Kategori
Uncategorized

Leksion nga Suedia, vëndi pa maska.

Suedezët populli pa maska.

Stokholmit është prova e një jete të plotë në liri.

Kjo liri nuk është një masë thjeshtë politike, por provë që argumenton se maskat janë thjeshtë një ndihmë e dobët, dhe se masat e tjera funksionojnë më mirë.

Ekspertët e qeverisë suedeze argumentojnë se ka provat që masat e tjera funksionojnë shumë më mirë s sa maskat.

Suedia është edhe kësaj here jashtë modeleve me vendet e tjera, kjo sepse sepse politika suedeze bazohet në pragmatizëm, e jo në parime të verbra.

Maskat janë thjeshtë një ndihmë e dobët dhe se masat e tjera funksionojnë shumë më mirë se to.

Suedia mbahet si një vend kampione i lirisë.

Përvoja e suedisë me COVID-19 përbën një leksion pragmatizmi për të gjithë vëndet e rajonit, me 10.3 milionë banorë ajo është sot shembull me i mire i cituar në debatin se si duhet të veprojmë me COVID-19.

Suedezët e duan lirine pragmatisht, ata janë duke ndjekur përsëri një strategji pa maska, pa masa ndalimi, duke synuar të krijojnë imunitet për të mos falimentuar ekonominë.

Suksesi i Suedisë, është një leksion i pastër dhe i fortë kundër revanshit të majtë që kërkon deri dhe mbylljen e gjithçkaje.

Suedia me të vërtetë përbën një leksion – sa të interesuar janë për lirinë po aq ata kërkojnë përdorimin e shkëmbimeve për të gjeneruar kohezion të qëndrueshëm në shoqëri.

Vendi përbën një shembull të çuditshëm për adhuruesit e qeverive të vogla.

Sot Suedia është një vënd progresiv, i shtati në renditjen për shpenzimet sociale në OECD, përpara Gjermanisë.

Adhuruesit e Suedisë kanë të drejtë të thonë se, që në fazën e parë të sëmundjes, qeveria ndërhyri fare lehtësisht.

Edhe pse lëshoi shumë këshilla shëndetësore,

🌕 ajo refuzoi bllokimet. Megjithatë kjo nuk rezultuar një qasje veçanërisht e suksesshme.

Suedia ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 60 për 100,000 persona, dhjetë herë më e lartë se e Finlanda dhe Norvegjia, të cilat vendosën masat e mbylljes.

Liria e suedezëve nuk e kurseu as ekonominë, edhe pse shumë nga vdekjet ishin midis të moshuarve që nuk punonin më.

Vetëm në tremujorin e dytë ekonomia u tkurr me 8.3% – gjithashtu më keq se vendet e tjera nordike. Një numër i lartë i rasteve është po ashtu diçka e keqe për ekonominë.

Por ndryshe nga Britania, Franca dhe Spanja, Suedia nuk po shikon një valë të dytë.

Gjithsesi suedia e ka gati strategjinë për fazën e dytë që konvergon me atë të Gjermanisë.

Përkundrazi ajo nuk po bazohet në varësinë nga imuniteti i tufës – Suedia ende ka një numër të lartë të personave të prekur.

Strategjia e suedezëve përfshin testimin e shpejtë dhe gjurmimin e kontakteve në shkallë të gjerë për të parandaluar sa më herët shpërthimet.

Kjo strategji shoqerohet me një mesazh të qartë, e të qëndrueshëm duke u dhënë autonomi njerëzve, në këte mënyrë zbatimi me sukses i strategjive anti-covid-19 është shtrirë kudo.

Kjo politika vjen nga fakti se qeveria peshon pasojat e secilit kufizim.

Për shembull, kur dikush rezulton pozitiv, e tërë familja duhet të hyjë në karantinë, por nxënësit janë të përjashtuar – sepse, qeveria llogarit se përfitimet nga karantinimi i nxënësve është shumë më i vogël nga dëmi i përhershëm në arsimimin e tyre.

Po kështu, karantina zgjat pesë deri në shtatë ditë, e jo dy javë siç ndodh kudo tjetër.

Rreziku i përhapjes së covid-19 gjatë javës së dytë është i vogël, veçanërisht po ta krahasosh edhe me dëmtimin e shëndetit mendor nga një izolim i zgjatur.

Suedia është një shoqëri me besim të lartë, ku njerëzit i ndjekin rregullat.

E megjithatë qasja bazohet në idenë që covid-19 do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë, duke kërkuar që njerëzit të ndjekin rregullat se përndryshe përhapet sëmundja. Shoqëritë me besim të ulët mund të ketë nevojë për një ekuilibër të ndryshëm midis detyrimit dhe vetë-policimit por edhe ata kanë nevojë për rregulla të qëndrueshme.

Dhe në fund për maskat?

Suedezët janë një popull pa maska. Pamjet e Stokholmit janë një provë e lirisë së plotë. Por kjo nuk është një masë thjeshtë politike. Ekspertët e qeverisë argumentojnë se ka provat që maskat janë thjeshtë një ndihmë e dobët dhe se masat e tjera funksionojnë më mirë. Në këtë drejtim, Suedia është edhe një herë jashtë hapit me vendet e tjera. Nëse situata rëndohet, gjërat ka të ngjarë të ndryshojnë. Sepse politika suedeze bazohet në pragmatizëm, e jo në parime të verbra.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s