
Përveç krimeve të diktaturës, duhen renditur edhe mekatet e demokracisë.
Mekatet e demokracisë janë të larmishme dhe të shumta:
Vjedhja:
Vjedhja dhe shitblerja e votës, korrupsioni me tenderat, korrupsioni i organizmave ndërkombëtarë në kurrizin tonë, krijimi i mitit të doganierit, kthimi i mjekëve nga humanistë në xhepistë, abuzimi me ilaçet, shkatërrimi i pyjeve, abuzimet me pronat, kthimi i gjakmarrjes, trafikimi i fëmijëve, trafikimi i femrave,
Vrasjet dhe Korrupsioni:
Vrasjet, korrupsioni i sistemit të drejtësisë, abuzimi me ndihmën sociale, moskthimi i pronës te pronari legjitim, grabitja masive e kursimeve të shqiptarëve nga firmat piramidale, trafiku i makinave, trafiku i armëve, grabitja e municioneve, shkatërrimi i pasurisë ushtarake, zhdukja e transportit hekurudhor, shitja për një copë bukë e aseteve kombëtare, tentativa për shitje të kufijve, vjedhja e naftës dhe aseteve naftënxjerrëse, falsifikimi i diplomave, shitja e zhivës së kuqe, vjedhja e thesarit të shtetit, tentativa për vëllavrasje Veri-Jug, vjedhja e ikonave.
Shitblerja:
Shitblerja e pushtetit, personalizimi i pushtetit, trafiku i klandestinëve, vjedhja e energjisë elektrike, mosndëshkimi për shkak të imuniteteve, shtimi i njerëzve të mirë (magjistarët, shëruesit, profetët, fallxhorët), trafiku i drogës, prodhimi dhe përdorimi i drogës,diagnostikimet e gabuara të sëmundjeve, shtimi i krimit në familje, përhapja e pedofilisë, rrëmbimi i personave-pengmarrja, blerja e diplomave të huaja, privatizimi i konkurrimeve publike, pasurimi i përfaqësuesve të shoqërisë civile, skllavërimi i shoqërisë civile,
Dosjet:
Mos-hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, kthimi i Shqipërisë në një problem të vazhdueshëm për ndërkombëtarët, falsifikimi i pijeve, krijimi i mitit të sekserit, abuzimi nga kompanitë celulare, abuzimi që bankat bëjnë me kredidhënien për shkak të mungesës së informimit të publikut, shtimi i kredive të këqija pa pritur e papandyer, asfalti elektoral, degjenerimi i qyteteve-muze, ndotja e ajrit në përmasa biblike, ndotja akustike.
Shitja e dosjeve të komunizmit te agjenturat e huaja, sorollatja e qytetarëve nga sistemi bankar që nuk respekton afatet dhe kontratat, mostrajtimi i minorancave, kioskëzimi, vrasja e shqiptarëve në kufi, mosdënimi i krimeve të komunizmit,
Monopolet:
Krijimi i monopoleve ekonomike, vrasja e biznesmenëve, mungesa e sigurisë ushqimore, veshja e shqiptarëve me hedhurina, lënia e shtetësisë shqiptare, shitja e medias te politika, shitja e minierave për dy groshë, shitja e librave në rrugë, politikanë që deklarohen të varfër dhe jetojnë si të pasur.
Futja e dhunshme e milionerëve dhe krimineleve në politikë, mungesa e ujit në rubinet, shkatërrimi i monumenteve natyrore dhe kulturore, caktimi i festave me ligj,