Kategori
Uncategorized

Will he allow Yuri Kim to be ashamed of Edi Rama? A do ta lejojë Yuri Kim të turpërohet nga Edi Rama?

Rama kërkon tension e amulli, ekstremizem e dhunë për të dale nga qoshja e humbjes ku ndodhet.

Pyetja e madhe është:

A do të lejojë Juri Kim dhe të tjerët të turpërohen nga Edi Rama faqe gjithë shqiptarëve?!

A mund te lejojnë këto shtete, SHBA në krye që ambasadorja e tyre të trajtohet si e mosqenë nga një sundimtar ballkanik me qindra mëkate nga pas?

Nëse kjo ndodh, të gjithë ata humbasin të drejtën morale dhe fuqinë reale të ndikimit që sot e kanë për t’i thënë këtij populli si ta vendosë drejtësinë e nëpërkëmbur apo si ti rrezojë autokratet.

Nuk e kemi larg Beogradin ku miku i Ramës dhe Thaçit, Vuçiç pasi shkoi në zgjedhje pa opozitën dhe mori të gjitha pushtetet po përballet me flakët e revoltës dhe heshtjes ndërkombëtare.

Kujtojmë këtu se Rama doli politikisht në raport me SHBA, Gjermaninë e Francën me brinjë të thyera në historinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Imazhi i njeriut me ndikim e lojtar mes fuqive u bë shkrumb e hi në zjarrin që po djeg kredibilitetin e Hashim Thaçit.

Edi Rama së pari ka sfiduar ambasadoren amerikane, zonjën Juri Kim dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë si BE, Gjermania në veçanti, të cilët për të mos krijuar precedentin e largimit me forcë, për të mos legjitimuar djegien e mandateve si forme presioni mbajtje në pushtet Kryeministrin e cunguar, delegjitimuar e defakto të rrëzuar.

Asokohe ambasadorët kryesorë për çdo mushkonjë që kalonte në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”  dilnin me një deklaratë kundër opozitës e cila dëmtoi interesat e veta por nuk shkoi në ndeshje pa kthim me ta. Propaganda e Rilindjes një e dy thoshte “e patë”, “e dëgjuat”, “Amerika foli, BE gjithashtu, ndaj sus”. Tani këtë e kanë harruar.

Ditën e enjte ambasadorja Kim një person racional e konkret, e qartë në elekuencën e saj, në emisionin “Real Story” të Sokol Balles  konfirmoi vullnetin e vet e të shtetit të saj që marrëveshja e 5 qershorit të votohej pa ndoshta e sikur, pa ndryshime madje pa i fshirë asnjë fije pluhuri që mbi fletë ka rënë prej një muaji që kur u firmos. Ajo shkoi pak më tej duke na kujtuar se rrotacioni është si qarkullimi i gjakut pa të cilin trupi vdes.

Po kaq Partitë Popullore Europiane, Komisioneri Oliver Varhelyi, eksponent të Bundestagut kanë kërkuar të njëjtën gjë. Rama thotë nuk i pyes veçse harron që në pushtet e mbajtën këta gjatë kësaj kohe dhe jo Sandër kimiku me urrejtjen e tij për protestuesit.

Nga Agron Gjekmarkaj*

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s