EâçfarĂ« tĂ« tĂ« themi sot me ikjen tĂ«nde, o Tika ????
Për pak ditë dhe ti do festoje 80 vjetorin e lindjes së babait tënd.
Por ti sprite. Ike.
Ike jo vetëm nga hallet, por dhe dhe nga malli i pa tretur per poetin, babain tënd Gencin.
Ai të la fëmijë, kur xhelatët e morë e torturuan, e lidhen me tela dhe e pushkatuan.
E mbuluan me gurë zalli bishat e diktaturës.
Mos vallë kjo dhimbje, të bëri të ikësh kaq shpejt .
Ndoshta
ju tani jeni takuar me të, dhe kuvendoni si dy engjej te lire, ai pyet dhe ti tregon.
Tregon…
hallet, vuajtjet, dhe persekutumin e pa fund.
Po çfarë do i tregosh Gencit me pare o Tika ?
Ti dhe familja jote u perballet me kaq ligesi hakmarrje dhe pabesi mbas pushkatimit te tij, sa nuk ka libĂ«r, roman, a dramĂ«, qĂ« ti permbledhi ato vuajtjeâŠ
Gjithsesi ti ke cfare ti tregosh Tika.
Gjyshen tende te mire, qe te rriti mes hallesh dhe malesh, atje ne germadhat e mbetura nga kulla e madhe në Bërzeshtë.
Motrën tënde.
Familjen tende te mbrekullueshme, femijet e tu si engjej.
Krenarine, mirësinë dhe urtesinë tënde, si një fisnik.
E nderove familjen, veten dhe Gencin.
Punove, jetove, dhe u largove me nder nga kjo botĂ«…

Mes halleve linde…
Veç dashurisë së gjyshesh tënde hallemadhe.
Mes halleve, varfërisë, pabesive, dhe hakmarrjes jetove.
E ashtu edhe nga kjo jetĂ«, mes hallesh u largove…
Sot iku në amshim njÚ nga të paktet ish te persekutuar fisnikë.
Sot iku pĂ«rgjithmone jo hakmarrsi, por falĂ«si, dhe i miri …Tika…
Djali i Poetit të pushkatuar, Genci Lekes.
Sot iku ai qĂ« sâduhet tĂ« ikte kaq shpejt nĂ« amshim…
I miri Petrika Leka.
Qytetari fisnik që dha vetem dashuri dhe miresi.
Po pse ?
Po pse vdekja duhet te te zgjidhte ty o vlla ??
Pse ty o Tika pse ?
Sot ti ike ne amshim.
Engjell i pa fajshëm qe u persekutove qysh në kerthizen e nenes, drejtësi kërkove, por kurre hakmarrje nuk kërkove.
Edhe kur ishe pjesĂ« e policisĂ« sĂ« shtetit, ti kurre sâu hakmorre, por ngele ti qytetari, ngele fisniku Petrika Leka, djali i poetit…

Tika, ti ishe një qytetar shpirt madh dhe gojë ëmbël.
Tika,
Ti një fëmijë i pafajshëm i persekutuar deri ne palcë nga regjimi komunist, dhe i lëne në harresë edhe nga demokracia.
Tika .
Vrasësit e babajt tënd nuk u ngopën me vuajtjet dhe hallet e tua.
Ata…
Sapo u rikthyen ne pushtet mĂ« 2005 pa asnjĂ« shkak, te larguan edhe nga puna duke te lenĂ« ne mes te kater rrugeve….
VĂ«rtet… O Tika…siç dhe kemi folur…
QĂ« te fitosh…duhet te ishe dhe jesh lĂ«pirĂ«s i sistemit, pĂ«rndryshe siç ishe do ngelesh, ne mos me keq…
I shtypur…
I dhunuar, i persekutuar, jo vetem nga ata qe te persekutuan dikur……Por edhe nga agallaret e rinj ne demokraci qe prej teje veç fituan.
Lamtumire Tika ! đąđąđą
Shpirti i jot u prehtë në paqe.




https://alinsweden.blog/2019/06/17/cfare-emri-kerkon-mor-kelysh-armiku/