Kategori
Uncategorized

Raporteri për Shqipërinë në PE: Rama s’na bën dot për budallenj!

Lajmet e bukura nga Tirana “nuk na bëjnë dot budallenj” dhe se raporti i paraqitur kishte nevojë për amendim.

Raporteri Grupit të PPE për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega tha në debatin e sotëm në Komisionin e Punëve të Jashtëme se lajmet e bukura nga Tirana “nuk na bëjnë dot budallenj” dhe se raporti i paraqitur kishte nevojë për amendim.

Lega tha se 15 kushtet e vendosura për negociatat duhet të përmbushen realisht dhe se PPE e përkrah Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

Eurodeputeti Lega deklaroi në qershor se qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e drogës dhe e ashpër me gazetarët.

Muajin e shkuar, bashkë me dy kolegë, përmes një pyetje me shkrim drejtuar kryediplomatit të BE, Josep Borrel, ai i kërkoi atij sqarime se përse Komisioni Europian nuk ka përmendur shitblerjen e votës në raportin e vitit 2020.

Nisja e hetimeve ndaj të akuzuarve për blerjen e votave është një kusht thelbësor për BE dhe jo vetëm për PPE.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s