Kategori
Uncategorized

Agjenti dështak Isuf Mullaj dhe oborri imagjinar mbretëror në Belgjikë..

Kastriot Dervishi /

E gjithë veprimtaria e zbulimit politik të kohës së diktaturës ka qenë një dështim i madh. Për t’i mbuluar ato, gjithnjë propagandonin të kundërtën e atyre, apo përzienin ngjarje rastësore sikur ishin organizuar prej këtyre. Ajo që shihet në historinë e shërbimeve sekrete është produkti agjenturor dhe jo elementë të tjerë si koha e qëndrimit jashtë shtetit, qarja njëherë, etj.


Mullaj u arratis më 6.8.1955. Qëllimi i “detyrës” së tij nuk ishte Mbreti Zog, por “penetrimi në bazën e spiunazhit amerikan në Munih”, për të cilin Sigurimi as nuk e dinte që nuk ekzistonte më. Pra Mullaj u nis me objekt të skaduar. Në vitin 1957 u vendos në Bruksel. Atje ishte gjithnjë person nën mbikëqyrjen e shërbimit sekret belg. U soll vërdallë pa asnjë produkt dhe me mision të dështuar. Emigrantët shqiptarë e kërkonin për ta vrarë pasi e kishin kuptuar me kohë kush ishte. Mirëpo ndryshe e paraqitën shokët e agjitpropit “misionin” e tij. Hasan Luçi p.sh. dhe mjetet e propagandës komuniste propagandonin e propagandojnë se kishin “penetruar” në oborrin mbretëror. Por si elemente suksesi paraqisnin se agjenti Isuf (Cufe) Mullaj kishte qarë në varrimin e Mbretit Zog, duke prerë një kokërr qepë. Në të vërtetë mbreti banonte në Francë dhe jo në Belgjikë. Isuf Mullaj e pa vetëm njëherë atë. Nuk dinte asgjë rreth tij. As nuk mund t’i bënte dot gjë. Mullai kthehet në atdhe më 7.12.1964. “Dushk” u nis dhe “dushk” u kthye.

Cili ishte “suksesi” që pretendoi?!

Se solli listat e anëtarësisë së legalistëve që jetonin në Bruksel!

Legalistët ishin njerëz publikë atje që nuk e fshinin përkatësinë politike dhe nuk ishin sekretë. Emrat e tyre mund t’i mësoje sikur një javë të rrije në ndonjë kafe. Domethënë 9 vjet vërdallë për disa emra që nuk të hyjnë në punë për asgjë.

Është njësoj sikur të vish sot në Tiranë nga një vend tjetër e të zbulosh se kryeministër i Shqipërisë është ky qe kemi. 1500 faqet e dosjes së Mullajt nuk tregojnë gjë tjetër veçse një superdështim agjenturor. Ky njeri nuk u lejua të shkonte as në SHBA. Edhe ata e dinin se kush ishte.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s