Kategori
Uncategorized

DELET DHE BARIU I TYRE UJK! – Përrallë nga e tashmja.

Ujku, ky çobani ynë, nuk la të zezë pa e bërë, nuk la gënjeshtër pa e thënë, nuk la fshatar pa e plaçkitur.

Ne dhentë kullosim në tokat e fshatit pavarësisht se kush është pronari i tyre. Çobani ynë duhet t’i japë qumësht çdo familjeje të fshatit, ndërsa ai nuk e bën këtë. Qumështin e pi vetë ose me shokët e tij, ata që vijnë nga fshatrat e tjerë….

Na ishte se ç’na ishte …

Një herë një bari, i fortë, i madh e bukurosh. Jetonte i vetëm, pa askënd, në një fshat malësor. Pranvera e fshatit ishte e gjelbër sa nata që është e errët, por dimri i tij ishte i ftohtë aq sa nënës i dalin lot kur të birin e vetëm e vorros.

Për shkak të shkathtësisë dhe bamirësisë së këtij djaloshi, bashkëfshatarët e tij vendosën t’i ndihmojnë. I dhanë atij njëqind dhen dhe ia lanë tokat e fshatit për nevojat e tij e që dhentë të kullosin në ato toka. Një gjë kërkuan nga ai, çdo shtëpie të fshatit t’i japë nga një litër qumësht në ditë. Gjithçka shkonte mirë deri sa bariu ishte gjallë, por kur ai vdiq puna ndërroi. Udhheqjen dhe ruajtjen e dhenve e mori ujku.

UJKU u bë BARI !?

Kaluan shume vjet që kur ujku po i udhëheqte dhentë.

Dy dele, të lodhura nga puna e rëndë, ishin ulur të pushonin pranë një kroi në maje të kodrës. Nga aty shikonin fshatin, fshatarët dhe delet e tjera. I tha njëra dele tjetrës: sprovë të madhe na dha Zoti. Sikur të na kishin shitur për kurban do të ishte shumë më mirë.

Ujku, ky çobani ynë, nuk la të zezë pa e bërë, nuk la gënjeshtër pa e thënë, nuk la fshatar pa e plaçkitur. Ne dhentë kullosim në tokat e fshatit pavarësisht se kush është pronari i tyre. Çobani ynë duhet t’i japë qumësht çdo familjeje të fshatit, ndërsa ai nuk e bën këtë. Qumështin e pi vetë ose me shokët e tij, ata që vijnë nga fshatrat e tjerë. E dërgoi atë dashin e zi, atë bukuroshin, bashkë me disa dele deri në një fshat të largët.

Atje kishte nga fshatarët e këtij fshati. Shkuan atje, kullotën tokat e tyre ndërsa asnjë litër qumësht nuk ua dhuruan fshatarëve. Nuk durohet kjo gjë, jo, oj shoqja ime. Ndërsa delja tjetër ia ktheu: ashtu është, oj shoqe, ashtu është. Por çka të bëjmë ne të gjorat? Ai është shumë i fortë, ai rregullisht u ka dhënë qumësht ujqve të tjerë dhe tani që të gjithë do ta mbrojnë nëse ndokush e sulmon atë. Sikur ne t’i themi se nuk po punon drejt, ai do të na i heqë kokat. Fshatarët po flasin edhe ata po e dinë se ky, çobani ynë, po manipulon dhe po i mashtron ata. Por për nder dhe për hatrin që e kanë për ne, dhentë, ata nuk po ia ndalin tagjinë atij.

Përderisa dy delet po bisedonin njëra me tjetrën, erdhi e treta. E mërzitur, e nervikosur dhe më ton të lartë iu drejtua shoqeve të saja: a dëgjuat shoqe, a dëgjuat se ç’kishte bërë ai i pandërgjegjshmi? Na e mori fytyrën më këto marrëzira. Nuk na ka mbetur fytyrë as për të dalë e për të kullotur në fshat. Po hë, moj torollake, fol më se na plase, fol e na trego se ç’ka ngjarë.

Çobani ynë, para një viti kishte marrë qumësht hua.

Kishte marrë 652 mijë litra qumësht hua, i kishte marr nga një fshat në perëndim. I kishte marrë gjoja të marrë dele të tjera, ta rregullojë vendin ku po jetojmë dhe t’u japë fshatarëve nga dy litra qumësht.

Ndërsa në të vërtetë ai e kishte pirë qumështin bashkë me shokët dhe të afërmit e tij. Por më e keqja është se, po qe se ai nuk e kthen qumështin në kohën e duhur, ata të fshatrave nga perëndimi do ta marrin fshatin tonë dhe fshatarët tanë do të mbeten pa toka. Njëra delme humbi durimin dhe tha: kjo nuk durohet, do të dal në fshat dhe me zë të lartë do të bërtas: “Duam që ujkut t’i merret udhëheqësia mbi ne, sepse ai e keqpërdor postin që ka.

Ai e mori në qafë fshatin, fshatarët dhe ne. Shoqet e saj e ndaluan, e qetësuan dhe ia mbushën mendjen që ajo të heshtë, si të gjithë dhentë.

Me kaq përralla jonë mori fund, jeta në fshat po vazhdon ashtu siç vajti viteve që kur UJKU u bë BARI … |?


Tregim popullor i huazuar nga Osman S. Musliu –

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s