Kategori
Uncategorized

KENGA E IKJES DHE E DHIMBJES SE EMIGRANTEVE.

Gjergji Dushku:

KENGA E IKJES DHE E DHIMBJES SE EMIGRANTEVE. KENGA E TE IKURVE Thoni jemi te krishtere, Thoni c'fare tju vije per mbare, Por mos thoni or te mjere, Shqiperia ka shqiptare, Shqiperia ka shqiptare, Por jane me prejardhje Greke, Vendalinj gjen fare rralle, Tek e tuk ndonje,pasdreke.

@__________________________________________________@
( 1 ) Ne moshen e djaleris, Kur isha njezet vjet e ca, Mora rrugen e Greqise, Mbushur shpresa te medha, Per nje jete me te mire, Si njeri te kem te ha, Si njeri te pi nje birre.

(2 ) Nuk mu dhimsen c'lashe prapa, Ishte Korce, a nena ime, Qe kur syte ne jete i hapa, Isha rritur me therrime... Isha rritur me therrime, Dhe me gjize nga qyteti, Qe e sillte motra ime, Qe nga Durresi,qe nga deti.

( 3 ) Se ne fshat nuk kishim dhi, Dhe kuptohet...s'anim gjize, Po ti leme keto tani, U pa pune e Shqiperise, U pa pune e Shqiperise, Vec te hyjme ne Greqi, Me cdo cmim na duhet vize, Me dollar a me flori.

( 4 ) Ku paguhet?Ku te duash, Dy mafioze ka ne tre veta, Nuk te le njeri te vuash, Po ske vize te merr ceta, Po ske vize te merr ceta, Vetem thuaj per ku je, Se nje cmim nuk ka bileta, Si per Krete dhe Pire.

( 5 ) Dy e nates mbi Poncare, Mblidhen cetat,nis marshimi, "Beni kryqin bre Shqiptare, Te cdo feje qe te jini, Te cdo feje qe te jeni, Ne mengjes gedhin tjeter bote, Nga nje emer Greku vini, Thoni:Jemi vorioepirjote.

( 6 ) Thoni jemi te krishtere, Thoni c'fare tju vije per mbare, Por mos thoni or te mjere, Shqiperia ka shqiptare, Shqiperia ka shqiptare, Por jane me prejardhje Greke, Vendalinj gjen fare rralle, Tek e tuk ndonje,pasdreke.

( 7 ) Thoni fleme neper mullare, Dhe mbulohemi me kashte, Se nuk kemi rroba fare, Se nuk kemi rroba fare, Dhe i mbajme te tera jashte, Dhe i mbajne te tera jashte, Turp i madh por duhet thene, Burre e grua flene bashke,

( 8 ) Dhe sikur mos u besojne, Do ta zgjidhin lidhurekun, Keq per tjetrin te degjojne, Kjo eshte lumturi per Grekun, Kjo eshte lumturi pe Grekun, Kur ul koken dhe i lutesh, Vec atehere ja merr lekun, Kushedi se si i dukesh.

( 9 ) Dhe s'kuptojme c'ndodh me ne, I vume zjarrin Shqiperise, Lame shtepi e lame atdhe, Fleme bodrumeve te Greqise, Fleme bodrumeve te Greqise, S'e them dot dhe me bark bosh, Turp or djemte e Ilirise, Turp qe na vune kaq perposh.

( 10 ) Vec durimi yne po shuhet, Zemra po na behet gur, Dhe pa ditur cloje luhet, Shume nga ne ndrruan flamur, Shume nga ne nrruan flamur, Me sa duket na dhane hakun, Keshtu tha nje plak dikur, Po kush e degjoi plakun.

( 11 ) Turp ju them/na plaste koka, Se per turp i zbathem breket. Sot me ne eshte e tere bota. Vetem ne jemi me Greket, Vetem ne jemi me Greket, Sepse na u gjenden miq, O'e ate dite qe humbem leket, Dhe sheqer sjellin Maliq.

( 12 ) Sjellin fruta dhe perime, Zot nga doli tereky fat, Te hash qepe Follorine, Tere vitin Bozhigrad, Tere vitin Bozhigrad, Djersa mbetet neper ara, Dhe prodhim nuk hyn ne fshat, Hyn komshiu me perpara. ( 13 ) Dhe durimi yne po shuhet, Me sa duket na dhane hakun, Keshtu tha nje plak dikur, Po kush e degjoi plakun.

Marre nga libri.
(Gjysma Tjeter) liber me poezi i Gjergji Dushkut.

Gjergji Dushku, lindi në një fshat të Devollit , Ziçisht. Aty kaloi rininë dhe me pas vazhdoi Institutin e Lartë në Elbasan në degën e Gjuhë – Letersisë.
Me pas punoi si profesor letersie në zonen e Devollit.Në kushtet e veshtira që kalonte Shqipëria u detyrua si shumë Shqipëtarë të tjerë të emigronte jashtë viseve të saj.Kaloi një pjesë të mjaftueshme nga rinia te tij në qytetin e Selanikut, por gjithnjë duke ëndërruar kthimin në Atdhe.
Pas disa vjetesh u kthye pergjithmonë në Shqipëri, jeton i lumtur me bashkëshorten dhe dy fëmijet e tij në fshatin e tij të dashur Zicisht.
Vazhdon te jete nje poet i ndjeshem, dhe po aq romantik.
Ka botuar disa vëllime me poezi, por keto poezi që ju do të lexoni, janë dhe do të ngelen për poetin « Poezitë e humbura të rinisë së shkuar»…

Copëza Frymëzimi.

