Kategori
Uncategorized

Hapni PD – në !Thirrja më lodhëse që po e bëjnë hit.

Albert Avduli.

E para, askujt nuk i është thënë “zhduku” nga këtej.
Ikja ka qenë vullnetare. Kthimi duhet realizuar me lutje e ceremoni ?
Ftesa është bërë publike prej vitesh nga Kryetari Basha.
Gjithësesi hapja si proces nuk nënkupton thjesht rikthimin e të ikurve, por duhet parë si thithje e flukseve të tjera të mendimit, ekspertëve, emrave publikë etj. Muajt dhe situata që kaloj vendi dëshmuan se Basha, rreth vetes, kishte elitën e ekspertizës në ekonomi dhe shëndetësi. Idetë dhe propozimet që dilnin nga ajo seli rezultuan më efektivet.
Mendoj se fokusi nuk duhet të ndalet vetëm te emrat që i lidh e kaluara me këtë forcë politike.
Duhet parë më gjerë, por meqë debati bëhet kaq ngushtë po ndal dhe unë, për të sqaruar veten më tepër se sa tjetër kënd.
Kur ka qenë e mbyllur kjo parti ? S’më rezulton…


Ata që kanë ikur e dinë rrugën e kthimit.
Ndonjë që e ka harruar, paska qenë tepër i lumtur, i dehur ose trubull nëpër ato koridore.
Po, ndodh që ngazëllimi i tepërt të jep aq adrenalinë sa ka çaste e nuk mban mënd.
Sigurisht që partitë e mëdha kanë dhe fraksione, kanë dhe ribashkime. Bashkimi mbetet i nevojshëm përderisa janë elektorale dhe duan të maximalizojnë votën.
Të mirëpritur të gjithë për kontribute, por edhe për efekte mediatike e psikologjike.
Veç se…


Në 13 gusht 1992, një grup themeluesish të Partisë Demokratike, u shkëputën nga krijesa e tyre dhe formuan partinë Aleanca Demokratike. Tepër të rinj ishim atëhere në moshë dhe në kulturën e pluripartizmit.
I shpallëm “tradhëtar” e me disa u cënuam edhe personalisht.
Mos të ndal në përvoja të tjera.
Çdo ikje nga kjo trupë është erozion dhe mungesat dëm na bëjnë.
Si parti kapriçioze, jemi dhe strukturë me egoizëm të qartë, vështirë në rreshtim, por rregullat prandaj përcaktohen.
Mirëpo politika s’ka armiq të përhershëm, sikurse s’ka betime “deri sa vdekja t’na ndajë”.


Mbas disa vitesh u bëmë bashkë përsëri.
U bashkuam dhe fituam
Ndodhi, po ndodhi, dikujt që nuk i kisha folur se më pati ” sharë” nga partia, duhet t’i thoja: Mirëdita shef !
Pra, le të kthehen sepse vijnë në truallin e vetë, por edhe të parët e fisit s’mund t’i kemi.
Me kthimin e tyre nuk duhet të cënohen meritat, qëndresa, vuajtjet dhe kontributet e atyre që këto vite janë ballafaquar me shtetin gaz-hedhës e lotsjellës.


Gara brenda nesh është ajo që përcakton hierarkinë.
Sigurisht që ne kemi mijëra vërejtje e pakënaqësi për ta sepse na braktisën kur kemi patur nevojë, por…
I duhemi njeri – tjetrit.
Le të jemi mirëkuptues…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s