Ndryshimi i këtij ligji nga , mazhoranca po kërkon dhe po e këthen Policinë e Shtetit në policinë e partisë, duke i dhënë në këtë mënyrë policisë të drejtën për të kryer shërbime informative.
Me këtë ligj Rama po realizon mundësinë për përgjimin e personava dhe subjekeve pa preçedentë dhe pa miratim nga prokurori .
Në këtë mënyrë me këtë rol të shtuar të policisë partiake në zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri kërkon të kthejë ish-sigurimin e shtetit.

Parlamenti rrëzoi me 83 vota kundër dhe 9 pro, dekretin e Presidentit Ilir Meta i cili ktheu mbrapsht për disa shkelje të Kushtetutës, projektligjin për Policinë e Shtetit.
Ndërsa mazhoranca djallëzisht e konsideroi këtë kthim ligji nga kreu i shtetit si vendim politik.
E nderkohë që Presidenti Meta në 24 nëntor, dha argumentat e plota se pse ky ligji krijon një paqartësi të veprimtarisë së Policisë së Shtetit përgjatë proceseve zgjedhore.

Presidenti e argumentoj se këto ndryshim ligjore bien në kundërshtim me pavarësinë e garantuar nga Kushtetuta të strukturave të drejtësisë.
Një ndër argumentet kryesorë ligjorë që rendit kreu i shtetit në dekretin e tij, është se nëpërmjet këtij ligji, krijohet shteg për gjurmimin dhe survejimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Qartësisht përmes këtij ndryshimi në ligj, mazhoranca po kërkon ta kthejë Policinë e Shtetit në policinë e partisë.
Duke i dhënë policisë të drejtën për të kryer shërbime informative, mundësinë për përgjimin e personava apo subjekeve pa miratim nga prokurori apo me rolin e shtuar në zgjedhje të bluve, kryeministri kërkon të bëjë të kthejë ish-sigurimin e shtetit.
Ligji i ri nuk ka asnjë lidhje me ligjet ndërkombëtare në këtë fushë, ndërsa bie qartazi ndesh edhe me garancitë për ruajtjen e privatësisë.
Përmes bashibozukëve rilindas në radhët e policisë, Rama do të mundësojë një shtet policor i cili i jep fund reformës të famshme në drejtësi, pasi do të jenë blutë e partisë mavi ato të cilët do të bëjnë edhe arrestimin, edhe hetimin, edhe përgjimin.

Pra nuk do të ketë më evojë as për SPAk e as për Prokurori, do të mjaftojë policia e Lleshit të gazit për të vënë ligj e rregull në vend.
Ky ligj padyshim është një ndër hapat më të mbrashptë të kësaj mazhorance dhe si i tillë do e këtë vendin në koshin e mbeturinave sapo uragani popullor të japë verdiktin në 25 prill.
