Lufta çlirimtare e popullit martir të Kosovës, ishte një luftë e drejtë.
Populli i Kosovës, ushtria çlirimtare e tij (UÇK) luftoj për tu mbrojtur nga genocidi sërb, brenda pragut të shtëpisë…në mbrojtje të fëmijëve, nënave, grave, dhe familjeve të tyre.
Askush nuk mund të njollosi atë luftë çlirimtare të pa barabartë, të popullit martir të kosovës në trojet e veta, perballë një ushtrie vrastare te armatosur deri në dhëmbë, dhe paramilitareve serbë (vrasesit e paguar)
Askush nuk mund te mos falenderojë vendosmërinë dhe ndimen e madhe te SHBA dhe NATO_s në çlirimin dhe pamvarsine e Kosoves.
Askush nuk mund të mos i jete mirnjohes punes heroike dhe përpjekjeve të mëdha diplomatike me Europen, SHBA – NATO të presidentit historik te Kosoves z.Ibrahim Rugovës.
Me dy miq.
Dy ish luftëtarë dhe drejtues të luftës për çlirimin e Kosovës…UÇK.
Komandant Leka
Daut Rexhepi, luftëtar, Komandanti brigade i UÇK në kosovë dhe Maqedoni.
Major Ramabaja.
Ushtaraku i karierës, luftëtar, drejtuesi i UÇK, Major, Nazif Ramabaja (FARK) Ushtria Çlirimtare e Kosovës.