Kategori
Uncategorized

FRANKO GJON KRROQI, intelektuali që kandidoj dhe fitoj në përballjen elektorale në 31 Mars 1991, me Presidentin R. Alia!

Gjatë fushatës vinin provokatorë e më thonin se duhej të tërhiqesha, por ja bëja të qartë se “pa më qëndisur një yll të kuq në ballë nuk do të tërhiqesha”.

Asokohe një risi ka qënë dhe vota e rinisë, mes të cilëve dhe Lulzim Basha, pasi ai atë vit votoi për here të parë dhe më ka votuar mua.

Intervistat e Tij, në Mars 2011 e Prill 2012!
…”Kisha kurajon kur pranova kanditimin në Zonën 218, kam punuar në punë të vështirë në minierë dhe shumë herë jam përballur me vdekjen, pavarësisht se kërcënimet gjithmonë i kam pasur për shkak të natyrës time reaguese.

Gjatë fushatës vinin provokatorë e më thonin se duhej të tërhiqesha, por ja bëja të qartë se “pa më qëndisur një yll të kuq në ballë nuk do të tërhiqesha”.
Mitingu u mbajt në 24 Mars 1991 në shkollën “Partizani”, ndërsa R. Alia, po atë ditë dhe po në njëjtën orë kishte organizuar mitingun e tij në “Shkollën e Kuqe”.
Nuk pranova të shtyja mitingun dhe të dyja mitingjet u mbajtën në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.


Isha i vendosur ta çoja deri në fund sfidën.
Bëra një fushatë intelektuale, dinjitoze e
ajo që unë kisha kuptuar nga takimet në grupe me banorët e zonës dhe në miting, ishte se ajo zonë nuk donte t’ja jepte votën R. Alisë.


Kisha pregatitur një fjalim, por vazhdova pa të, akuzova në miting regjimin komunist dhe E. Hoxhën, përballë kisha R. Alinë pra isha në betejë me të, ai kishte eskortën, pushtetin (që ai e dinte se do ta humbiste), ndersa unë kisha entuziazmin, dashamirësinë e banorëve të asaj Zone dhe indinjatën e tyre.


…Banorët e lagjes meritonin falenderimin e parë, mbështetja e vendosur e këtyre banorëve kurajozë bënë që unë të fitoja përballë R. Alisë në atë kohë të vështirë.

R. Alia solli në atë zonë të votonin ushtarët, por edhe ata nuk votuan për të me sa duket.


Besimin që më dhanë banorët e asaj zone më 31 Mars, nuk e kam shpërdoruar.
Për zgjedhjet e 22 marsit 1992, që dihej se do të fitonte PD, banorët e asaj lagjeje më kërkuan të rikandidoja, por varej nga PD. Unë deklarova se nëse nuk kandidoj sërish në këtë zonë, nuk do të rikandidoj më. Ky ishte një pakt me banorët, të cilin unë e kam respektuar.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s