
Mbrëmja e djeshme informative u dominua nga lajmi se gjyqi i Arbitrazhit kundër Shqipërisë në favor të Francesco Becchettit kishte si një ndër protagonistët e vet, edhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Një person që është përfolur aq shumë saqë edhe sikur çdo gjë të jetë shpifje, ka fituar një peshë që nuk përkon me peshën e detyrës së vet funksionale. Sepse vetëm për të të kredituar pushtet nuk punon njeri. Kjo dihet.
Duke qenë se është naivitet të presësh nga SPAK ndonjë veprim ndaj Agaçit, apo Jotit që sot drejton QSUT-në, është e udhës që ne të pyesim zonjës Yuri Kim nëse Agaçi përmbush kushtet e kërkuara për t’u shpallur non grata nga SHBA si person i përfshirë në korrupsion domethënës?
Zonja Kim e bëri çështje shpalljen non grata të Tom Doshit, por sot kemi një realitet kur Doshi po hyn në zgjedhje. Zonja Kim deklaroi se kishte marrë garanci nga z. Rama se nuk do ta ketë Doshin në qeveri pas zgjedhjeve. Sot, zonja Kim që drejton ambasadën amerikane në Tiranë, sheh se z. Rama sikur është tërhequr nga kjo fjalë…
Në dallim nga z. Doshi, Agaçi është pjesë e qeverisjes, madje e rrethit të ngushtë të z. Rama. Ai është me të gjitha cilësitë e veta institucionale në rrethin e kuq të akuzës deri sa të provojë të kundërtën. Është një nga personat që me aktet e tij I ka kushtuar vendit 110 milionë euro.
s.zaimi