Kategori
Uncategorized

Dokumenti i CIA/ “Armiqtë” amerikanë më 1978: Minoriteti grek në Shqipëri ka përfituar më tepër se meriton

Nga Ferdinand Dervishi

Nëse ka një të vërtetë që e njohin të gjithë, jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt, padyshim edhe grekët, është ajo që thotë se minoriteti grek në Shqipëri, të paktën qysh nga koha e komunizmit, është trajtuar me kujdes, njëlloj biles edhe më mirë se popullsia shqiptare.

“Fshati që duket nuk do kallauz” – thotë një fjalë e urtë shqiptare e mbase e pranishme edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit. Dhe sigurisht që edhe vetë minoritarë, e dinë se askush nuk i ka trajtuar si joshqiptarë.

Kjo sjellje nuk ka lidhje vetëm me karakterin pranues të shqiptarëve, që ka si shembull tolerancën fetare, por edhe me faktin se shqiptarët, për shkak të emigrantëve, tashmë kanë lidhje më të forta me Greqinë e grekët.null

Aq më tepër që Greqisë i njihet edhe merita, që, si shtet më i fuqishëm, më i integruar dhe më kërkues, nuk ka e ka reshtur asnjëherë interesin për minoritetet e saj etnike.

Që minoriteti etnik grek ka qenë i respektuar, madje më tepër se sa e meriton, këtë e thotë edhe një studim i hollësishëm i CIA-s, shërbimit inteligjent amerikan, i vitit 1978.

Duhet nënvizuar që në këtë periudhë Greqia ishte një nga aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që Shqipëria – një kundërshtare e bezdisur, e rreshtuar ideologjikisht në krah të vendeve të Komunizmit Lindor.

Pra, e përmbledhur, amerikanët, shërbimi i tyre inteligjent, në vitin 1978, nuk kishin asnjë interes të shkruan ndonjë informacion në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ja përmbajtja e përkthyer e pjesës ku flitet për minoritetin grek në këtë dokument:

“…Pretendimet historike të të dyjave, Shqipërisë dhe Greqisë në këtë zonë janë të turbullta. Ato janë të bazuara në interpretime kundërshtuese të ngjarjeve të Mesjetës, kur zona ishte pjesë e Perandorisë Bizantine. 

Personalitete të paanshëm bien dakord se është e vështirë të ç’mpleksësh origjinën e shumicës së banorëve të zonës, raca, kultura dhe religjioni i të cilëve, gjatë shekujve, janë bërë kaq të përziera. 

Për më tepër, asnjë provë nuk mbështet akuzat greke se minoriteti i tyre në jug të Shqipërisë persekutohet nga regjimi i Enver Hoxhës; në fakt minoriteti grek ka proporcionalisht më tepër përfaqësues në Këshillin e Ministrave dhe në pozicione të tjera të rëndësishme civile e ushtarake…”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s