vjet përballë ushtrisë më të fortë, më efiçiente dhe më të shquar të kohës.

Kombi shqiptar nxorri Mehdi Frashërin, Lef Nosin (ndër të rrallët shqiptar që ka nderuar veten me dy firma në momente deçizive të kombit – 28 nëntor 1912, kur shpalli mëvetësinë dhe më 13 korrik 1944 kur shpalli Pavarësinë, pas pushtimit fashist). Patër Anton Arapin (një ëngjëll i Zotit) Maliq Bushatin, Rexhep Mitrovicën (Firmëtar i Mëvetësisë dhe i Pavarësisë.)

Zoti na solli Dr. Rugovën, i cili me urtësinë, mënçurinë, stoicizmin dhe llogjikë të fortë dhe të paepur shpartalloi brënda 72 orësh Lidhjen e Komunistëve të Kosovës, i vuri minat politike shpërbërjes së Jugosllavisë, si dhe krijimit të preçedentit në të gjithë Europën Lindore, për rënien e komunizmit.

Bashkëkohës dhe bashkëpuntor i Dr. Rugovës dhe i të njëjtës kalibër, Zoti na solli Dr. Berishën, që rrëzoi nga pushteti dy herë komunizmin në Shqipëri dhe arriti ta fusë në NATO duke e bërë kështu të papushtueshme. Pavarësinë e Kosovës e bekoi Zoti, dhe ishte e thënë prej tij që USA të udhëhiqte një koalicion të fuqishëm të bombardonte Beogradin. Por Liria nuk do të mund të ishte bërë e mundur pa Dr. Rugovën, pa vizionin e tij, pa urtësinë dhe mënçurinë e tij. Po ashtu Kosova nuk do të ishte e pavarur sot në se nuk do të kishte ardhur në Shqipëri Presidenti Bush Jr. Dhe biseda brillante që bëri me të Dr. Berisha, i cili e bindi atë që të përshpejtonte për të paktën 20 vjet atë Pavarësi.

Zoti qoftë i kënaqur me to!

Kombi ka arritur shumë pas 1990, edhe pse i rrethuar nga fqinjë shumë agresivë, shovinistë dhe grabitqarë. Boshti Beograd Athinë, edhe pse i thyer, ka akoma ndikim të fortë tek shqipfolësit që ndotin atmosferën tonë kombëtare.

Të mbështetur nga ky bosht i tmerrshëm, nga Krimi i Organizuar, të korruptuar deri në grykë dhe kriminalë, ata kanë uzurpuar pushtetin si në Shqipëri, ku janë edhe sot, ashtu edhe në Kosovë, deri para pak ditësh.

Vjosa ishte e shquara e rradhës, që Zoti i solli kombit tonë. Me një llogjikë brillante, me një qëndrim të palëkundur dhe të pakompromis, Vjosa arriti të qullosë para shqiptarëve të Kosovës të gjithë enturazhin që Beogradi kontrollonte me shumë sukses, nga të akuzuarit për krime si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, e deri tek hardhucat e korruptuara, helmuese si Isa Haleja apo Agim Veliu. I shpartalloi demokratikisht, duke arritur disa çlirime.

Ajo çliroi Kosovën nga hienat e Beogradit, po ç’kap shtetin e Kosovës nga tentakulat kriminale dhe të korruptuara, çliroi LDK, këtë kryevepër të Dr. Rugovës, që e kishte degraduar SHIK-u Thaçit dhe Veselit dhe korrupsioni i Isa Halese dhe Agim Veliut.

Kjo shqiponjë e Shqiptarisë, duke çliruar Kosovën, na ka hapur sytë që edhe ne në Shqipëri ta çlirojmë atë nga Krimi i Organizuar, dh ata sjellim në normalitetin që Basha dhe Opozita e Bashkuar po proklamojnë aq mënçurisht, buzagaz dhe qytetarisht.

Janë frymëzuese edhe qëndrimet plot kurajo, burrëri, llogjikë të ftohtë dhe të qartë të Presidentit Meta, i cili sot, ja bëri publikishte të qartë Krimit ndërkombëtar si dhe korrupsionit të ambasadave perëndimore në Tiranë, se sundimit të ambasadave i ka ardhur fundi, dhe se shqiptarët do ti zgjidhin vetë problemet që ky korrupsion perëndimor si dhe dëmet që krimi i organizar i ka shkaktuar Shqipërisë në këto 8 vitet e fundit.

