Një si nxenesi Odese Cenaj dikur në Mikaniona të Selanikut, sot përsëri në Volos të Greqisë, një fëmijë me prindër emigrantë shqiptarë, i klasifikuar si nxënësi më i mirë, ishte flamurmbajtesi i shkollës nr :30 Volos.

Ky fëmijë i cili është në klasën e 6 (gjashtë), quhet Amatheo Tafaj.
Amatheo, ështe djali i dy prinderve të mbrekullueshen Jonalda dhe Eduart Tafaj, të dy aktiviste te emigracionit dhe mësues falas të gjuhes shqipe ne kete qytet
Dhe jo vetem.
Por Edi Tafaj eshte dhe themelues dhe drejtues i shoqates shqiptare Iliria ne Volos Magnesia.
Edi është një qytetar atdhetar,me kulture dhe dinjitet, ai është nga të rrallet emigrantë shqiptare ne greqi i zgjedhur në forumet e bashkive atje.
Edi është anëtar i keshillit të qytetareve ne bashkia e Volosit .
Amatheo ky fëmijë i mrekullueshëm që klasa e parë e deri më tani në klasen e gjashtë, është i rezultateve të shkëlqyera.
Këto rezultate e kanë bere atë pjesmarrë në disa konkurse kombëtare e ndërkombëtare.
Në vitin 2017 në një konkurs për aftësitë e vecanta ku morën pjesë fëmijë të shkollave në Greqi, Qipro dhe Evropë, Amatheo u rendit i 49 – t’i dhe ishte i vetmi nga gjithë Periferia e Thesalise.
Sot Amatheo është flamurmbajtesi që bën krenar prindërit edhe komunitetin e emigranteve shqiptarë në Qarkun e Magnesias Volos.
Për 30 vite emigracion, Amatheo është femija i pare me prinder emigrante shqiptare, por dhe vetmi deri tani, si nxenesi më i mirë që zgjidhet edhe flamurmbajtesi i një shkolle në qarkun e Magnesias-Volos.
Amatheo me 26 tetor ishte edhe fituesi i një konkursi ndërmjet 6 shkollave ku morën pjesë 150 konkurrentë.
Amatheo fitoi vendin e parë, dhe u vlerësua nga seksioni i arsimit të prefekturës. Përzgjedhja dhe drejtimi i konkursit u menaxhuar nga profesori i University Havard, Iliopulos.
