Basir Çollaku/

Me gjithë këto shkërmoqje Kushtetute, këmbëshkelje të përditshme asgjësimi të saj, Prokurori i Përgjithshëm, mund të kërkojë me emergjencë arrestimin e Edi Ramës. Në këtë mënyrë, ka vepër penale mjaft për të vepruar me shpejtësi.
Kjo përpara se të rreshkasim në diktaturë nga përdorja e ca horrave që kanë lakër në kokë e shushunja në stomak.
Shpëton Kushtetuta, shpëtojnë zgjedhjet, shpëton PS-ja… dhe shqiptarët.
Nuk është pak. Si fillim ai mund të ishte i pandehur për menaxhim të pasojave të tërmetit e pandemisë, ku e ku më herët, se ka zullume lemerisëse brenda tyre.
Njëherësh, një hetim ryshfeteve dhe privilegjeve financiare që kanë përfituar kungujt me mandat në Kuvend. Një hetim në detaje.
Faktet bërtasin. Janë ca të ndenjura në karrige ligjbërësish të rrumbullakosur e dhjamosur nga bakshishet nëpër xhepa, llogari e pronësi. Sigurisht, sa më gjatë të shkojë pezull, aq më shumë do djegë të ardhmen e vendit.
Se historia e trojeve plaçkë në Kosovë me Vuçiç e Soros, do të jetë një marramendje tjetër që i ka plasur në duar Edi Ramës dhe një shtet serioz do e kishte bërë padinë për vepër të rëndë penale.
Ajo duhet zbardhur !
…apo sherri personal i Edi Ramës me Bechettin që kushtoi 110 milionë euro. Dhe Sekretari i tij Agaçi e di më mirë me përvojën italiane, se kush duhet të paguajë, Rama apo qytetarët.
Por, pak Prokurori do i bënte mirë vendit.
Një vend në greminë për një urdhër-arresti.
Nëse nuk e bën Prokuroria, duhet ta bëjmë ne, qytetarët…