Kategori
Uncategorized

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri e përsëri!?

Urim Gjata ish Nën kryetar i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare në Greqi.

Vota e emigrantëve përsëri do ri keqpërdoret dhe shfrytëzohet politikisht nga partia në pushtet, sepse ju karriget e pushtetit i keni të ngjitura në mbrapanicë, dhe nuk kerkoni elite nga emigracioni, por vetem lekët dhe voten e tyre…

Eshtë shumë e thjeshtë, rivjedhja e votës.


Kartat e identitetit të emigrantëve shqiptarë, janë skanuar nga emisarët e saj në zyrat e partisë socialiste në greqi, dhe që atje në tiranë qysh në vitin 2013, ku asokohë u hartuan regjistra me emrat e emigranteve bashk me adresat dhe telefonat e tyre në greqi, por edhe adresen ku do të votonin në shqiperi.

Nepermjet celulave, ata do thirren perseri ne rresht si ushtaret per tju marre voten, qofte edhe me presion nga të dy anët…

Kësisoj u mbushën autobuzat me biletat falas dhe një drejtues politik të “rilindjes” për cdo mjet drejt destinacioneve në shqiperi.

Situata politike apo euforia e pushtetit, beri qe partia demokratike ne pushtet ti harrojë ata dhe voten e tyre, kjo solli atë që emigrantet e djathtë, apo ata gri nuk u organizuan, apo u organizuan shumë pak.

Ndërkohë trafikantet e droges ne europe që më vone u bene deputetë të parlamentit, dhe bandat e “rilindjes” financuan qindra mijra euro per fushaten e tyre ne greqi.

Emigrantet e djathte, apo gri, nuk mund të vinin të votonin dot në shqiperi, sepse deget e partise demokratike apo shoqatat e pa varura ishin thuajse inekzistente qysh mbas marrjes së pushtetit më 2005, ku PD i ‘harroj’…

Nderkohe shoqatat shqiptare ne greqi ne kundershtim me statusin e marre nga gjykaa greke, ishin këthyer në celula bazë të “rilindjes”, duke funksionuar si baza organizimi dhe shperndarese “rilindase” duke mos harruar se shumica e tyre qe ne krijimin e tyre kishin lidhje te forta me KKE (partia komuniste greke) dhe pjestare te saj ne shoqatat shqiptare.

Pjesa tjeter ishin ish of/sigurimit dhe bashkpuntoret e tyre qe benin ne hije punen e agjitropit (diku mashtrime, diku kercenime per të votuar “rilindjen”

Keshtu që të djathtët te lene ne harrese munden te mbushnin vetem 2 – 3 autobuze në krahasim me dhjetra e dhjetra…autobuzë dhe mijra emigrantët që u mashtruan dhe votuan “rilindjen”.

Foto dokument.

Urim Gjata N/Kryetar i lidhjes se shoqatave shqiptare ne greqi.

Asokohe ”rilindja” me emisaret e saj edhe drejtues të shoqatave shqiptare i mashtroj emigrantet me premtime boshe, premtime që si realizoj kurrë.


Një ndime te madhe “rilindjes” ne kundershtim me ligjet e shtetit grek ju dha nga partia komuniste greke, dhe qeveria e majte greke e drejtuar nga Cipras nje si më 1997 ku i inkurajoj dhe detyroj emigrantet te vinin ne votime perkrah ”rilindjes”.


Takimet, e politikaneve te majte shqiptare me kryeministrin Cipras, ministrat e tij, dhe lejimi apo zhvillimi hapur i aktiviteteve politike ne hapesira sportive apo qendra aktivitetesh krijoj bindjen tek emigrantet se pushteti i Berishes duhej larguar perfundimisht, dhe emigrantët duhej të beheshin pjese e kesaj beteje politike.

Vertet ju atehere erdhet ne pushtet duke perfituar, mashtruar dhe vjedhur pabesisht voten e emigranteve.

Por akoma edhe tani mbas 7 viteve, deshtim, keq qeverisje, drogë dhe krim te organizuar te lidhur me pushtetin, papunesi dhe mijra shqiptare azileve dhe rrugeve te botes… vazhdoni dhe kerkoni voten e emigranteve ???

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri e përsëri per tu punesuar 5 – 6 ish drejtues politik te emigranteve dhe asgje tjeter…

Shkrim i nje viti para/

Ju faleminderit.

