Kategori
Uncategorized

Policia sekrete organizon nje 🔫 2 Prill 🔫te ri ne Shkodër.

E njeja gje, i njejti veprim që behej ne vitet 1991 me elementin kontigjen te sigurimit te shtetit te futur nga vete keta brenda protestuesve dhe demostruesve te pare demokratë.

E njejta gje, i njejti veprim edhe sot nga e njejta parti e pa reformuar kurrë, aq me keq kur ne krye te saj jane kethyer bijte, bijat, niprit, mbesat e ish byrose politike komuniste, ish sigurimsat dhe bashkpuntoret e tyre.

Ne 1990-1 Shefat e sigurimit mbasi i instruktonin kontigjentin e tyre dhe te policise, ish te denuar ordinere, vjedhes, matrapaze (por dhe bashkpuntore te tyre te hapur,) te futeshin si trima, heronj qe sndaleshin para asgjeje, brenda grupimeve te antikomunisteve, sindikalisteve, partive opozitare, jo vetem ti survejonin drejtuesit e ketyre levizjeve, por te benin veprime te dhunshme, te krijonin incidente gjate manifestimeve dhe jashte tyre.

Ndersa ne mbremje naten keta monstra takoheshin raportonin dhe merrnin udhezime te reja per veprimet e tyre nga shefat….

E gjitha kjo per te perhapur ne popull dhe ne nderkombetaret genjeshtren, se keta nuk jane protestues por hulugane qe nuk duan pluralizmin politik, por duan të shkaterrojne institucionet e shtetit.

Keto veprime ogurzeza i dinin dhe i dine gjithe ish koleget e mij ne polici aso kohe, te cilet ju ruheshin per vete ketij kontigjenti matrapazesh dhe hajdutë të ndyre….

Në foto policet e krimeve qe organizuan dhunen ne Shkodër.

Sot perseri policia sekrete brenda partise socialiste, nje si ish sigurimi i shtetit, infiltron persona të njohur dhe pa njohur brenda turmes se protestuesve per te krijuar incidende jo vetem me pjesen tjeter te policisë dhe institucioneve, por dhe per te mashtruar nderkombetaret se keto protesta nuk jane te rinise qytetare, por te huliganeve te opozites..

E ne fakt huluganet nuk jane as opozitare, as qytetare, por oficere partiake te policise se shtetit

Njeri prej tyre qe organizoj keto djegie dhe shkaterrime si ne 2 Prillin e 1991, ishte oficeri i policise kriminale, (policise partiake) Redi Shullani . ( ne foto)

Gjithashtu pjese e turmes si civil ishte nje polic i denuar me pare per skemen e fajdeve por vazhdon akoma te jetë polic ne sektorin e krimeve. Ne keto shkaterrime nuk mungonte as polici Gjergj Gjeloshi.

Kjo per të zhbere te verteten e aktualitetit të rende shqiptar sidomos te protestave te te rinjve shqiptare ndaj vrasjes se Klodianit nga policia, por dhe te gjendies se rende te krijuar nga varferia, pasiguria, krimi dhe mbyllja e alternativave ndaj tyre.

Shkodra gjithmone eshte vene nen shenjimin e ish sigurimit te shtetit per te zbrazur atje hakmarrjen ndaj patriotizmit, kultures dhe intelektualizmit te qytetareve Shkodrane.

Bastardet e ish sigurimit te vjeter dhe te rinj, jane futur dhe punojne nen toke si urithet ne shkoder, kno te zbrazur ne qytetin antikomunist hakmarrjen e ndyre të mbledhur qysh nga 1990_ta ndaj qytetareve dhe levizjeve te para demokratike shqiptare qe filluan aty, ne Shkoder dhe Kavajë…

Shkodra nuk u thye kurre as ne diktaturedhe as do thyet edhe kete radhe perballe dhunes dhe provokatoreve te vene dhe mbrojtur nga shteti.

Shkodren duan ta vrasin.

Duan ta vrasin sepse nuk e mundin dot qytetarine dhe shpirtin e saj të lirë.

Shkodra di të jetojë dhe mbijetojë. Ashtu siç ka fituar dhe mbijetuar nder shekuj, e pa perkulurdhe me nder.

Kryebashkiakja e Shkodrës deklaron se Isha në protestë, por djegia e selisë së PS u organizua nga vetë Qeveria!

Zonja Voltana Ademi, ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme sot në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

Reagimi i plotë i Voltana Ademit në Facebook: 

Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrartieti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet.
Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor.
Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim.
Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit.
Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.
Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s