Në mbrëmje, një hije nate i pirë, i thërriste ish shefit të vet…
O shef, unë spiuni, o spiuni, ti spiuni…
E dëgjova, ktheva kokën dhe i pashë të dy.
I pashë dhe qesha me vete.
Të dy i njihja, njëri ish operativ kur unë isha në polici…dhe tjetri, një ish i “thekur” për demokracinë…
Hijet e natës.
Sa shumë fytyrë zinj, dhe ish kasketa, nën emrin e demokratit u futën mes nesh.
A thua ju dhimte shpirti për vëndin, kombin dhe demokracinë, dhe mezi e pritën të vinte, dita, apo ishte urdhër nga kazerma…
Kaluan vite dhe vite, aq sa edhe qeni më se njihte të zonë, jo më bashkpuntori ish shefin e tij, thamë se e harruan atë punë…
Por jo, ata se harruan kurrë, zanatin e “çirakut”, dhe shefat e tyre …
As ne dot smundëm që në fillim, tja u çirrnim maskën e tyre të ndyrë…
Smundëm, sepse gabuam në besimin ndaj të ardhmes.
Ata u futën kudo.
Hunda e tyre ku nuk hyri…
Erdhi 1997, dhe…
Gjithshka, nga organizimet dhe takimet e fshehta, protestat, vjedhjet, shkatërrimet, djegiet, shkonin si pa dashur në llogari të…
Unë spiuni, o spiuni, ti spiuni, o shef…
Pogradeci ishte një si Vlora e tre gishtave, korça pak më ndryshe.
Muret blu, me shkrimet “vdekje komunizmit” “Liri Demokraci” “Rrofte Partia Demokratike dhe dr/Berisha” ata i tërbonte.
Mekati jone ishte që mbrojtem aq sa mundem institucionet e shtetit.
Shumë nga qëndrestarët u arrestuan dhe u keqtrjajuan në ato vite nga policia.
Unë personalisht u arrestova disa herë, duke provuar dhunë dhe birucat nga kriminele të maskuar.
Falë miqve të mij i kisha shpetuar herë, here, arrestimeve dhe plumbave te hijeve të natës, ata ishin kudo…
Njëherë jetën ma shpëtoj burrit i madh, ushtaraku fisnik, ish zv/mbrojtjes, z. Nazar Berberi, i cili më hapi dyert e shtëpisë gjatë ndjekjes 1998 nga hijet e natës…
Hera e fundit (viti 2000) sapo isha këthyer per disa ditë nga emigrimi, atë ditë qytetin e kish vizituar Mariza Lino, por rrugët qysh ne mengjes ishin mbushur me parrullat Liri Demokraci.
Duke pire kafe ne mbrëmje tek lokali i nje themeluesi dhe militanti të PD, Artur Gjolla, dhjetra forca policie na rrethuan, (hijet e natës e kishin bere punen e tyre ) Pa asnje shkak u arrestova dhe qendrova plot 24 orë…
Një fugon plot me policë me maska, të drejtuar direkt nga shefi rendit Luan Manellari dhe ish operativi, shikasi më i poshter Festimi, që fatkeqësisht ishte drejtues dhe mbas 2005 në Korçë.
Urdhëri duhej i krimineleve drejtues duhej zbatuar.
Sapo u futëm në polici dhjetra shkopinj gome pa ndalim drejt meje, duhet të ndërhynte Berti një inspektor policie për ti ndaluar maskat me uniformën e policisë.
Ata kishin gjithë informacionin për ne (dhuratë nga hijet e nates mes nesh, brenda nesh) dhe na ndiqnin këmba këmbës, jo si shqiptarë, jo si qëndrestarë, as dhe si kundërshtar politik, por si kriminelë…
Dhe kush ???
Kryebanditët e “komiteteve të shpëtimit” ata që i vunë zjarrin dhe dogjën institucionet dhe vëndin…
Por ne i kishim dyert e qytetareve hapur, shumë familje fisnike na hapen dyert gjate ndjekjeve nga bandat e armatosura me uniformen e shtetit.
Si familja e Nazar Berberit, Engjell Sulstarova, Koço Kapia, Ali Idrizi, Muamet Kamberi në (euro korça) familja e Minelles babait të doktor Klajdit.
Hijet e natës.
E vështirë të dalësh nga ai batak…
Ndaj dhe hijet e natës, akoma dhe sot mbas 30 vitesh duke dhënë shpirt vazhdojnë avazin e vjetër…
O shef, unë spiuni, ti spiuni, o spiuni…
Thonë se vesi del me shpirtin
Në tre kohë.
