Kategori
Uncategorized

Duke i rrembyer sovranit voten e duke deformuar vullnetin e tij , nuk ka asnje shans qe nje qeveri te ushtroje ne menyre legjitime detyren e saj.

Gjeneral Hysen Arapi.

Gabim historik i Gjykates Kushtetuese te Kosoves!!


Nuk me intereson fare Albin Kurti! Ai mund te jete neomarksist, anarshist, majtist Çe Guevarist etj, etj! Ai nuk e mohon qe eshte i majte, nderkohe qe guerilasit e luftes se Kosoves na hiqen te djathte, kur idhull si para dhe gjate luftes se fundit ne Kosove kishin Enver Hoxhen, apo dhe liderin e majtes Fatos Nanon, kur i detyronin te tjeret te nderonin me grusht , dhe kur ne ziafete te ndryshme nen bresherine e armeveve kendonin kenge per “ legjendarin”Enver!
Albin Kurti u burgos nga Serbia,ndersa komandantet burgosen disa nga ata qe kishin kapur armet , por qe njihnin si komandant suprem presidentin Rugova dhe jodrejtorin e drejtorise politike Hashim Thaçin( term e organizim marksist), huazuar nga ushtria ish jugosllave, e per pasoje dhe e Dulles)
Albin Kurti nuk erdhi nga organizata marksiste -leniniste LPK apo LKÇK.,por nga shtresa me e perparuar e shoqerise kosovare, studentet, ndersa komandantet , egzaktesisht ishin anetare te ketyre organizatave te konvertuara ne UÇK dhe me vone ne disa parti ku me kryesorja PDK.
Pra nuk ka asnje lloj sensi qe marksistet e djeshem te konvertuar , tja dine per te madhe Kurtit se qenka i majte. Mbahuni burra.
Kurti ishte ne burg , kur populli i kosoves ja mesyu ures se Ibrit fill pas luftes , per tu bashkuar me vellezerit e tyre ne Veri te Mitrovices, por aty u shfaq drejtori i drejtorise politike, krahas komandantit te trupave franceze dhe ndaluan rimarrjen e veriut te Kosoves, duke e lene ate de fakto te shkeputur nga trungu i Kosoves . Te ishte rastesi valle???
Ne te gjithe keto vite asnje perpjekje serioze per ta bashkuar veriun me pjesen tjeter te Kosoves, dhe per te vendosur sovranitetin ne te gjithe teritorin, duke e lene veriun nen diktatin e bandave serbe te cilat komandohen nga Beogradi.. Edhe kjo te jete rastesi valle???
-Ratifikimi i kufirit me malin e Zi duke i dhuruar Çakorrin dhe nje siperfaqe me mbi 8 hektare, u kundershtua nga Kurti , ndersa “çlirimtaret” pa u skuqur fare ngrinin doren e tradhetise , sipas parimit fal toke per viza. E ndersa toka u fal, vizat ngelen vetem nje enderr per popullin e Kosoves .
Por e keqja do te vinte me pas , kur del ne skene triumvirati Rama-Thaçi -Vuçiç dhe hapur del skene ndarja e Kosoves e mveshur me terma mjegullues si korrektim apo korigjim kufijsh etj.
Kjo do te denoncohej dhe nga ish kryeministri Haradinaj , por me shume force nga analiste dhe zyrtare europiane e amerikane, ku spikat Kancelarja gjermane Merkel , ish diplomate , e posacerisht nga kryeministri ne detyre Kurti dhe kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani nje yll ne ngjitje i LDK.
Zhvillimi dramatik i ngjarjeve pas renies se qeverise Kurti , ku padyshim kumbaret e kesaj ngjarjeje ishin ambasadori Grenell dhe Hashim Thaci, si dhe vendimi absurd e antikushtetues i gjykates kushtetuese qe i hap rrugen krijimit te qeverise se re te Kosoves , ka krijuar nje situate thuajse shperthyese qe mund te sjelle destabilizim te situates ne vend .
Duke i rrembyer sovranit voten e duke deformuar vullnetin e tij , nuk ka asnje shans qe nje qeveri te ushtroje ne menyre legjitime detyren e saj , e per pasoje situata do te vije duke u perkeqesuar, per me teper, qe vendimi realisht eshte konfirmim i vullnetit te Thacit per te cuar deri ne fund turravrapin e tij, per venien ne jete te planit kobzi te ndarjes se Kosoves ,
sipas marreveshjes se fshehte me Vuçiçin te bekuar tashme dhe nga ambasadori Grenell.
Kam patur nje afeksion te vecante per LDK e Dr Rugoves ( dhe vazhdoj ta kem), por ne rastin konkret e dominuar nga konservatore , qe ne disa raste jane bere paterice e Thacit , ku me flagrante jane zgjedhja e tij president dhe rrezimi i qeverise Kurti ( ne fakt dhe Ldk), po per llogari te tij, kane lekundur ndjeshem besimin ndaj saj , aq me teper kur ajo sakrifikoi dhe lincoi dhe figuren e saj me karizmatike , me perfaqesuese dhe me besnike ndaj Rugovizmit dhe Kosoves Vjosa Osmani.
Ne nje te ardhme jo te larget keto veprime do te kene ndikime te medha ne veprimtarine e kesaj partie , duke e demtuar , e duke vene ne dyshim vleren e asetit me te madh politik te Kosoves ne 30 vite.
Tashme Kosova eshte e ekspozuar si asnjehere tjeter ndaj rrezikut te ndarjes se saj.
Zgjidhja e vetme eshte mobilizimi i madh kombetar, rreth figurave qe kane deshmuar integritet te larte, dhe kundershtimi i vendosur i veprimeve antikombetare te forcave dhe klaneve qe sponsorizojne ndarjen e Kosoves. E nje nga keto figura padyshim eshte Vjosa Osmani, por dhe Kurti , i cili ka tregua lidership dhe potencial te nevojshem per te kontribuar per kete ceshtje.

Para ruajtjes se pavaresise dhe sovranitetit te Kosoves , askujt nuk i intereson majtizmi i Kurtit , pervec artikuluesve te tij idiote,hajdute dhe tegtare trojesh te Kosoves!

Ne foto:

anetari serb i gjykates Kushtetuese te Kosoves Radomir Leban, i kerkuar nga interpoli dhe i denuar me 6 vjet heqje lirie , per krim te organizuar dhe kontrabande , i mandatuar nga Thaçi, i cili ishte pjese e vendimit per rrezimin perfundimtar te qeverise se Kosoves.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s