Kategori
Uncategorized

Zemërimi qytetar kërkon largimin e Edi Ramës!

Kolonel Dritan Demiraj Miçigan/

Megjithëse Sandër Lleshi u lodh shumë që të bënte protagonistin për të mbrojtur zellshëm “Rilindjen” e Edi Ramës gjatë kohës që ishte ministër i brendshëm duke tejkaluar çdo kopetencë që i jepte ligji, por më e keqja duke rikthyer në polici frymën e dhunimit kolektiv të Shqiptarëve në shërbim të interesave të pushtetit të partisë, përsëri u sakrifikua për pushtetin personal të Edi Ramës.

Fjalimi i Ramës dje, ishte një aktrim ku përziheshin paniku nga zemërimi qytetar me trimërinë për ta zhytur akoma më thellë në dhunë policinë e shtetit.

Urrejtja e tij ndaj opozitës, është një sëmundje e pashërueshme dhe nuk duhet të shpresojmë se ai do të ndryshojë në të ardhmen.

Përsëri ai i tregoi popullit tone, se do të vazhdojë t’i dhunojë edhe në të ardhmen të gjitha të drejtat demokratike që janë fituar këto 30 vite.

Të gjitha skandalet e Rilindjes këto 8 vjet kanë ardhur prej shumë dikastereve të administratës tashmë të diskretituar të Ramës, por mbrojtësi dhe avokati publik i të gjitha pisllëqeve ka qënë vetë Edi Rama, gjë e cila vërteton se çdo episod korrupsioni, trafiku, koncesioni, vjedhje dhe krimi në Shqipëri është zhvilluar ose me porosi ose nën kujdesin e tij, i cili dyshohet se është edhe përfituesi më i madh prej tyre.

Prandaj Shqiptarët janë tashmë të ndërgjegjësuar se me largimin e Lleshit ose edhe të ndonjë ministri/e tjetër, asgjë nuk do të ndryshojë në qeverisjen antipopullore të Ramës pa u larguar vetë ai ose siç njihet si kapobanda e “Rilindjes”.

D.D. Michigan.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s