Kategori
Uncategorized

RAPORTI I OSCE/ODIHR THOTË: Votat u blene nga partia në pushtet …

Kolonel Dritan Demiraj /

Të dashur bashkëkombas!
Të dashur miq dhe kolegë!

Nëpërmjet këtij postimi dua tju falenderoj të gjithëve pa masë për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj fushate elektorale.

Nuk jam politikan karriere që të bëj analiza politike, por ushtarak me parime për njerëzit, vendin dhe Kombin Shqiptar.

Duke lexuar gjetjet paraprake të raportit të OSCE/ODIHR si dhe duke konstatuar vetë personalisht në terren të gjitha këto problematika gjatë procesit zgjedhor të cilat janë renditur më poshtë në mënyrë të përmbledhur, mendoj dhe jam i bindur se rrotacioni politik në Shqipëri ishte i domosdoshëm dhe është jetik.

RAPORTI I OSCE/ODIHR THOTË:

1.- Votat u blenë nga partia në pushtet;

2.- U përdorën masivisht mjetet shtetërore në shërbim të partisë në pushtet;

3.- Ministrat përdorën mjetet e shtetit në fushatë;

4- Pati punësim masiv në kundërshtim me ligjin, në prag të zgjedhjeve;

5.- U keqpërdorën të dhënat personale nga partia – shtet;

6.- U ndryshua Kushtetuta në mënyre anti – ligjore, të përshpejtuar, antidemokratike, në kundërshtim me rekomandimet e komisionit të Venecias;

7.- Pati zhvendosje të listave të zgjedhësve

8.- U kapën në mënyrë masive mediat nga qeveria e partisë në pushtet

9.- Partia në pushtet gëzoi 15 për qind më shumë mbulim mediatik, falë parasë së madhe të hedhur në tregun mediatik;

10.- Ka prishje masive të qëllimshme të fletë-votimeve të cilat do te prodhonin 6 mandate për opozitën;

Duke shprehur bindjen se Parta Demokratike e Shqipërisë do të ndjekë të gjithë hapat dhe instrumentet ligjore për zbardhjen e kësaj masakre zgjedhore, dua të falenderoj dhe një herë me mirënjohje të thellë çdo person që na mbështeti gjatë kësaj fushate.

Dua të falenderoj gjithashtu çdo person tjetër që ishte kritik ndaj qëndrimeve të mia, të cilët me mendimin e tyre më ndihmuan të analizojmë dhe planifikojmë se çfarë mund të bëhet më mirë në të ardhmen.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Zoti i bekoftë Shqiptarët.

D.D. Tiranë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s