Gjeneral Hysen Arapi.

Dhe kjo jo vetem duhet thene me ze te larte, por duhet te behet çeshtje e opinionit publik , te ftohet ai ne nje reagim te fuqishem per te parandaluar rrezikun qe i kanoset vendit .
- Çeshtja e detit me Greqine eshte sot sfida me e madhe me te cilen ballafaqohen shqiptaret.
Ne kete ceshtje kane deshtuar te gjitha palet, ku here per pa aftesine e specialisteve dhe here nga zelli per te mbyllur disa llogari, me shume se ceshtja e detit, ka qene çeshtja e pushtetit.
▪️Çu bene ato komisionet e famshme te negocimit me palen greke??? - ▪️Si deshtuan negocimet ? Per cilat shkaqe ?
▪️Ideja e kujt ishte dergimi i ceshtjes ne gjykaten nderkombetare ?
▪️Si ka mundesi qe pothuajse te gjitha palet bien dakord per ta derguar ceshtjen ne gjykaten nderkombetare, ne nje kohe qe Greqia ndryshoi rregullat e lojes me zgjerimin nga 6 ne 12 milje te kufirit detar, ( kur me Italine e ka 6 milje !!!)e kur dihet se ne çdo lloj gjykate do te jemi te humbur per shume aresye , ku me kryesorja mbetet niveli i larte i perfaqesuesve dhe pervoja thuajse mbi 100 vjecare e grekeve ne keto ceshtje.
🔹Ne se Greqia e ka zgjidhur me konsensus ceshtjen ZEE me Egjiptin e Italine, perse te mos e zgjidhte dhe me Shqiperine ,aq me teper kur sot flitet per marredhenie te shkelqyera e miqesi te madhe mes dy vendeve ??
▪️Perse nuk permendet me Gjykata Kushtetutese e cila me te drejte rrezoi marreveshjen e pare ? - ▪️Kush ka te drejte te shkele apo ti anashkaloje ato vendime .Ku jane ata patriotet qe slane studio televizive pa mallkuar marreveshjen e qeverise se meparshme e tani heshtin si fija e barit apo nen ze belbezojne se gjendja eshte serioze e duhet rritur vigjilenca.( cfare hipokritesh)!
🌑Po gjendja eshte vertete shume serioze dhe ajo qe e shpeton eshte qe Shqiperia nje minute e me pare te terhiqet nga bisedimet , derisa Greqia te rikthehet ne pozicionin e meparshem, te dy vendet te largohen perfundimisht nga idea e zgjidhjes se çeshtjes nga nje gjykate nderkombetare ,qe do te rezultonte nje katastrofe e vertete per Shqiperine e me pas me krijimin e kushteve te rifillonin bisedimet dypaleshe per ndarjen e zonave ekskluzive ekonomike mes dy vendeve. 🔹Kufiri detar me Greqine eshte i percaktuar dhe ska nevoje per asnje lloj diskutimi apo marreveshje.
▪️Cdo gje tjeter bie ere, qe shqiptaret nuk duhet ta durojne.
▪️Shqiperia nuk mund te behet kurban i askujt, e te perdoret si precedent per perfitime te nje shteti ndaj nje shteti tjeter ne percaktimin e kufirit detar apo percaktimin e ZEE.
▪️E ne se te tjeret I zgjidhin keto probleme siç ka treguar koha jo e larget me forcen e armeve, Shqiperia nuk e ka kete luks, ndaj e vetmja gje mbetet thirrja e ndergjegjes kombetare dhe reagimi i fuqishem per te ndaluar kete maskarade ende te pakonsumuar plotesisht. - 🔹Kjo eshte sfida e rradhes per shqiptaret te cilet duhet te zgjedhin mes krenarise dhe poshterimit, ndermjet patriotizmit te vertete apo pranimit kokeulur te tradhetise se rradhes.