Ju mund të na kërcënoni dhe pengoni për një moment, por kurrë nuk mund ti mohoni përgjithmonë, një populli dhe një kombi ekzistencën, lirinë dhe të drejtat themelore të garantuara dhe mbrojtura me ligj nga kushtetuta e vëndit të tij.
Zonja Kim dhe Ambasadorët duhet të flasin me gjuhen e së vërtetës në mbrojtje të demokracisë, dhe jo si zdhënës të shkaktarit kryesor të kesaj situate dhe gjendjeje të rëndë në Shqipëri.
Ata duhet të dënojnë dhe ndalojne lidhjet e kesaj qeverie me vjedhjen e votës, trafikun e droges dhe krimin e organizuar, emigrimin, dhunën policore-shtetërore te kesaj narkoqeverie ndaj rinisë dhe fëmijëve që protestojnë për jetën e tyre, lirinë dhe të drejtat e tyre. (gje që ambasadorja se kanë bërë kurrë)
Nese Zonja Kim, do ta bente këtë veprim në emër të “stabilitetit” duke toleruar dhunen e pushtetit dhe të mundohej të ndalonte protestat rinore kunder nje neodiktature që po shtyp të drejtat dhe lirite e qytetareve, në vëndin e saj, apo në gjitonin tonë Greqinë, jo qytetaret e rritur, por fëmijët greke do ti jepnin një pergjigje tjetër, pak më jashte kornizes diplomatike. (shënim i blogspot)

Monika Kryemadhi – Yuri Kim
Kryemadhi: Nuk kam pse bëj deklaratë publike për një protestë që nuk e kam thirrur unë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka kërkuar që të bëjë një deklaratë për të’i bërë thirrje të rinjve të LSI-së të heqin dorë nga aktet vandal në protestë.
Por ajo u shpreh se nuk ka pse të bëjë një deklaratë të tillë, pasi nuk është ajo që e ka thirrur protestën.
“Ambasadorja sipas të dhënave të saj, kishte të dhëna që paguheshin protestuesit për të dalë dhe për të dhunuar, nëse i ka le t’ja çojë drejtësisë.
Le t’i çojë në prokurori nëse ka ndonjë gjë.
Më kërkoi si kryetare e LSI-së që të rinjtë tanë t’i largonin nga aktet vandal.
Unë i a bëra shumë të qartë që në filozofinë e Monika Kryemadhit, të shkatërrosh pronën publike, është të bësh Edi ramën nga kriminel në viktimë, sepse Klodian Rashën nuk e vranë muret e kryeministrisë, as policët pa maskë, e vrau arroganca e qeverisë.
Unë nuk kam pse të bëj një deklaratë publike për një protestë që nuk e kam thirrur unë”, tha Kryemadhi.