Kategori
Uncategorized

Pse Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë nervozë

Rama dhe Vuçiç janë shumë nervozë.

Njëri kundër opozitës dhe tjetri kundër Kosovës.

Ndërkaq opozita e Shqipërisë njësohet me fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, kur është fjala për interesin kombëtar, ndërsa kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë ruajnë ende lidhjet e marrëdhëniet e tyre me politikën e dështuar të Kosovës!

Nga Enver Bytyçi

Të dy këta kanë një kundërshtar të vetëm, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Albini po markon Aleksandrin, ndërsa Vjosa po e mbron Kosovën prej Edit. Shefi i ekzekutivit të Shqipërisë dhe shefi i shtetit të Serbisë janë bërë bashkë prej kohësh, prej vitesh. Deshën ta çojnë Kosovën në thertore! Për interesat e tyre u përpoqën ta bëjnë atë kurban të interesave serbe dhe ruse. Por dështuan edhe pse e futën në thes presidentin Hashim Thaçi, edhe pse e bindën Mogherinin, Bolton-in e ndoshta edhe Macron-in.

Këto kohë të dy këta janë në hall të madh! Sandrit i janë zbuluar shumë afera. Ish- ministri i tij i Mbrojtes i ka servuar ato në vidio të veçantë. Njëkohësisht ka futur në valle vëllain dhe djalin e presidentit. Po ashtu drejtuesit e Federatës së Futbollit.

Ndërkaq Edit i njihen të gjitha aktet e korrupsionit, por me lënien e pushtetit ai ka frikë se dalin në shesh investimet e tij në Amerikë e Europë dhe llogaritë rrjedhëse në Turqi, Serbi dhe bankat ofshore. Edhe ky i joni emroi vëllain e tij që të luajë rolin e vëllait të Vuçiç.

Por nuk dihet nëse Olsi pati hapësirën e duhur për të përfituar nga Federata Shqiptare e Futbollit, aq sa vëllai i presidentit serb. Megjithatë, gojët e liga thonë se kulla e stadiumit ka gdhendur emrin e tij.

Aleksi në Beograd vijon fushatën kundër Kosovës dhe ka deklaruar se “nuk e njeh marrëveshjen e Uashingtonit”! Thotë se do ta delegjitimojë pavarësinë e Kosovës! Përralla! Por Albini ia dha përgjigjen me veprën e parë të tij në mbrojtje të Kosovës: – Vendosi që në majën më të lartë të Veriut të vendit të ndërtojë bazën më të madhe të ushtrisë së këtij vendi. Sa kohë që Vuçiç do të sillet me arrogancë ndaj shtetësisë dhe lirisë së Kosovës, aty do të jenë edhe forcat amerikane, gjermane, britanike e të NATO-s. Madje për pak javë do të ketë edhe një stërvitje të madhe të trupave të NATO-s e të Kosovës në territorin e saj. Kjo do të thotë se shtetësia e Kosovës është e garantuar më mirë, nëse Beogradi nervozohet kundër saj. Kur Serbia të heqë dorë nga Kosova, atëherë kjo e fundit do bëhet pjesë e NATO-s dhe përsëri baza ushtarake në Veriun e projektuar për aneksim do të jenë Ushtria e Kosovës dhe forcat e NATO-s.

Edhe Edi Rama në Tiranë ka të njëjtin hall – pushtetin dhe pasurinë. Njësoj si miku i tij në kryqëzimin e Danubit e Savës, Rama lufton që të ndalojë hemoragjinë e votave të shqiptarëve në favor të tij.

Vuçiç është nervoz se e di se nuk e zhbën më pavarësinë e Kosovës, Rama është nervoz se nuk i bën më shqiptarët ta votojnë pushtetin e tij. Të dy gënjejnë veten, sepse nuk kanë shans të gënjejnë më ndonjë tjetër.

Vuçiç u përpoq ta ndihmojë Ramën, kur ia nisi vaksinat ruse anti-Covid dhe kur ia aranzhoi një takim të dështuar me presidentin francez, Emmanuel Macron. Ndërsa Rama u përpoq ta ndihmojë vëllaun e tij në Beograd, duke e përçarë klasën politike në Kosovë e në Shqipëri.

Ndryshimi i madh e rrënjësor në Kosovë është paralajmërim për pranvverën eshqiptare dhe dështimin e politikave nacionaliste të Serbisë. Eshtë preludi i ndryshimit që duhet e do të ndodhë më 25 prill në vendin tonë dhe i kthesës që duhet e do të marrë Serbia në pranverën e vitit 2022!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s