Vargje në letër…
…Ti kot më pyet pse jam i dëshpëruar,
edhe gëzimet nuk i dua më,
përse shëtis përherë i menduar,
dhe s’më dëgjon më t’ëmblin zë!

Ti kot më pyet përse unë vuaj,
dhe s’bëhem më si ai djali që dikur ish,
pse asnjë vajzë të dashur s’e quaj !!!
druri i djegur a ndizet sërrish ???

Kush qe i lumtur, prap a lumturohet???
kur lumturia vec një herë na ndrin???
tani e shkuara me mall kujtohet
dhe breng e thell, shpirtin ma nxin…..

Nga pjesa «Gosti Gazmore»…
Të pi natën kam dëshirë,
kur gëzimi komandon,
dhe të ndjehem krejt i lirë,
sa më shumë nata shkon.

Kur me thonë shokët – gotën ngrije,
këngët s’rreshtin gjer n’agim,
kur shterron e shtrenjta pije,
dhe kitara s’gjen qetësi…

Pa titull…………

Po ku më qe koh e lumturisë???
guxim i çmendurisë,
ëndërr a shpres ku hesht???
O lotë zjarri,
O moshë e dashurisë,
më kthe,
më kthe nje çast atje …
në djalëri…
nga lajkat e lëvdatat,
Kudo ku ti nuk ishe,
gjithçka ishte e kotë.
Me ty nuk më trembn
zhurmat e shtrëngatat….

Nga pjesa “Deshire Lavdie”…….
Kur puthjen e parë,
Në mesnatë ta dhurova,
Mes luleve të Majit,
nën hënën që ndriste,
E dashur,
ti e di q’ahere nuk mendova,
larg teje e pa ty,
Lavdia të më vinte……
Spektator qëndroja,
për gjithçka në botë,
Trishtimi më mbulonte,
nga lajkat e lëvdatat,
Kudo ku ti nuk ishe,
gjithcka ishte e kotë.
Me ty nuk më trembnin
zhurmat e shtrëngatat…..

Pa titull……….

…….S’më mbetet qejfi për vitet e rinisë,
që dashurisë së çilter ju më brengosni,
S’më mbetet qejfi, neteve të vetmisë,
ku lot i hidhur më mbuloi….

Më hoqet ju miq nga kujtesa,
E nuk më ftoni, për t’mirë e të keq,
s’merzitem unë as per ju vajza të pabesa,
nga qejfet, unë vete dorë po heq…….

Pa titull………….

Nuk e kuptoja q’ahere dashurinë,
por Ti ëmbël shihje syt e mi,
shkelqenin ato plot flakerime,
të thoshin fjalë që ti s’i di….

E libra hapa, e njerëz pyeta,
Të mesoja a më do ???
Shumë u lodha, gjere e gjatë,
Të të thoshja S’agapo.

Shpejt u çele si pranverë,
Se lodhur ishe ti si mua,
Ne gjuhën time për të parën herë,

Pëshpërite : DHE UNË TË DUA…..

Nga pjesa « Do vije……. »
Pa ti puthur buzët ende,
e papushtueshme ngrihej keshtjella jote,
ç’bëre vajzë!!! – që mbi mure mbështete,
Shkallët besimkote……

Pa titull…………

Mbrëmja po bie mbi shkëmbinj të hirtë,
Deti zhurmon aty pranë.
Ne zemër c’më përvëlon trishtimi pa dritë,
Nje pikëllim pa fund, pa anë……

Larg teje merzitem…. kjo mërzia ime,
S’dua fare të më hiqet,
Dhe zemra digjet prap në puthje,
Sepse ajo s’mund të mos digjet…..

Nga pjesa «A.P.Kernes…..»
Në pik’ t’hallit kur vajtoja,
Fatin tim pis të zi,
Ngrita syt’ të shikoja,
Kush hyri ne qeli………

Nga pjesa «Pergjerim…»

Ah, sikur të jetë e vërtetë,
kur bredh hëna nëpër retë,
Meri naten kur kalon,
dhe qetësia mbreteron.

Hapet dheu dhe kudo,
Dalin hijet nga ato.
Do të dal dhe unë, pa pasur frikë,
Ti thuash të dashurës Monikë
Për mua – S’po më tret dheu
Ja ku më ke! – kthehu, kthehun

n’ështe e vërtetë, se shpirti i saj,
po jeton i lirë tek retë,
më kot lodhem e po qaj,
që ti shkoj pranë, – po vdes vetë….

Ajo mkate s’bëri në jetë,
Prandaj me engjejt po jeton,
Po unë ??? – e lashë të shkret !!!
A do t’më falë, a do m’pranoj!!!…
O yll prap shpirtit nuk i thashë,
Që tek unë sa jetë e tërë,
Dhe kur të vdekur ty të pashë,
Vdiqa dhe unë! Lumturi o ëngjëll…..
Ti që jetën dhe për mua,
S’prita dot, të ndoqa pas,
Të të them dhe një herë « TE DUA »,
Por të vdekurës si ti flas ???

Pertej vdekjes s’do t’më falësh,
Barrën e rëndë të tradhëtisë,
një dit’ do të takoj, të ti them dy fjalë,
«S’ka fund themel i Dashurise….».

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s