Nga Herion Mesi-

Qeveria e Rilindjes ka thyer çdo limit korrupsioni, ka rekordin sa as një qeveri tjetër në lidhjet e saj me krimin e organizuar, manipulon me mediat sa askush tjetër në këto 30 vite, blenë ndërkombëtarët në Tiranë, por dhe në Bruksel sa askujt nuk i shkon në mëndje se si lëvizin milionat e eurove në xhepat e kësaj shpure ndërkombëtarësh që na japin leksione për demokracinë.
Sa qindra mijë euro marrin në dorë apo kur shkojnë gjoja me çanta diplomatike te shefi Rilindjes?
E dalin buzagaz, pas takimit!
Jo të gjithë ndërkombëtarët marrin nga Rilindja, por disa po!
Dalëngadalë, si me dosjet e Dibrës, do dalin edhe emrat e këtyre ndërkombëtarëve që hanë në grazhdin e Rilindjes, tani para zgjedhjeve.