Kategori
Uncategorized

Jeta dhe ne – Përsiatje

Nga: Gjin Progni

Tri janë hyjnitë e kësaj bote njerëzore: lindja, martesa dhe vdekja.

Nëse e përjashton njërën prej tyre, ne dalim jashtë të vërtetës së jetës, ose thënë ndryshe, nuk dimë ta jetojmë jetën.

Jeta, sa është kohë dhe hapësirë për njerëzimin, po aq është ndërgjegje, që pjell diversitet, i cili është mrekullia e jetës.

Lindja është mrekulli, që e përjetojmë të gjithë si të tillë. Po kështu, një tjetër mrekulli është edhe martesa, si burim jete e vazhdimësie.

Po vdekja?

Mjerisht, ne vdekjen e masakrojmë me të gjitha aftësitë denigruese të trurit tonë mahnitës, ndonëse vdekja është, po aq ligjësi dhe mrekulli, e kësaj bote.

Kjo, që shpreha më lart, nuk ka për qëllim asesi t’i ngrejë himn vdekjes.

Jo, jo, kurrësesi.

Por, nëse duam ta jetojmë të vërtetën, që jeta na ballafaqon pa na pyetur për mundësi përzgjedhjeje, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm, deri në kurrajo vazhdimësie, t’i jetojmë mrekullisht, që të trija këto faza.

Mjerisht, mrekullinë martesë, shumëkush nuk e shijon.

Burri mrekullohet, që guaja e tij lind, sigurisht dhe gruaja, por burri ka fodullëkun të mendojë, pse vajzë apo djalë, kur në fakt gruaja/nëna ka mbërritur deri në limitet e mohimit të vetvetes, që jeta të vazhdojë.

Në dasëm hahet e pihet aq me gëzim, sa duhet dhe muzikë, si eliksir i gëzimit, duke shpërfillur deri në harresë, se kjo/ dasma rëndom, mund të jetë jo vetëm fillimi i një jete ndryshe, por realisht, aspak të dëshiruar, le pastaj të ëndërruar nën tingujt e gëzueshëm, sytë gazëplotë e bujarinë e pamatë të urimeve.

Një pesimist do të ngrohej në fatalitetin e dhëmbjes e, i përvëluar  nga ajo, do donte të na mbushte mendjen se, ja, kjo jetë është dhembje.

Në fakt, është mahnitëshëm e kundërta.

Është pikërisht dhembja, që na ka mësuar të gëzojmë, të jetojmë, të kemi shoqëri njerëzore e përparim. Dhembja është e vetmja shkollë e jetës, dhe si e tillë, duhet domosdoshmërisht ta trajtojmë atë, si prag gëzimi, si burim gëzimi, jete e vazhdimësie.

Dhe dhembja e vdekjes është hapësirë për jetën, që në dasma e shohim me sytë e shpresës, dhe pse nuk e shohim me sy.

Librat hyjnorë dhurojnë veç paqe, dashuri e jetë, është egoizmi njerëzor, lakmia, që ndjellin në skenën e jetës të keqen, pesimizmin, dështimin, përhumbjen deri në lot, por jo ajo, që na mësojnë këto libra.

Jeta është stinët, që duhet t’i jetojmë e, gëzimi është pranvera e jetës, por në ndryshim nga stinët e motit, që nuk varen nga ne, jeta varet nga ata që ishim, jemi dhe duhet të jemi, pra varet nga ne, ndaj kurrë nuk duhet ta kursejmë kurrajon e dashurinë, që  jeta jonë të jetë e gëzueshme, themel i gëzimit të pasardhësve tanë.

Jeta ka kurrajo të jetojë si lule në mes të një shkëmbi të ashpër, ashtu dhe në grejëzra vullkanikë me ujë, që valojnë në dyshemenë e oqeaneve, në shkretëtira e në akullnaja, kudo.

Është privilegj i rrallë i gjithësisë, privilegji i jetës, që ka planeti ynë tokë.

Ne, njerëzit, jo vetëm duhet të kemi kurrajo të pamatë ta jetojmë, gëzojmë e shijojmë jetën, por po aq përgjegjësi, që ta ruajmë e ta trashëgojmë atë.

Biografia

Poeti Gjin Progni ka lindur ne Salce te Nikaj-Merturit. Shkollen e mesme e ka mbaruar nëgjimnazin “Asim Vokshi” në qytetin e Bajram Currit. Studimet e larta i ka mbaruar ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik.

Ka shkruar poezi që në moshë të vogël, por për arsye të ndryshme, poezitë e tij e kanë njohur dritën e botimit vetëm në demokraci në vëllimin “Krisja e zemrës”.

Gjin Progni i përket brezit të poetëve më të rinj, shpirti i të cilëve, falë demokracisë, arriti të dalë nga gërmadhat e shpirtave që përçudnoi gjatë 50 vjetëve ferri i diktaturës enveriste.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s