
Ajo qe ka ndodhur sot ne te gjithe Tiranen, cep me cep, rruge me rruge, shesh me shesh, pallat ne pallat, ku forcat e nderhyrjes se shpejte nuk lane te ri e te re pa arrestuar, eshte fiks veprim i nje shteti policor.
Forcat e Nderhyrjes se Shpejte mbinin si hije, gjithkund, me nje fryme terrorizuese dhe kapnin te rinj qe na thoshin para milrofonit “per zotin, s’jam ne proteste” na thoshin me lote ne sy, neve te pamundurit per te bere dicka me shume vecse ti transmetonim live te gjitha pamjet.
Ishin pamje te renda, te nje shteti qe deri sot ka larguar rinine nga ky vend, e nga sot i ka bere ata qe te kene frike te thone: Do dal ne proteste.
Ky eshte nje projekt, per te terrorizuar te rinjte qe duan te protestojne, duke u ngulitur frike se protesta eshte krim.
Ajo qe ka ndodhur sot e 4 dite me radhe eshte terrorizuese dhe ka vetem nje qellim, shtypjen e ketij populli qe shpresa i ka humbur e vritet mes nate ne nje rrugice te errer te ketij qyteti fantazme.
Naten e mire, e ju (pushtetare te kollarosur) mos pafshi piken e hajrit!
©️ Isa Myzyraj