Kategori
Uncategorized

Dokumenti/ KiE “ua thotë hapur” shteteve anëtare: Kujdesni me ligjet dhe ndëshkimet e qytetarëve

Shtetet duhet të mbajnë parasysh se çdo masë e marrë duhet të jetë një përpjekje për mbrojtjen e rendit demokratik nga kërcënimet ndaj tij dhe se duhet të bëhet çdo përpjekje për ruajtjen e vlerave të shoqërive demokratike, si pluralizmi,

Këshilli i Europës ka publikuar këto ditë një dokument detyrues për gjithë vendet anëtare, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Dokumenti drejtuar gjithë qeverisë rekomandon që gjatë pandemisë së koronavirusit të bëhet kujdes në miratimin e ligjeve që cenojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. KiE thekson se çdo ligj apo vendim qeveritar duhet të ketë fuqi të përkohshme dhe të përcaktuar qartë.

Dokumenti thekson se shumica e masave të marra duhet të mos bien në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Dokumenti vlen edhe për rastin e Shqipërisë. Ditët e fundit, qeveria “Rama” ka propozuar dënime ekstreme me burg, një masë që është kritikuar ashpër nga shoqëria civile.

“Çdo masë duhet të ketë një mbështetje të qartë në legjislacionin vendas me qëllim mbrojtjen nga arbitrariteti dhe duhet të jetë rreptësisht i nevojshëm për të luftuar ndaj emergjencës publike.

Shtetet duhet të mbajnë parasysh se çdo masë e marrë duhet të jetë një përpjekje për mbrojtjen e rendit demokratik nga kërcënimet ndaj tij dhe se duhet të bëhet çdo përpjekje për ruajtjen e vlerave të shoqërive demokratike, si pluralizmi, toleranca dhe të qenit mendjehapur.

Ndonëse derogimet janë pranuar nga Gjykata për të justifikuar përjashtime të caktuara nga standardet e Konventës, ato nuk mund të justifikojnë asnjëherë asnjë veprim që bie në kundërshtim me kërkesat tejet të rëndësishme të Konventës për ligjshmëri dhe proporcionalitet”,- thuhet në dokumentin e KiE.

Këshilli i Europës dokument për shtetet anëtare: Kujdes me ligjet dhe ndëshkimet e qytetarëve

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s