
Gazetari Dritan Kaba shprehet se opozita duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Policinë e Shtetit. Ligji i miratuar pak ditë më parë i jep policisë kompetencë shesë për zgjedhjet.
Kaba thotë se zbatimi i këtij ligji rrezikon të kthejë Shqipërinë në një shtet policor. “Opozita nuk duhet te humbe asnjë minute për të çuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Policinë e Shtetit. Është një ligj thellësisht antikushtetues dhe me ndikim të madh në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse duam zgjedhje sa do pak te lira, ku ligj duhet rrezuar menjëherë. Nuk kanë nevojë të bëjnë shume përpjekje, dekreti i Presidentit i ka të sqaruara në mënyrën më të mirë të mundshme antikushtetutahmerinë e këtij ligji, që e kthen edhe de jure Shqipërinë në një shtet policor dhe autokrat”,- deklaron Kaba.
Ligji për Policinë e Shtetit u kthye nga Presidenti Ilir Meta, por mazhoranca e PS e rivotoi pa asnjë ndryshim.
Kaba thotë se edhe ligji mbi Tatimin e Dividentit që u fali oligarkëve miliona euro taksa duhet hetuar për të nxjerrë para përgjegjësisë gjithë ata që firmosën në qeveri dhe e votuan në Kuvend. “Nëse ka ligj, që çon pas hekurave të gjithë hartuesit në qeveri dhe miratuesit në Parlament dhe që tregon qartë antikushtetshmerine e këtij Parlamenti të dalë nga votat e blera nga krimi i organizuar dhe oligarkët është ligji mbi tatimin e dividentit. Me se paku me akuzën për shpërdorim detyre për të gjithë ata që bënë procedurat dhe votuan. Janë miliona euro që i mungojnë buxhetit te shtetit,- shprehet Kaba.