Kategori
Uncategorized

Idrizi: Pa Çamërinë, Shqipëria është e mangët. Ata që luajnë me harta janë tradhtarë .

Këto dritëshkurtër që duan të heqin Çamërinë nga tekstet e shkollave nuk e kuptojnë se është njësoj se të heqësh fjalën Shqipëri. Kur thua Shqipëri ke thënë Çamëri. 

Kur thua Dardan ke thënë Shqipëri. Shqipëria është një nga ‘Molla e kuqe’ deri në Prevezë e në Artë. Kur thua Kosovë ke thënë Çamëri sepse të gjithëve na bashkon një gjuhë dhe një komb, një flamur.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ftuar në 30-vjetorin e krijimit të Shoqatës Çamëria, deklaroi se e ka për krenari që është çam.

Idrizi theksoi se Shqipëria pa Çamërinë e Kosovën është e mangët, kurse shtoi se të gjithë çamët e shqiptarët duhet ta çojnë në vend amanetin e të parëve.

Për Idrizin, kush do që luan me harta dhe me laps në dorë është tradhëtar.

Shpëtim Idrizi:

‘Çamëria është e shkruar në ADN-në tonë ndaj ne nuk i arratisemi dot asaj. Na gjenin në politikë teksa mundohen të na zhduknin, por ne sërish çohemi. Na gjenin në librat e shkollës që dikush tenton ta heqë emrin çam dhe ne prapë do çohemi. Ne me trup jemi këtu por kokën e kemi nga Çamëria. Ju përmenda tekstet e shkollave që dikush i marrë kërkon ta heqë emrin Çamëri. Këto dritëshkurtër që duan të heqin Çamërinë nga tekstet e shkollave nuk e kuptojnë se është njësoj se të heqësh fjalën Shqipëri. Kur thua Shqipëri ke thënë Çamëri.

Kur thua Dardan ke thënë Shqipëri. Shqipëria është një nga ‘Molla e kuqe’ deri në Prevezë e në Artë. Kur thua Kosovë ke thënë Çamëri sepse të gjithëve na bashkon një gjuhë dhe një komb, një flamur. Në vitin 1990 kur themelohej shoqata jonë disa thonë lart e poshtë se çështja çame është e vdekur por sot fatkeqësisht kanë vdekur ata dhe jo çështje çame. Sot është dita kur Skëndërbeu ka ndërruar jetë. Heroi jonë është gjallë dhe vetëm lartësohet në kohë. Ata që ulen në biseda me harta dhe laps në dorë dhe marrin përsipër fatin e vendit duken si idiotë të Athinës dhe tradhtarë të Shqipërisë.

Çamëria është çështje e identitetit kombëtar edhe në tregun ekonomik Çamëria dhe Kosova e bëjnë Shqipërinë shtet dhe komb. Copëtimin e mban Shqipërinë të varfër. Që të thuash ‘Çam jam’ nuk ke nevojë të jesh çam por të jesh Shqiptar. Pa Çamërinë jeni sakat dhe jeni të mangut si shqiptar. Është biologjike për Shqipërinë që të ketë të gjithë pjesët e trupit të saj.

Këto burra që 30 vite më parë ngritën shoqatën, në 2004 pasi u rrahën në dyert e parlamentit shqiptar krijuar PDIU sepse vetëm përmes politikës mund ta çojmë përpara çështjen e Shqipërisë. Ne nuk e donim përballjen por përballë do na kenë gjithmonë. Shoqata Çamëria dhe PDIU janë lëvizje kombëtare. Ata që duan të na fshijnë emrin le ta rrotullojnë si duan ligjin elektoral’.

Në fjalën e tij Idrizi u shpreh se kur ai para 30 vjetëve ishte ndër studentët e dhjetorit për të rrëzuar diktaturën, burra të mençur nisën të krijonin Shoqërinë Atdhetare Patriotike ‘Çamëria’.

 ‘Sot, na gjeni në politikë, teksa mundohen të na zhdukin dhe ne prapë çohemi. Na gjeni tek librat e shkollës, ku na heqin madje emrin ‘çam’ dhe ‘Çamëri’ dhe ne prapë çohemi. Na gjeni tek zgjedhjet, kur na vjedhin dhe ne prapë çohemi. Na gjeni, kur na vrasin dhe rivrasin me paktet e errëta për të shitur atdheun dhe ne prapë çohemi…. derisa të gjejmë zgjidhje dhe prehje vetëm në tokën tonë’.

Ai u shpreh se fitorja më e madhe sot është faktorizimi i Çështjes Çame.

‘Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë do të kemi grupin tonë parlamentar, zërin tonë. Këto katër u përballëm me pushtetin që donte të na fshinte emrin. Por PDIU është lëvizje kombëtare, që do të çojë para Çështjen Shqiptare Çame, do të jemi bashkëkrijues të shumicës dhe qeverisë së nesërme’.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s