Mona Rusi

Hesht se je fëmije… dhe fëmijët nuk duhet të flasin para të rriturve
hesht se je vajzë tanimë e rritur dhe nuk është mirë të dëgjojnë fqinjët
hesht se je grua me burrë moj të martë e mira
hesht se je plakë, dhe do thonë paska roitur e ngrata….
Kështu ka ngjarë
Keshtu po ngjet edhe sot me Kryetarin tonë të dashur që pa u bërë Kryeministër po sillet si i tillë.
Po ti moj zonjë hesht, më thotë fqinja që më shoqëron prej një dekade në cdo protestë. Hesht, se armiqtë tanë (social-komunistë) na dëgjojnë …Atyre u rriten shpresat e ne na futet përcarja.
- Dua të hesht, i them, por s’më le prania e Boss Rruli, e Besnikut të pabesë, e Bodes së piramidave, e disenjatores se tradhëtisë …
- Janë të holla,- ma kthen fqinja e mirë, ndërsa e kaplojnë djersë të ftohta Eshtë ceshtje partie dhe jo e masave,- më thotë e zëri i meket.
- Të hesht, që Balliu të ma glasojë Partinë …
Nuk do hesht, le ta dëgjojne spiunët, ta dëgjojnë hijena-hajdutët, palacot , ata që e kane bërë murin e PD-së si brekët e grave të Edit.
Hesht o njeri, – më lutet e mira fqinjë, se ka gjasa të shndërrohesh në armiken e Partisë dhe kontributi yt shumëvjecar shkon për lesh.. - Hesht se ta fshijnë emrin nga listat e kuadrit. Ke 8 vite pa punë edhe pse ke dy mastera
- Le ta fshijnë, me të keqen nuk bëj kompromis.
- Po cfarë fiton qe flet me mllef ? sa nuk ulurin fqinja.
Më vjen të qaj e të qesh. I kthehem vetes:
Kush ka mendje të merret me profkat e tua ?!
…
“ Partia është treni, dhe Kryetari lokomotiva që e tërheq.