Jam shpresë plotë.

Zoti të bekoftë Vjosë!

Kategori
Uncategorized

Pse Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë nervozë

Ata janë një. Nuk ndahen as në fatkeqësi, as në ditë me diell!

Janë një, sepse kanë të njëjtat simptoma, të njëjtën sëmundje – pushtetin!

Ata janë dashnorët e vetëvetes dhe rrënuesit e kombeve të tyre. Edi Rama, ndonëse vegjeton në Tiranë, nuk e ze gjumi pa menduar për fatin e kolegut të tij në Beograd.

Aleksandër Vuçiç, edhe pse jeton në Beograd, ka brengë të tij mandatin e tretë të kryeministrit të Shqipërisë. Ndërsa Vuçiç luan për veten e kombin e tij,

Edi Rama luan thjesht për të garantuar e gëzuar pasuritë që ka vënë përmes korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Rama dhe Vuçiç janë shumë nervozë. Njëri kundër opozitës dhe tjetri kundër Kosovës. Ndërkaq opozita e Shqipërisë njësohet me fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, kur është fjala për interesin kombëtar, ndërsa kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë ruajnë ende lidhjet e marrëdhëniet e tyre me politikën e dështuar të Kosovës!

Të dy këta kanë një kundërshtar të vetëm, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Albini po markon Aleksandrin, ndërsa Vjosa po e mbron Kosovën prej Edit.

Shefi i ekzekutivit të Shqipërisë dhe shefi i shtetit të Serbisë janë bërë bashkë prej kohësh, prej vitesh. Deshën ta çojnë Kosovën në thertore! Për interesat e tyre u përpoqën ta bëjnë atë kurban të interesave serbe dhe ruse. Por dështuan edhe pse e futën në thes presidentin Hashim Thaçi, edhe pse e bindën Mogherinin, Bolton-in e ndoshta edhe Macron-in.

Këto kohë të dy këta janë në hall të madh! Sandrit i janë zbuluar shumë afera. Ish- ministri i tij i Mbrojtes i ka servuar ato në vidio të veçantë. Njëkohësisht ka futur në valle vëllain dhe djalin e presidentit. Po ashtu drejtuesit e Federatës së Futbollit. Ndërkaq Edit i njihen të gjitha aktet e korrupsionit, por me lënien e pushtetit ai ka frikë se dalin në shesh investimet e tij në Amerikë e Europë dhe llogaritë rrjedhëse në Turqi, Serbi dhe bankat ofshore. Edhe ky i joni emroi vëllain e tij që të luajë rolin e vëllait të Vuçiç. Por nuk dihet nëse Olsi pati hapësirën e duhur për të përfituar nga Federata Shqiptare e Futbollit, aq sa vëllai i presidentit serb. Megjithatë, gojët e liga thonë se kulla e stadiumit ka gdhendur emrin e tij.

Aleksi në Beograd vijon fushatën kundër Kosovës dhe ka deklaruar se “nuk e njeh marrëveshjen e Uashingtonit”! Thotë se do ta delegjitimojë pavarësinë e Kosovës! Përralla! Por Albini ia dha përgjigjen me veprën e parë të tij në mbrojtje të Kosovës: – Vendosi që në majën më të lartë të Veriut të vendit të ndërtojë bazën më të madhe të ushtrisë së këtij vendi. Sa kohë që Vuçiç do të sillet me arrogancë ndaj shtetësisë dhe lirisë së Kosovës, aty do të jenë edhe forcat amerikane, gjermane, britanike e të NATO-s. Madje për pak javë do të ketë edhe një stërvitje të madhe të trupave të NATO-s e të Kosovës në territorin e saj. Kjo do të thotë se shtetësia e Kosovës është e garantuar më mirë, nëse Beogradi nervozohet kundër saj. Kur Serbia të heqë dorë nga Kosova, atëherë kjo e fundit do bëhet pjesë e NATO-s dhe përsëri baza ushtarake në Veriun e projektuar për aneksim do të jenë Ushtria e Kosovës dhe forcat e NATO-s.

