Kategori
Uncategorized

Populli ka jo vetem te drejte, por dhe DETYREN te hedhe poshte cdo qeveri ,qe nuk i siguron qytetareve te drejtat e patjetersueshme e te pamohueshme, duke perfshire te drejten e jetes,lirise dhe te drejten per te gjetur lumturine.

Gjeneral Hysen Arapi /

Ne Deklaraten e Pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes thuhet qe populli jo vetem e ka te drejte, por gjithashtu ka DETYREN te hedhe poshte cdo qeveri ,qe nuk i siguron qytetareve te drejtat e patjetersueshme e te pamohueshme, duke perfshire te drejten e jetes, te lirise dhe te drejten per te gjetur lumturine.


E citova kete pasazh, per tua kujtuar atyre qe revolten e te rinjve te pashprese, duan ta paraqesin si levizje vandalesh, halabakesh e deri dhe ekstremistesh islamike si te Boko Haram.( sa turp) , qe u duhen thyer brinjet, dhe jo si nje te drejte fundamentale, per nje jete me te mire.

Edhe per te gjithe ata qe shajne e mallkojne per thyerjen e disa xhamave, pemeve kaucuku, kazane plehrash apo semafore e qe mbyllin syte per rrahjet e gjakosjet e te rinjve edhe kur i kane duart e lidhura, per perdorimin pa hesap te gazit toksik qe shkaterron organizmin e atyre femijeve apo te rinjve , per dajakun ndaj gazetareve jashte e brenda komisariateve te policise etj.

Jam kategorikisht kunder cdo dhune, por ju lutem :thyerjen e xhamave, semaforeve ,kazaneve te plehrave,apo shkaterrimin e orendive te nje selie lokale , ne deshperim e siper nga te rinjte , mos e hiperbolizoni ne permasat e nje tragjedie, a thua se eshte shkaterruar Jeruzalemi nga kryqezatat, apo Vatikani nga Boko Haram.
Keqardhje dhe per opoziten ,per keqardhjen e saj per kete situate .
Foto ilustruese:”Dhuna” e policise amerikane kur digjeshin qytete te tera nga “Antifa”(financuar nga Sorros),pas vrasjes se nje qytetari me ngjyre! Eshte per tu marre shembull nga policia qe paguhet nga taksat tona, apo jo???

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s