Kategori
Uncategorized

Një letër bakalli nga Amerika

Të thuash se Dvorani është kampion antikorrupsioni është jo vetëm fyerje, por një akt publik kundërprodhues në raport me një vend, të cilit në statistika i kualifikohen edhe ëndrrat:

Ëndrra e shqiptarëve për Europën, ëndrra jonë për SHBA e kështu me radhë.

Ndaj le ta marrim këtë dëftesë për atë që është: një letër bakalli nga Amerika.

Që sot mund të duket si kambial me shumë vlerë, por që koha, e afërta madje, do ta vendosë aty ku e ka vendin. Sepse as Amerika nuk është më ajo e para dhe mesa duket është e vendosur të mbështesë verbërisht një klasë të diskredituarish ndërkohë që predikon avenirin demokratik të një shteti të dështuar.

Ardian Dvorani është bërë sot sërsih lajm në mediat e pushtetit me njoftimin se ai ka marrë një vlerësim në SHBA si një ndër “kampionët ndërkombëtarë të anti-korrupsionit”. Fjalë këto të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Motivacioni:

Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë

Pra sot nga administrata e re amerikane na vjen një dëftesë pjekurie me nota lavdërimi brenda për një gjyqtar I cili sipas vlerësimeve edhe ndërkombëtare u bë shkak për krizën në Gjykatën Kushtetuese. Jetojmë në një kohë që është karakterizuar si modernitet fluid, ku pasiguria është siguria e vetme. Ndaj këto dëftesa amerikane duhen parë në këtë konteskt të pasigurisë së përgjithshme, të krijuar kryesisht nga narrativat e mbyllura dhe inerte që i bëjnë karshillëk realitetit.

Ne jetojmë në një vend, por janë të tjerë që na thonë se kush bën e kush nuk bën, kush është i korruptuar e kush jo, sesa mirë ecën ekonomia dhe se ku po lëvizim. Ne votojmë, por votën tonë e certifikon Amerika.

Mund të vazhdojë gjatë kjo listë veprimtarish për të cilat shkruhet se jemi protagonistë, por që në fakt na vendosin në pozitën e dëshmitarit dhe firmëtarit pa vlerë. Sepse dëftesa të tilla janë akte sovranizimi të politikave të caktuara në një vend qesharak dhe mjeran, që refuzon të kuptojë dhe pranojë lirinë.

Të thuash se Dvorani është kampion antikorrupsioni është jo vetëm fyerje, por një akt publik kundërprodhues në raport me një vend, të cilit në statistika i kualifikohen edhe ëndrrat: Ëndrra e shqiptarëve për Europën, ëndrra jonë për SHBA e kështu me radhë. Ndaj le ta marrim këtë dëftesë për atë që është: një letër bakalli nga Amerika. Që sot mund të duket si kambial me shumë vlerë, por që koha, e afërta madje, do ta vendosë aty ku e ka vendin. Sepse as Amerika nuk është më ajo e para dhe mesa duket është e vendosur të mbështesë verbërisht një klasë të diskredituarish ndërkohë që predikon avenirin demokratik të një shteti të dështuar.

S.Zaimi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s