Që Vuçiç të mos përballet me këtë, do të duhej e do të duhet ta njohë Kosovën dhe të vendosë paqen në rajon. Ndryshe, si kurrë ndonjëherë në historinë e Ballkanit, Kosova do të jetë e vetëmbrojtur dhe e mbrojtur fort prej aleatëve të saj. Arsyeja është e thjeshtë: – Amerikanët dhe europianët nuk duan më që Ballkani të destabilizohet. Ikën kohët e luftrave dhe konflikteve. Paqja vendoset ose me mkirëkuptim, ose me ekulibrin e forcës! Nuk ka rrugë të mesme. Sa kohë që Vuçiç nuk e kuptohn gjuhën e arsyes, do të përballet me përgatitjen e Kosovës për t’u mbrojtur prej Serbisë! Dhe ku? Në atë pjesë të territorit, të cilin e lakmon Beogradi! Ndaj presidenti i Serbisë është bërë nervoz. I rren mendja se do ta zhbëjë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës! Kurrë jo!

Edhe Edi Rama në Tiranë ka të njëjtin hall – pushtetin dhe pasurinë. Njësoj si miku i tij në kryqëzimin e Danubit e Savës, Rama lufton që të ndalojë hemoragjinë e votave të shqiptarëve në favor të tij.

Vuçiç është nervoz se e di se nuk e zhbën më pavarësinë e Kosovës, Rama është nervoz se nuk i bën më shqiptarët ta votojnë pushtetin e tij. Të dy gënjejnë veten, sepse nuk kanë shans të gënjejnë më ndonjë tjetër. Vuçiç u përpoq ta ndihmojë Ramën, kur ia nisi vaksinat ruse anti-Covid dhe kur ia aranzhoi një takim të dështuar me presidentin francez, Emmanuel Macron. Ndërsa Rama u përpoq ta ndihmojë vëllaun e tij në Beograd, duke e përçarë klasën politike në Kosovë e në Shqipëri.

Të dy bashkëpunojnë ngushtë për interesat personale. Vuçiç edhe për interesat e Serbisë. Ndërsa ky yni vetëm për veten e tij! Por asnjëri nuk do ia dalë tashmë.

Atij në Beograd i duhet të lëshojë Kosovën me të mirë dhe këtij në Tiranë i duhet të lejë pushtetin po ashtu me të mirë.

Ndryshe destabilizohet rajoni në rastin e parë dhe Shqipëria në rastin e dytë. Tashme as njërit e as tjetrit, nuk i shkon intriga, hileja, as mashtrimi. Në kohën e maskave të dyve u ka rënë maska!

Ndryshimi i madh e rrënjësor në Kosovë është paralajmërim për pranvverën eshqiptare dhe dështimin e politikave nacionaliste të Serbisë. Eshtë preludi i ndryshimit që duhet e do të ndodhë më 25 prill në vendin tonë dhe i kthesës që duhet e do të marrë Serbia në pranverën e vitit 2022!

Preluidi i 25 Prillit, po vjen !

Nga Enver Bytyçi /

Kategori
Uncategorized

GËZUAR PASHKET 2021 + FELICES PASCUAS 2021.

Mysliman, Bektashian, Ateist, Agnostik dhe të Krishterë, Vëllezërit e mi të Gjakut:

Urimet dhe Shume Respekt më të mira për të gjithë ju, mu ashtu si thoshte At Gjergj Fishta:

”Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!!!”…

Nga Kryepeshkop / Alejandrogreco/

Krishti u Ngjall!!!

Vërtetë u ngjall!!!

Me zemer ju uroj Gëzuar Pashkët për shum mote, me Bekimin e mbarësi e t’Madhit Zot,

Përfitoj nga rasti për të përshëndetur më dashuri të gjithë Mysliman, Bektashian, Ateist, Agnostik dhe të Krishterë, Vëllezërit e mi të Gjakut:

Urimet dhe Shume Respekt më të mira për të gjithë ju, mu ashtu si thoshte At Gjergj Fishta: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!!!”… Feve të ndryshme, ideologjitë e ndryshme politike dhe opinionet, porse një Vend, Shqipëria, gjithmonë së Bashku për të ndërtuar një Komb i Vëllezërve!!!

Rroftë Shqipëria Etnike!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!!

Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!!

Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot

+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës

Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!

Instagran @alejandrogreco.oficial Foto: Con mi querido amigo Mons. +Alejandro P. Rodrigues, Obispo Primado de la Comunión Episcopal – Tradición Apostólica, y su Clero

Instagran @alejandrogreco.oficial Foto: Con mi querido amigo Mons. +Alejandro P. Rodrigues, Obispo Primado de la Comunión Episcopal – Tradición Apostólica, y su Clero
Kategori
Uncategorized

Janë plot 130 milion Euro.

