Kategori
Uncategorized

Qeverisje halabakësh, apo…?

Ne 25 prill duhet rrezuar Haxhi Qamili i shekullit 21.

Duhet bere zgjidhja nese Shqiperine e duam nen nje qeverri halabakesh si kjo e sotmja, apo duhet nje qeverri e se ardhmes sic Shqiptaret e meritojne.

Duhet bere zgjidhja nese si komb do te prosperojme dhe te behemi zot te vetes, apo te vazhdojme te mbetemi shegerte te mafies dhe horrave te politikave dhe financave ne bote.

Kurdo qe te harruarit jane qytetaret, sistemi politik mbeshtetet ne pakicen e perbere nga mashtrues, hajdute, xhepiste apo cdo kriminel ordiner. Qytetaret gjithnje qendrojne larg ketyre grupeve shoqerore, nderkohe qe qeverrisja i permbledh per te kercenuar dhe intimiduar njerezit e ndershem dhe te drejtet. Fenomeni i lidhjes se qeverrise me krimin lokal sjell shkeputjen me qytetaret dhe abandonimin e tyre nga qeverrisja. Ne te njejten kohe pushteti ne marredhenie reciproke me krimin ordiner lokal krijon bazat e forta per zgjedhjet e ardheshme permes grupeve te krimit te organizuar dhe intimidimit te votuesve te rregullt dhe rritjes se pakenaqesise ne grupin gri te votuesve ne Shqiperi qe ne cdo zgjedhje po rritet. Shembulli me ekstrem ishin zgjedhjet lokale ne 2019 ku perqindja e votuesve ishte aq e ulet sa ne cdo vend demokratik ne bote zgjedhjet do te perseriteshin per mospjesemarrje.

Kjo eshte Shqiperia sot ne vitin 2021, tete vjet pas qeverrisjes se nje grupi qe uzurpoi kryesine e PS ne nje moment kur kjo parti po akuzohej per korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. U fol per rilindje, por nga veprim kjo fjale u shnderrua ne emrin e nje organizate kriminale ne pushtet ku parate e qytetareve thjesht levizin mekanizmin e pastrimit te parave te cdo organizate mafioze ne bote. Kjo eshte arsyeja se edhe ne korrupsion dhe lidhje me organizatat kriminale qeverrisja Shqiptare shihet si ciraket e parave te pista. Ka qene qeverrisja e Edi Rames, qe e shnderroi Shqiperine, nga nje vend anetar i NATO-s dhe aspirant per anetaresim ne BE, ne nje vend te botes se katert.

Vetem ne vende te tilla qeverritaret lumturohen kur ndodhin fatkeqesi natyrore dhe bandite si Rama, Ahmetaj e Veliaj nisin mashtrimet per gjoja ndihma apo kredi qe do te sjellin rindertimin apo edhe zhvillimin. Ne fakt ato pak para qe thithen nga institucionet nderkombetare, permes raporteve te organizatave te mbeshtetura nga Soros, perdoren per te pastruar parate e droges qe vijne nga grupe te ndryshme mafioze. Keto grupe kane gjunjezuar tashme politikanet Shqiptare qe qeverrisin dhe kjo eshte arsyeja se kjo qeverrisje eshte kthyer ne nje grup te ndyre halabakesh qe mashtrojne e vjedhin cdo dite, qe kane harruar nene e babe, pasi po te kujtonin te tyret do te shihnin edhe te te tjereve se ne cfare mjerimi jetojne.

Qeverri halabakesh pasi jane kthyer ne mashtrues ordiner edhe pse sot dalin neper media sociale apo tekevizione qe jane blere prej tyre. Ata nuk kane asnje ndryshim nga mashtruesit qe gjen kudo neper kafenete e qyteteve te medha te Shqiperise. Po te degjosh ata neper tavolina bejne muhabete 100 miliona euroshe, por qe synojne dicka tek nje milion nese jane me fat the viktima bie. Kjo eshte edhe qeverria e halabakeve te Tiranes, qe flet per qindra miliona euro neper televizione apo media sociale dhe keto ndodhin neper letra. Nderkohe qe ne Shqiperi mbeten pak miliona per xhepat e Rames, Ahmetajt, Balles dhe patjeter Veliaj, si halabaku me i ri dhe asnje qindarke per qytetaret.

Nje qeverri e ndershme tregon se edhe nese kemi pak ne buxhetin e shtetit do t’i bejme me shume ne rrugen me te thjeshte per qytetaret dhe biznesin e mesem e te vogel. Nje qeverri e ndershme duhet te kerkoje me forcen e ligjit parate e vjedhura nga oligarket qe duhet te mbeten si nje term i se djeshmes.

Keto para duhet t’i kthehen Shqiptareve. Vetem ne kete menyre qytetaret do te binden, jo per te votuar kunder nje qeverrisje halabakesh qe humbi ne vitin 2019, por per te votuar masivisht pro nje qeverrisje te re pro qytetarit, pra biznesit te vogel dhe te mesem, pro nxitjes se biznesit si veprim i forte perballe papunesise, pro ligjit dhe rregullit si praktikat me te mira ne mbrojtje te konkurrences se ndershme ne biznes apo edhe sigurise se familjes dhe qytetarit. Vetem keto n’a bejne te forte si qytetare dhe si te tille mund te shpresojme tek familja e forte. Qytetar i forte, familje e forte dhe patjeter komb i forte. Vetem nje komb i tille voton per qeverri te forte dhe rrezon halabaket qe kane qeverrisur ne Shqiperi tete vitet e fundit. Ne 25 prill Shqiptaret duhet te rrezojne Haxhi Qamilin e shekullit 21 dhe vetem keshtu do te hyje ne histori Edi Rama perballe kombit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s