Kategori
Uncategorized

Sot jemi para të vetmes zgjidhje, të shpëtojmë Shqipërinë nga mbytja dhe ta leme Rilindjen në fatin e saj.

Anija e Rilindjes ka kohë që ka filluar të fusë ujë nga të gjitha anët.

Nga Dritan Kaba/

OQEANI I VOTAVE POPULLORE, DO TE PERMBYTE ANIJEN E ”RILINDJES”.

Anija e Rilindjes ka kohë që ka filluar të fusë ujë nga të gjitha anët. Kapiteni i anijes është duke parë yjet dhe vazhdon e flet me to. Kërkon shpëtim për anijen e tij nga qielli. Një grup i dëshpëruar marinarësh rilindas, me këmbë mbi oqean, mundohen ta tërheqin, por kjo manovër është e pamundur.

Nuk tërhiqet dot lart anija me litarë.

Litartërheqësit e Rilindjes, po mundohen të ngrenë anijen, por litari real i tyre është në fytin e shqiptarëve. Sa me shumë përpiqen ta tërheqin atë, aq më shumë i marrin frymën shqiptarëve.


Të gjithë veç e veç dhe së bashku kanë kontribuar denjësisht në aktin e mbytjes pa kthim të anijes Rilindja, por shqiptarët duhet që me oqeanin e votave në 25 prill duhet të presin litarin, që po u merr frymen për të shpëtuar të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre.

Ndryshe anija e Rilindjes do përpijë me vorbullën e vet edhe Shqipërinë.

Sot shqiptarët kanë një qeveri që i urren. Një Kryeministër që i përbuz, i tall, i poshtëron.
Sot një grup injorantësh, të paaftësh, bashkëpunëtorë të Ndragheta-s, të grupeve kriminale, po fundos vendin. Ne nuk duhet ta lejojmë.

Referendumi i 25 prillit është për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar të tashmen dhe të ardhmen e saj.


Mjeshtri, tashmë i mirënjohur edhe në arenën ndërkombëtare me botimet e tij të shumta, patrioti i jashtëzakonshëm Avni Delvina na e sjell qartë këtë pamje.
Sot jemi para të vetmes zgjidhje, duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga mbytja dhe ta leme Rilindjen në fatin e saj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s