Jo 110, por plot 130 milion euro që do dalin nga leket e popullit për të paguar tekat e një kryeministri nè ikje.

Nga Dritan Kaba /


Me shumen qe do paguajme Becchetit do ndihmoheshin te gjithe te semuret me Covid qe te kalonin pa stres financiar semundjen.
Mijera familje ne kete kohe papunesie do ishin ndihmuar.

Jane plot 130 milion euro, jo 110 milion shpenzimet totale te ketij gjyqi ndaj Shqiperise qe ka vetem dy fajtore direkt, Edi Ramen dhe Erion Veline!


Ndaj ne 25 prill voto per ndryshimin e sistemit te kalbur te Rilindjes.
Ne 25 prill voto per hapjen e tregut te lire.
Ne 25 prill voto per punesimin e shqiptareve jo te bangladeshasve!


Ne 25 prill voto per te çuar para Drejtesise ata qe jane shkaktaret e kesaj gjendje ne Shqiperi.
Voto per te shpetuar Atdheun, Kombin, Familjen tende. Voto per veten, voto per femijen tend, voto per Shqiperine e te ardhmen e saj.

Kategori
Uncategorized

Pula që ha ”gurë” s’bën Vezë, përshëndetje nga Bangladeshi i Kolonjës .

Nga Naim Hajdari /

Ajo e topave të Skëndërbeut u harrua shpejt !

A thua e tërhoqën topat në një krah, apo i mori topat me vete .

Vallë ku është, pse nuk shkeli më në Kolonjë, pse nuk rikandidoj, pse u zhduk dhe nuk erdhi te ballafaqohet me premtim-mashtrimet, dhe realitetin e hidhur por të vërtetë që ekziston këtu.

PSE ! ?
Zoti narko-kryeministër, përshëndetje nga Blangadeshi i Kolonjës.

Kjo është e vërteta dhe jo ajo çka ju reklamoni me mashtrimet tuaja ne në mediat tuaja, kjo eshte varferia ekstreme ne kete popull atdhetar, i penes dhe i kultures, i lënë qëllimisht në harresë nga ju, papergjegjshmeria dhe pabesia qe ju karakterizon …

Këtu në Vodicë shpesh përdoret nje fjale e urte popullore. ”Atje ku ha pula gurë”. Ndaj
Urdhero ketu per fushte nusja e puramidave shoqja Rilindase zj Olta Xhaçka
Urdhero ketu per fushate i perzgjedhuri i zonjes 5 milion dollareshe te doganave zoti `Humorist i Bashkise

Po mos harro!
Te merrni edhe
Makinat lukzoze te marra se fundmi per fushate.
Furgonin e Reklames.
Makinat Foristrada te panumerta.

Kur të vini natën, se të natës jeni, merrni dhe pak grure ose miser
Qe te mos thone Atje ha pula gurë, por grurë.
Pra t`ia heqim kete shprehje popullit.

Mos ju afroni kulteve fetare, prania juaj i ndyn ato vënde të shenjta ku besojnë Kolonjarët. Dhe disi jo te papergjegjshem si diku.
Ose me sakte afer vendeve te shenjta e kulteve fetare.
Sepse edhe kete e keni bere
Po po shtabi juaj i fushates me Posterat tuaj e me
Punonjesit tuaj te Administrates profesioniste partiake te shtetit dhe te Bashkise shtet.

Apo se citova mire
Ne fakt kushdo do ishte i kenaqur ta kisha gabim.
Por ….faktkeqesisht jo!

Ky mund te jete Bangladeshi juaj.

Qe ajo e Skenderbeut, se iu harrua shpejt emri.
Te ka lene kete trashegimi te pasur.

Veri ata kamikazet e tu te fushates. Qe slene foto te bukura pa nxjerre.
Me arritjet tuaja e te Qeverise tuaj brilante.

Ta nxjerrin edhe kete realitet!

E t`ia plasin ne sy Migjenit.
Me shrehjen e tij ne me shume se nje shekull

` O si s`kam nje grusht te fuqishem, E t`i bie mu ne zemer malit qe s`ban za.

Kliko mbi video .

Merri keto pamje si Ministre e jashtme.

