Kategori
Uncategorized

NGA SHEFI MADHOR I SIGURIMIT QË MERREJ ME MARTIN CAMAJN, TEK DHËNDRI DHE I BIRI QË PENGUAN DREJTËSINË NË DITËT E SOTME.

Në dinasti familjare e lidhur që në zanafillën e saj më Sigurimin e Diktaturës terroriste, që ka trashëguar nepotikisht ekskluzivitetin kundër lirisë dhe njerëzve që kërkojnë të jenë të lirë.

Për të kuptuar enigmën e zezë, se pse dështon çdo përpjekje për reformë në Drejtësi, duhet ta hedhim vështrimin shumë prapa, në retrospektivë, që të bindemi: nga cilat duar na shërbehet Drejtësia? Ky është njëri nga modelet e shumta tipike, se nga ç’prejardhje zgjidhen “ekspertët”, që na servirin ligjet dhe se si i bllokojnë ata ligjet e drejta.

Kësaj here ju ftoj të ndiqni një model, se si është trashëguar monopoli politiko-ideologjik i bërjes dhe varrosjes së Drejtësisë, pikërisht nga një dinasti nepotike e lidhur me regjimin gjakatar të Enver Hoxhës, të mësuar të urrejnë genetikisht, që heret kundërshtarët e komunizmit.

E fillojmë gjenezën me Ymer Berberin, me detyrën zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit.

Ai është njëri nga drejtuesit e armës famëkeqe që merrej me Martin Camajn.

Ymeri është vjehrri i Fatmir Xhafës që është arkitekti kryesor i “reformës në drejtësi”, si dhe babai i ish gjyqtarit kushtetues Sokol Berberi.

Për kujtesë, Sokoli ishte relator i Gjykatës Kushtetuese në vendimi nr. 9, datë 23.3.2010 që rrëzoi “ligjin nr.10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”.

Rrëzimi u kërkua nga Partia Socialiste, Shoqata Kombëtare e Prokurorëve (përfaqësuar nga djali i një xhelati komunist) dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (përfaqësuar nga Vasilika Hysi).
Mirë e thotë në një intervistë shkrimtari dhe ish i burgosuri politik, Visar Zhiti: “Këta vunë të bëjnë Demokracinë po ata njerëz që bënë Diktaturën”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s