Kategori
Uncategorized

Ambasadorja shqiptare Athine, e perfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave shqiptare.

‘Vjedha e pasaportave’, mediat greke zbardhin arsyen e shkarkimi të Ambasadores shqiptare.

Një nga mediat greke më të njohura në Greqi, ProtoThema ia faturon shkarkimin nga posti si ambasadore të Shqipërisë, Ardiana Hobdarit pikërisht vjedhjes së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

Sipas informacioneve të ProtoThema, Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurti në Athinë, kur nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

Asaj kohe, Gjikuria u shkarkua kurse Hobdarit iu vendos masë. Sipas mediave greke, është pikërisht kjo arsyeja sepse është shkarkuar dhe Hobdari.

PJESË NGA ARTIKULLI I PROTOTHEMA-S

Sipas informacioneve, Hobdari dhe Gjikuria janë “të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë. Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare.Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen “./bw/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s