Çoji ne Bangladesh, adkush nuk do mund ti dallojë, askush…

Dhe kesaj rradhe po …me te vertete

Negociatat me Bangladeshin jane te sigurta e te hapura.

Spres ndonje reagim Se as pula qe ha gure sben veze…

Kolonja meriton nderin dhe dinjitetin e saj nder shekuj, te neperkembur pabesisht nga maskarenje hajdute te futur dhe fshehur nen kostumet e mashtruesve politikane.

Kolonja do fitojë .

Sepse sot ne Kolonje kandidojne bijte dhe bijat e tij me te mire Kolonjarë.

Kategori
Uncategorized

Fajtorët për 130 mil/euro, kanë emer, ata janë Rama dhe Veliaj .

Nga Dritan Kaba /

Shqiptaret prej nje viti jane lene te vetem perballe Pandemise.

Deri tani familjet shqiptare kane paguar, nga buxhetet familjare, rreth 130 milion euro per t’i shpetuar vdekjes vete apo familjaret e tyre, se Edi Rama dhe Rilindja nuk i behet vone per ta.

Ata jane bere gati t’i zevendesojne shqiptaret me bangladeshas.
Po kaq nga buxheti i tyre i perbashket, qe jane direkt parate e djerses dhe gjakut te tyre duhet te paguajne per llogari te hakmarrjes primitive, arrogances dhe shkeljes se ligjit dhe Kushtetutes per mbylljen e padrejte te televizionit Agon Channel.

Fajtorët për 130 mil/euro, kanë emer, ata janë Rama dhe Veliaj .

Fajtoret kane emra.

Jane persona konkrete te cilesuar edhe ne vendimin e Gjykates, si shkaktaret te nderhyrjeve te palighshme, ata jane Edi Rama dhe Erion Veliaj! Kete e fakton me se miri vendimi i Gjykates ku i permend me emer dhe mbiemer.

Sot keta te dy i kane borxh shqiptareve 130 milion euro. Po po 130 milion! Sa jane edhe shpenzimet e gjyqit dhe pagesat prej vitesh te firmave avokatore qe nuk jane te perfshira ne shumen qe do marre vetem Becchetti.

Kliko mbi video !

Ndaj ne 25 prill mendo dhe voto, nese e do Shqiperine, familjen tende, nese do vellain, mikun shokun, te afermin, femijet e tu.
Voto per te çuar para drejtesise ata qe e shkaktuan kete termet finaciar qe do detyrohen ta paguajme te gjithe ne.

Kategori
Uncategorized

BEHU I DENJE SI NJE BANGLADESHAS! VOTO NE 25 PRILL!

Nje nga inspiruesit e kurseve te shqipes tha:

Ne, bangladeshasit kemi muaj qe protestojme kunder juntes ne vend.

Kemi bere disa revolucione.

Kemi ndryshuar pushtetin e juntave ushtarake permes votes!

Dritan Kaba/

Kur morren vesh bangladeshasit se Edi Rama i donte pa goje, qe te mos flisnin nxituan menjehere edhe hapen kurset e gjuhes shqipe, qe kur te vijne ne Shqiperi te flasin shqip.


Nje nga inspiruesit e kurseve te shqipes tha: Ne, bangladeshasit kemi muaj qe protestojme kunder juntes ne vend. Kemi bere disa revolucione.

Kategori
Uncategorized

Votimi më 25 Prill detyrë atdhetare. Mos Bojkoto, Mos abseno.

Dritan Kaba /

Dil e voto, merr me vete familjaret, miqte shoket, te afermit, komshinjte, jep kontributin tend te vyer per Shqiperine!

Te votosh ne 25 prill eshte detyre atdhetare me shume se kurre me pare!

Jo, bojkotit te zgjedhjeve!

Jo, nxjerrjes se pavlefshme te fletes se votimit!

Voto!

Voto!

Voto, ne 25 prill!

Kliko mbi video !


Kjo eshte “partia” tjeter e sapo krijuar nga Edi Rama dhe e finacuar nga ai!

Nese doni Shqiperine, Kombin dhe Familjen tyaj dilni e votoni.

Dil e voto, merr me vete familjaret, miqte shoket, te afermit, komshinjte, jep kontributin tend te vyer per Shqiperine!
Te votosh ne 25 prill eshte detyre atdhetare me shume se kurre me pare!