Po edhe fjala vret, madje ma keq se plumbi.
Regjizor/Ilir Fatkoja -USA

🌑Gabuat zonja Kim kur e etiketuar vdekje vrasjen e Klodianit.
🌑Është VRASJE zonjë e nderuar dhe aspak vdekje.
Është e njëllojtë si vrasja e Floyd.
Është po ajo skenë krimi, edhe personazhet e pa fajshëm që vriten një lloj me muskuj e me plumb…
Kur thua rasti Rasha të shkon në mend rasti Floyd, sepse edhe protagonistët vrasës janë të veshur një lloj – të dy me uniforma – oficerë të policisë së shtetit të këtushëm dhe të shtetit të atjeshëm.
Vetëm regjisura është e ndryshme. Atje shteti qe tërësisht duar jashtë, ndërsa këtu është tërësisht duar përzhitur.
Kjo ndodh nga që shteti i atjeshëm e ka luftuar me armë në dorë farën e keqe të komunizmit, ndërsa shteti i këtushëm – e ka kultivuar për gjysëm shekulli diktaturën famëkeqe të Enverit, vazhdimësinë e të cilës e garantojnë Gramozi e Edi.