Kategori
Uncategorized

Ish-ministri i Rendit Perikli Teta edhe ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi e dinin qe Azemit po i pergatitej nje atentat.

Vrasja e Azemit hakmarrje e pastër politike e ideuar dhe drejtuar nga kreu i shërbimeve sekrete shqiptare.

Megjithese në pranverën e 2002 Gjykata kishte zbardhur skenen e krimit duke vene gishtin mbi atentatoret e vertete të vrasjes së Azem Ajdarit nga vrasësit Jaho Salihi dhe Fatmir Haklaj, po kjo gjykatë kish neglizhuar nje pjese te rendesishme te ketij krimi.

Kush i kishte shtyre keta njeres?

Kush kishte keq-perdorur kanunin për ti futur në lojën e pafund të vrasjeve, duke e nisur me këtë krim te paster politik ?

Çdokush nga ne që e ka jetuar apo dëgjuar kete ngjarje eshte i bindur se ajo nuk eshte një histori hakmarrjeje, por një eleminim i pastër politik i liderit të dhjetorit studentor.

Kjo fillon menjehere mbas vrasjes, deri me intrigat e pafundme per manipulimin e zbardhjes se ngjarjes nga nje aparat i tere propagande mediatike dhe shtetërore…

Mënyra tjetër ishte se si shteti u soll me frymezimin e vrasësve, me fshehjen e tyre, dhe me pas me eliminimin po te tyre.

Vrasesit e Azemit u frynë u nxitën e u mbrojtën nga segmente te larta te shtetit.

Të gjithe ekzekutoret e Azemit ishin njerez me pozicione uniforma.

Në makinën e tyre kishte edhe radio të shërbimit informativ.

Jo i pa qëllimtë, apo rastësi është, mos ndalimi i Jaho Salihit nga strukturat e shtetit, i denoncuar menjëherë për vrasje nga PD_ja, megjithese ish-ministri Perikli Teta nxori nje urdher të menjehershem per kete.

Jo vetëm kaq,

Por vetem dy jave pas kesaj vrasjeje nga banka e kursimeve ne Tirane u derguan me helikopter 600 milione leke ne drejtim te Tropojes, lekë që u vodhen po nga te njejtet njerez qe kishin kryer krimin ndaj deputetit Azem Ajdari,

Si ka mundësi që vetem pak dite pas ngjarjes nje grua anonime ( bashkpuntore e sherbimit informatif) u paraqit në redaksinë e Gazetes Shqiptare si nena e te vrarit, në atentatin ndaj Azemit dhe Besnikut, per te deshmuar duke mashtruar se atentatoret ishin kater vellezer qe ishin larguar ne drejtim te Milanos .

Me gjithë përgënjeshtrimin e lajmit nga gazeta më vonë, puna për manipulimit u realizua për momentin.

Kjo histori manipulimi nuk perfundon ketu.

Ana me e erret eshte ajo e pergatitjes se krimit dhe me pas e mosarrestimit nga policia me qellim zhdukjen dhe eliminimin e atentatoreve.

Keshtu sic kane pohuar vete edhe ish-ministri i Rendit Perikli Teta edhe ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi te gjithe e dinin qe Azemit po i pergatitej nje atentat.

Madje ne zyrat e tyre gjendej muaj me pare nje pohim i Fatmir Haklajt se Hajdari do te vritej se bashku me nente vete te tjere per nje hakmarrje te vjeter.

Pyetja eshte cberi shteti per ta mbrojtur deputetin Azem Ajdarin ???

Asgje.

Nderkohe qe segmente te tij bene shume.

Ne menyre te pashpjegueshme nje prej vellezerve Haxhia dhe nje prej vellezerve Haklaj pjesemarres ne vrasje u liruan vetem pak dite perpara krimit nga gjykata e Gramshit megjithese ata akuzoheshin per trafik armesh.

Por edhe pas atentatit te 12 shtatorit 1998 dyshimet vazhdojne.

Megjithese ishin te gjithe me mandate te meparshme arresti dikush per vrasje e dikush per perdhunim, vrasesit e Azem Hajdarit u be çishte e mundur te mos arrestoheshin.

Sepse per te humbur gjurmet ata duhet te zhdukeshin.

Me 4 gusht te vitit 1999 Fatmir Haklajt iu be nje atentat me mina te telekomanduara. Ai shpetoi per mrekulli. U dergua urgjent ne spitalin ushtarak ne Tirane dhe kur u be me mire – nuk u arrestua.

Megjithese kerkohej edhe per nje vrasje tjeter ai u la i lire me kusht.

Sepse – absurditeti me i madh ishte kur – ai vuri si garanci pasurore kullen e tij ne Tropoje.

Por vetëm tre muaj me pas ai do te vritej ne nje atentat ne fshatin Bujan te Tropojes perpara shtepise se Jaho Salihit.

Edhe ky i dyti do te mbetej i plagosur ne kete ngjarje te 4 nentorit 1999 por megjithese qendroi disa dite ne spital dhe megjithese kerkohej edhe per nje krim perdhunimi ai do te largohej i lire nga shtrati i kurimit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s