Kategori
Uncategorized

Doktori që shpetoj mirditën nga diskriminimi i morrit të ”kuq”.

MORRI NË ZARF …

Nga Leon Molla.

Me 8 Qershor 2020 në orën 12:00 babai im Ndrec Molla ndërroi jetë duke patur rreth vetes kolegët e tij Francez.
E respektuan dhe e deshën deri kurë dha frymën e fundit, e dinin mirë se ishte një doktor që shërbeu gjithë jetën në malet e egra shqiptare, nën një regjim totalitar që jeta i vështirësohej më shumë për shkak se ishte i biri i Adjutantit të Mbretit të Shqiptarëve.
I rritur jetim që në moshën 14 vjeçare, pa buk, zbathur e zhveshur, në skamje të plotë sepse pasuria i iku pashkë me të Atin e tij Preng Ndrec Molla me 15 maj 1947.
Pas vdekjes së babait, fill i burgosën nënen sepse nuk ishte e pajtuar me partinë dhe se ajo ndihmonte të arratisurit që luftonin malit badhkë me vëllezërit e saj për rrëzimin e pushtetit komunist.
Nuk do ndalej me kaq, i burgosin dhe vëllain e vetëm sepse sipas tyre me një armë të ndryshkur do luftonte dhe do të rrëzonte partinë.
I erdhi fati të ndiqte shkollën e infermierëve në Vlorë, por s’kishte çfarë të vishte, nëna e tij arriti ti çepte një kostum.
Iku në Vlorën e bukur dhe arriti të marrë profesionin si infermier.
Në vitin 1950 ishte i pari Mirditor që si infermier ja nisi punës në spitalin e Rubikut.
Pastaj vijoi në Elbasan e Macukull, por kur shkoi në Pukë i kordisën akuzën se kishte ndihmuar kriminelët e partisë me ilaqe.
Përfundoi në burgun e Shkodrës dhe aty ra në koma, e hodhën të gjallë në gropë për ta varrosur, por e ndihmoi kolegu i tij nga Vlora që egërsirat komuniste të mos e varrosnin të gjallë në Zallin e Kirit.
Më vonë iu rikthye profesionit pas rënjes së akuzëz, punoi në disa vende, poashtu dhe në Spitalin e Rrëshenit në Patologji, Pediatri dhe Kirurgji, poashtu punoi në “Lurën e Kshetës” siç i thërriste babai.
Më në fund u vendos të shërbente në vendlindje në Malaj, Mirditë deri kur doli në pencion në vitin 1993.
Situata e higjienës ishte e rëndë, mbarë popullin dhe nxënësit e shkollës i kishin mbuluar morrat, kjo u bë problem sepse çdo nxënës që iu kontsatohej në kokë ndonjë morr e nxjerrnin para shkollës dhe diskriminonin familjen për moskujdesje ndaj papastërtisë “urdhër partie”.
I erdhi rradha babait që të bënte kontroll nxënësve në shkollë, por kur shkoi mori me vete disa zarfa, çdo nxënësi që i gjente ndonjë morr ja fuste në zarf dhe i thoshte nxënësit ta dërgonte këtë zarf tek prindëri.
Një zarf i tillë i arriti në shtëpi dhe “udhëheqësit” të partisë së fshatit, e këtu u mbyll qeshtja e diskriminimit që ky përson bënte palaço familjet e tjera para popullit.
Morri kishte hyrë në çdo derë, deri tek partia, por falë babait ky diskriminim publik u ndalua.
Që nga ajo kohë drejtoria e shkollës kërkonte për kontroll higjiene babain tim për të vetmen arsye sepse im Atë nuk i bënte ermat e nxënësve morroshë publike, por ja jepte zarfin nxënësit dhe i dërgonte mezazhin prindërve të tyre.
Im Atë jetoi në një periudhë të morracakëve që sot këta morracakë nuk ja dinë për nder që im Atë ja u fshehu morrin dhe i shpëtoi nga diskriminimi publik.
Dhe pas daljes në pencion im Atë vijoi ta mbante me vete çantën e ndihmës së shpejtë mjeksore, këtë e mbajti deri në vitin 2014 që erdhi në francë.
Këtu franca e nderoi, e bëri qytetar të tyre, i dhanë dokumente, pencion, doktor, e shërbim mjeksor të cilët kolegun e tyre nuk e tradhëtuan deri në frymën e fundit.
U shtangën dhe shtërnguan dhëmbët kur shikuan që fryma e tij e fundit po largohej nga kjo botë.
Nuk përmenda emra, as nuk hyra më thellë me agresivitet sepse im Atë ma ka lënë amanet: “Leon kujdes me përmendje emrash sepse ti je furdull dhe agresiv në shkrime”.
Kështu që u mundova ti bie anash pa përmendur emra e pa hyrë më thellë vetëm e vetëm që të respektoi porosinë e babait tim të ndjerë.
Pusho në paqe o babai im i shtrejtë, heroi im që gjithmonë fale dashuri e respekt për gjatë 86 viteve të jetës tuaj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s