Kategori
Uncategorized

Emigrantë : Bashkoni zërin, votën, dhe fuqinë tuaj.

Gjatë 30 vjetëve jam duke punuar dhe jetuar në emigracion, dhe përkushtimi që kam zgjedhur është të kontribuoj për prioritet më kryesore të emigranteve shqiptarë në Greqi.

Në çdo përballje në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve jam përpjekur ta mbroj nderin e tyre dhe atë të vendit tim.

Jam munduar të mos e turpëroj Shqipërinë.

Të dashur miq…!

Jam pjesë e garës politike në zgjedhjet e 25 Prillit
Unë kam një mision përkushtimin ndaj problemeve të emigracionit dhe këtë do ta përmbush deri në fund!

Jam pjesë e garës politike në zgjedhjet e 25 Prillit. Jam kandidat i Partisë Emigracioni Shqiptar në Qarkun e Vlorës ne fletvotimin nr. 5 dhe i dyti ne liste në koalicion me tre parti te tjera në siglën ABEOK.

Është hapi në rrugëtimin tim politik të cilin e kam nisur për të parën here në strukturat e kësaj partie. Jam me këtë mision që do ta përmbush këtë përkushtim deri në fund.

Gjatë 30 vjetëve jam duke punuar dhe jetuar në emigracion, dhe përkushtimi që kam zgjedhur është të kontribuoj për prioritet më kryesore të emigranteve shqiptarë në Greqi. Në çdo përballje në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve jam përpjekur ta mbroj nderin e tyre dhe atë të vendit tim. Jam munduar të mos e turpëroj Shqipërinë.

Shume emigrantë e miq më kanë shprehur mendimin e tyre se, të përfaqësosh emigracionin në Parlamentin Shqiptar edhe pse je emigrant nuk eshte utopi.

Ndihem i privilegjuar që sot në ditën e pestë të fushatës , t’i drejtohem gjithë emigrantëve dhe familjeve të tyre, për të bërë bashkë idetë, sakrificen tonë për të sjell ndyshimin e madh ne mentalitet se emigracioni është dhe duhet të jetë pjesëmarrës në jetën politike .

Gjithçka që dua, është të punoj për zgjidhjen e këtyre prioritete si, mbrojtja e të drejtave të emigrantëve, njohja e pensioneve, drejta e votës, investimi i tyre në Shqipëri etj.

Ndaj, bashkohuni me mua…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s