Dhe me gjithë respektin personal për ju z.Ministër, nuk mundem ti bashkohem një mashtrimi me emrin “Samit i Diaspores”.

Të gënjesh të tjerët është profesion, të gënjesh vetveten është mëkat. 

Ju po gënjeni dhe të tjerët dhe vetveten.

Të kujtohesh për diasporën 80 000 vota që morët me 2013 vetëm nga emigrantët në Greqi, para fushatave elektorale eshtë pafytyrësi, djallëzi, dhe paskrupullësi (një propagandë si Enveri dikur në kongreset e PPSH,me partitë komuniste ne bote ).

Të harxhosh qindra milionë kot së koti nga buxheti i shtetit,ne një kohë kur qindra e mijra familje ngrysen dhe gëdhihen pa bukë, është krim.

Ju e mashtruat me 10 premtimet tuaja duke i vjedhur votën emigracionin shqiptar, sidomos atë në greqi

Dhe nga gjithë premtimet mbajtët vetëm komoditimin e drejtuesve tuaj të degëve të “rilindjes” në greqi te cilet mashtruan emigrantet me premtimet tuaja boshe, duke mbushur përfaqsitë diplomatike atje, por dhe në vendet pikante në administratën shqiptare.

Qeveritaret e Rames dhe vete Rama sillen akoma me emigrantet sikur jane akoma ne opozite dhe jo prej gjashte (6) vitesh ne qeveri.

Premtimet në Selanik, më 1.11.2014

Së pari.

Duhet të marrë fund diskriminimi i votës së emigrantëve, të cilët nuk duhet të lëvizin më nga shtetet ku ata jetojnë për të shprehur vullnetin e tyre për qeverinë që drejton vendin amë. Emigrantët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në shtetet ku ata jetojnë” (premtim i harruar)

Së dyti.

Qeveria socialiste do të zgjidhë problematikën e pensioneve te emigranteve. Gjithë këto vite punë në emigracion nuk mund të shumëzohen me zero, kur emigrantet do rikthehen në atdhe, ne do ta bëjmë realitet njohjen e kontributeve tuaja shoqërore në Greqi përmes një marrëveshjeje, e cila tashmë ka “përfunduar”. (Akoma as nuk kanë filluar negociatat me palën greke).

Së treti.

“Shërbimi diplomatik”. Ne do t’ia heqim nga duart miqve dhe familjarëve të kryeministrit, ministrave apo deputetëve. “Shërbimi diplomatik” do të vihet në funksion të emigrantëve” dhe kush mund ta bëjë këtë më mirë se ju, që e njihni emigracionin, askush”. ( Asnjë lëvizje Stafi i shërbimit diplomatik është mbushur me drejtuesit e degeve te PS në greqi )!?

Së katërti.

Ulja e tarifave konsullore, mashtrimi tjetër i Ramës me emigrantët, emigrantet paguajne dyfish keto tariva në perfaqsite diplomatike.

Së pesti.

Ne do të zgjidhim problematikën e toponimeve dhe sinjalet janë shumë pozitive nga diskutimet me qeverinë greke. …….(çështja akoma jo e plotë, madje edhe e pafilluar) !?

Së gjashti,.

“TVSH 2” do të kthehet nga një mjet mediatik që propagandon vetëm Saliun dhe Jozefinën në ekranin edukues për fëmijët e emigrantëve, duke ndërtuar një program që promovon kulturën, traditën dhe historinë e Shqipërisë, në mënyrë që fëmijët tuaj të ruajnë identitetin kombëtar”. (Asnjë sinjal, madje tani TVSH-ja është kanali më i pa frekuentuar nga emigrantët)!?

Së shtati.

Premtuan per te kontribuar në mësimin e gjuhes shqipe për femijët shqiptare ne greqi, duke biseduar me qeverine greke qe ne shkollat greke mbas diteve te beheshin kurset e gjuhes shqipe, por nuk çoj as edhe një libër atje.

Së teti.

Hapja e nje qendre kulturore per emigrantet shqiptare në greqi, gje qe veç premtim-mashtrimit, nuk u realizua kurrë.

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri,

Ne foto me diplomatin I.Fatkoja, kryetarin e L.SH.SH.Greqi z. Rudi Mezini dhe kryetarin e shoqates Kavallë Aleko Zeqo.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s